LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ligji për barazinë gjinore është një përmbysje që e çon Shqipërinë drejt post-marksizmit ekstrem

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se ky ligj është shkatërrimtar për sistemin arsimor, pasi sipas tij ua merr prindërve, fëmijët nga fuqia edukuese e tyre.

10 Nëntor 2025, 13:48 Nga E.d
Berisha: Ligji për barazinë gjinore është një
Foto ilustruse

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se ligji për barazinë gjinore është një përmbysje, e cila e çon Shqipërinë drejt post-marksizmit ekstrem. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se ky ligj është shkatërrimtar për sistemin arsimor, pasi sipas tij ua merr prindërve, fëmijët nga fuqia edukuese e tyre.

Kryedemokrati tha se këtë ligj e kanë hedhur poshtë dhe nuk e kanë miratuar 21 vende anëtare të BE. Nga zyra e selisë blu, Kreu i PD-së tha se Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg thotë se problemi i gjinisë nuk buron nga e drejta evropiane. Në fund, Berisha tha se mazhoranca ka përjashtuar debatin për këtë ligj, veprim të cilin ai e quan censurë.

"Dhe ne sot duhet të diskutojmë për përgjigjen që do i japim kësaj gjendje të pashembullt që nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Së treti, duhet të ndalem pak tek ligji. Ligji është një përmbysje e renditur juridik të Shqipërisë. Është një përmbysje që e çon Shqipërinë absolutisht drejt post-marksizmit ekstrem. Ligji kërkon që, ndër të tjera, barrën e provës ta ketë i akuzuari dhe jo akuzuesi. Në qoftë se ka një nen që shërben si neni i luftës të të gjithëve kundër të gjithëve, dhe ky parim i doktrinës së ekstremit marksiste, çdo njeri që nuk i pëlqen këtij apo atij, mjafton të nxisë një punonjës apo dikë që të thotë se më diskriminoi dhe ky duhet të provojë se nuk e ka diskriminuar. Kjo është përmbysje. Përveç kësaj, siç keni lexuar dhe dëgjuar, është shkatërrimtar për sistemin arsimor. Faktikisht ua merr fëmijët prindërve nga fuqia edukuese e tyre. Vendos censurën dhe ne duhet të jemi shumë të shqetësuar se një stinë censure që filloi në SHBA dhe që është përhapur edhe në Europë, është absolutisht një rrezik madhor për demokracinë kudo që ndodhet. Në Departamentin e Shtetit u krijua njësia anticensurë. Erdhën dhe e krijuan edhe në Shqipëri, në Ministrinë e Jashtme. Në vizitën e tij në Shqipëri, zoti Blinken, të vetmen marrëveshe, përveçse t’u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është një udhëheqës i jashtëzakonshëm, ishte firmosja e ngritjes së drejtorisë së censurës dhe pastaj krijimi i komisionit të censurës në parlament. Çfarë tregoi hetimi që bëri Kongresi amerikan? Hetimi tregoi se këto njësi merreshin me censurën, as të rusëve, as të kinezëve, por thjesht të kundërshtarëve, të gazetarëve, televizioneve dhe portaleve konservatorë. Kjo u faktua. Ky ligj ka nenin e censurës. Do të flasë urata për Adamin dhe Evën apo hoxha për Ademin dhe Ajshen, ata i thonë jo, dënohesh, nuk është kjo origjina. Është tjetër. Pra, kanë vendosur ligjin e censurës. Gazetarët nuk e kuptuan, nuk e kanë lexuar ligjin. 

Kanë kthyer nenin e censurës. Tani, disa çështje janë çështje të ndërgjegjes. Martin Luteri ishte një prift i thjeshtë, por u bë njeriu ndoshta ndër më të pavdekshmit e të gjitha kohërave, jo për tezat e reformimit, por për qëndrimin para konklavit. Konklavi do ta hidhte në turrën e druve dhe ai u tha, kam shkruar vetëm ato që burojnë nga ndërgjegja ime dhe nuk ndryshoj asgjë. Çfarë dua të them me këtë ? Nuk mund të ndryshojë njeriu bindjet e tij, as morale, as fetare që ka. Nuk kemi bindje diskriminuese ne. Këto ditë kanë qarkulluar në media një deklaratë të ish-kryetarit të shoqatës LGBT se Berisha na ka ndihmuar. Absolutisht me ndërgjegje dhe vendosmëri i kam ndihmuar sepse jam kundër çdo diskriminimi. Por kjo nuk do të thotë të fusim kazmën. Kam qëndruar dhe qëndroj kundër diskriminimit. Po jo në këtë mënyrë. 21 vende anëtare të BE nuk e kanë kaluar këtë ligj. Prisni. Të themi se kjo është politikë. Mirë. Po e ka hedhur poshtë ligjin Gjykata Kushtetuese franceze. E ka hedhur poshtë. E hodhi poshtë Gjykata Supreme amerikane. Dhe vetë Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg thotë se problemi i gjinisë nuk buron nga e drejta evropiane. Nuk buron nga e drejta e Bashkimit. Atëherë ? Mirë ti ke bërë këtë ligj, po pse e përjashton debatin nga ky ligj ? Si e përjashton debatin nga ky ligj. Dhe pastaj merr dhe monton një seri mekanizmash për të sulmuar opozitën. Ua them përsëri këtu shembullin e Martin Luterit, njeriu për ato që i ka në ndërgjegje, ato i mbron dhe do i mbrojë gjithë jetën pa asnjë lloj hezitimi. Sikundër nuk i them atij mos mbro ato që mendon. Dhe në qoftë se këta nuk po kryenin këto që themi ne me ligj, do ta debatonin. Do na thonin ne jo, nuk është censura. Por se është censura. Po si mund ta pranojmë ne censurën? Miq, një gjykatës amerikan, e kishte paditur qeveria e presidentit Trump, i tha: Kushtetuta është për të mbrojtur urrejtjen. Se ishte paditur që ka shprehur urrejtje. Kushtetuta është për të mbrojtur urrejtjen zotëri. Pra, duhet t’i dëgjojmë ata që janë gardianë të të drejtave dhe ligjeve. Por këta e mbyllën në mënyrën më të turpshme, nuk lejuan diskutimet, krijuan ato që u interesonte." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita ligj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj