LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Çmime kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë! Pensionistët duhet të zgjedhin mes marrjes së një vakti ose ilaçeve

Berisha shton se në Shqipëri tregu ka krijuar varfëri në rritje si në asnjë vend tjetër, për shkak të vjedhjeve masive të fondeve dhe pasurive publike. Sipas tij në Rumani që nga viti 2013 deri sot janë 5-fishuar rrogat.

11 Dhjetor 2024, 16:18 Nga N.F
Berisha: Çmime kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë!
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama del me tezën se do të marrë mandatin e 4-të, në një kohë ku sipas tij ai ka sjellë një rrënim të qenies shqiptare. Ai thekson se ka larguar 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. 

Berisha shton se në Shqipëri tregu ka krijuar varfëri në rritje si në asnjë vend tjetër, për shkak të vjedhjeve masive të fondeve dhe pasurive publike. Sipas tij në Rumani që nga viti 2013 deri sot janë 5-fishuar rrogat. Berisha thekson se rrogat janë 5 herë më të mëdha seç ishin në vitin 2013. Ai shtoi se vendi ynë ka pasur rrogën më të lartë se 6 vende të Ballkanit, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Kreu i PD-së tha se pensionisti sot merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Ai shtoi se prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale duke tejkaluar Greqinë, Gjermaninë dhe Italinë. 

Fjala e Berishës:

Edi Rama del me tezën se do të marrë mandatin e 4-të, në një kohë kur ka sjellë një rrënim të qenies shqiptare, të cilin nuk e ka regjistruar asnjë pushtim para tij. Ka larguar, për hapësirën e Shengenit, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, gjer dy muaj më parë të vitit 2024. Statistika e Eurostatit. Po të marrim sa janë larguar në të gjithë botën, unë ju garantoj se, shkojnë mbi 40% të të gjithë popullatës.


Por sigurisht ky është aspekti më dramatik, sepse të humbasësh, 40-45% të kombit në një hark të shkurtër, sa asnjë luftë civile kund në botë, apo luftë globale, kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Por problemi më i madh akoma bëhet, kur këta që jetojnë këtu, ky i ka zhytur në një varfëri lemeritëse, lemeritëse. Me një varfëri në rritje, me të gjithë treguesit. Në kushtet më normale, tregu krijon pasuri e cila shpërndahet, thotë Adam Smith, që nga ajo kohë. Në Shqipëri tregu ka krijuar varfëri në rritje si në asnjë vend tjetër, për shkak të vjedhjeve masive të fondeve dhe pasurive publike.


E riktheksoj edhe njëherë, në Rumani që nga viti 2013 gjer sot janë 5-fishuar rrogat. Janë 5 herë më të mëdha seç ishin në vitin 2013. Rumania në vitin 2013 e kishte qartësisht të paktën 20% më të ulët rrogën se Shqipëria. Ne e kemi pasur rrogën më të lartë se 6 vende të Ballkanit+Rumaninë dhe Bullgarinë. Dhe ky në mënyrë më të pamëshirë i ngriu rrogat. Dhe tani që i rriti, para disa muajsh sërish jemi të fundit ne, nuk i afrohemi asnjëri prej vendeve të tjera. Jo, se i bllokoi në një kohë kur, nuk po them ti 5-fishonte, por të paktë ti 3-fishonte në 12 vite.


Pensionisti sot në mënyrë absolute, merr të paktën 35% më pak, si fuqi blerëse se në vitin 2013. Sepse sot buka, qumështi, është dyfish. Prodhimet bazë bujqësore, janë 2-3 fishuar çmimi, me shifra reale. Sepse sot këto çmime kanë tejkaluar Greqinë, po e po, por kanë tejkaluar Gjermaninë, Italinë. Dhe këtij i duhet të jetojë me 150, 120, ose 180 euro. Duhet të marrë dhe ilaçet, por po mori ilaçet nuk merr një vakt buk, ose lë pa marrë ilaçet. E vërteta. I dënoi edhe më shumë, sepse një pjesë e madhe e pensionistëve jetonin me ato remitanca. Krijoi narkoeuron këtu, narkoeuro ua zhvlerësoi remitancat rreth 40%. Rriti çmimet. Pra ka krijuar një situatë që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën.

berisha kryesia e pd lezhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj