Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryedemokrati bëri një krahasim mes zgjedhjeve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri, duke thënë se qytetarët e Kosovës votuan të lirë.
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se qeverisja e Kosovës është tre herë më afër me BE-në se qeverisja shqiptare. Përmes një dekarate zyrtare Berisha uroi Kosovën për zgjedhjet e lira dhe "model" siç ai i quan. Kryedemokrati bëri një krahasim mes zgjedhjeve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri, duke thënë se qytetarët e Kosovës votuan të lirë.
Sipas Berishës, ndryshe nga Shqipëria zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan në standart me ligjin. Berisha u shpreh se Kosova ndonëse ka vetëm 18 vite pavarësi dha një model më të mirë se Shqipëria, e cila ka mbi 100 vite pavarësi. Në fund Kreu i demokratëve uroj Kosovën dhe tha se këto zgjedhje duhen të jenë një shembull për Shqipërinë.
"Edhe njëherë, dhe shumë herë, duhet të urojmë Kosovën për zgjedhjet model që ka zhvilluar. Ndaj dhe në vlerësimin që bënte një institut shumë prestigjioz, qeverisja e Kosovës dilte 3 herë më afër qeverisjes demokratike evropiane se sa Shqipëria. 3 herë më afër. Qeverisja e një vendi që ka 17-18 vite pavarësi, krahasuar me një vend që ka 100 e ca vite pavarësi. Ishte tregues jashtëzakonisht domethënës.
Qytetarët e Kosovës votuan të lirë. Zgjodhën kryetarët që deshën, pati komuna në të cilat fituan krejtësisht të pavarur vetëm me emrin dhe personalitetin e tyre, në rivalitet më partitë e mëdha.
Dhe gjithçka u zhvillua në standardet e ligjit, e kundërta e asaj që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, ku narkoshteti dikton çdo gjë. Ku bëhen përpjekje titanike për të legjitimuar farsën elektorale dhe që është përgjegjësia jonë më madhore për t’u ngritur dhe luftuar kundër saj. Mesazhi i Kosovës është një kushtrim për ne.
Unë dua t’i përgëzoj edhe njëherë me gjithë zemër, edhe në emër tuaj dhe në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, për këtë sukses, i cili është një kushtrim për të gjithë shqiptarët." tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Marrëveshjen e Paqes në Gaza nuk e ka mbështetur vetëm Irani, K...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se uron që Marrëveshja e Trump për Gazën, të shënojë nj&eum...
Bajram Begaj TIRANË- PD ka depozitur në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj. Në nj&eum...
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas denoncimit të PD, se Presidenti i Republikës Ba...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka festuar 81-vjetorin e tij të lindjes mes deputetëve pak para se të niste mbledhja e grupi...
Sali Berisha TIRANA- Sali Berisha është pritur me buqetë me lule, si një 'urim' nga demokratët për 81-vjetorin e lindjes...
Sonila Bejtja dhe Bajram Begaj TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vep...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar sot se Presidenti i Republikës, Ba...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarki...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi sot tërheqjen urgjente nga kal...