LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Lidhjet e Edi Ramës me Sinaloan janë një problem madhor sigurie për Shqipërinë, Europën dhe botën

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha tha se kullat e ndërtuara me paratë e drogës në Shqipëri kanë bërë emergjente një politikë sociale strehimi dhe se PD qëndron plotësisht pas saj.

11 Prill 2026, 13:13 Nga I.A
Berisha: Lidhjet e Edi Ramës me Sinaloan janë një problem madhor
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ngriti shqetësimin se lidhjet e Edi Ramës me kartelin Sinaloa janë një problem madhor sigurie jo vetëm për Shqipërinë por dhe Europën dhe botën. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha tha se kullat e ndërtuara me paratë e drogës në Shqipëri kanë bërë emergjente një politikë sociale strehimi dhe se PD qëndron plotësisht pas saj.

"Siç e dini, Shqipëria është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Lidhjet e Edi Ramës me Sinaloan janë një problem madhor sigurie për Shqipërinë, Europën dhe botën. Janë një rrezik shumë serioz. Por këto janë vetëm një aspekt, sepse lidhjet e Edi Ramës janë polivalente. Janë një numër tjetër i madh kartelesh me të cilat Edi Rama mban lidhje dhe kërcënon sigurinë e rajonit dhe më gjerë. E vërteta është se këto klane, këto kartele janë armike të egra të shqiptarëve dhe të Shqipërisë dhe po e shkatërrojnë atë. Këto ditë, në qoftë se e keni ndjekur, Edi Rama flet për ndërtimin dhe përpiqet të ndërsejë ndërtuesit kundër opozitës pse opozita denoncon kullat e drogës si monumente droge dhe korrupsioni.

Unë duhet t’u them shqiptarëve se ne nuk jemi kundër ndërtimit, por jemi kundër makinerisë gjigante të larjes së parave të drogës në ndërtim dhe ndërtimit të karteleve të drogës. Sepse ky ndërtim po shkatërron ekonominë e Shqipërisë. Është e vërtetë se disa mijëra punësohen, por është e vërtetë se qindra mijëra të tjerë falimentojnë për shkak të parave të drogës. Është e vërtetë se ndërtimet e klaneve të drogës kanë rritur në stratosferë çmimet e banesave dhe e kanë bërë mollë të ndaluar për qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët detyrohen të largohen.
Është e vërtetë se paratë e drogës që ndërtojnë kulla kanë rrëzuar përdhe euron dhe dollarin.

Kanë shkatërruar me dhjetëra mijëra ndërmarrje eksporti dhe kanë përzënë nga Shqipëria qindra mijëra shqiptarë për shkak të humbjes së vendeve të punës. Pra, ndërtimi me paratë e drogës është ndëshkim për shqiptarët. Qeveria e PD është zotuar se do ndërmarrë ndërtime vetëm e vetëm për të shkatërruar ndikimin e tmerrshëm të karteleve të drogës mbi ndërtimin në Shqipëri. Se ata do shiten me çmime të leverdishme në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të mund të strehohen dhe do u jepen kredi. Pra, këto kulla droge kanë bërë emergjente një politikë sociale strehimi dhe në qëndrojmë plotësisht pas saj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj