LIVE UPDATES
Politike

Berisha në Fier: PD ka në epiqendër familjen e taksat e ulëta, janë kusht themelor i suksesit të biznesit

Berisha shtoi se taksat e ulëta janë një kusht themelor i suksesit të biznesit dhe i dy apo trefishimit të bizneseve në qytete.

8 Prill 2023, 19:45 Nga F.M
Berisha në Fier: PD ka në epiqendër familjen e taksat e
Sali Berisha

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha premtoi taksa të ulëta dhe ndihmë të madhe për biznesin e vogël në Fier. I ndodhur në këtë qytet teksa prezantoi kandidatin e PD-së për Bashkinë e Fierit, Edvar Kodheli, Berisha tha se ai është një economist që do ta vendosë qytetarin në kryeqendër të reformave të tij. Berisha shtoi se taksat e ulëta janë një kusht themelor i suksesit të biznesit dhe i dy apo trefishimit të bizneseve në qytete. Taksat e ulëta, sipas kryedemokratit janë një gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Demokrate e demokratë të Fierit, qytetare e qytetarë, banorë të këtij rrethi, zonja e zotërinj. Një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme për këtë takim entuziast, përcillni  sonte në të 4 anët e këtij qarku dhe mbarë Shqipërinë mesazhin e fuqishëm të fitores së 14 majit, mesazhin e ndryshimit, mesazhin e shpresës për mbarë shqiptarët. Është një nder i veçantë për mua, është një kënaqësi e madhe për mua të vij sot këtu dhe të paraqes kandidatin për kryetar Bashkie, Edvar Kodhelin, i cili, e vërteta është se nuk është kandidat i Sali Berishës, i kryesisë së PD-së, por i juaji, demokrate e demokratë të Fierit, i votës tuaj, vullnetit tuaj dhe unë e mbështes me të gjithë fuqinë time, me të gjitha mundësitë e mia. Edi, Eduarti, Sofia, Aureli, Erditi, dhe të gjithë kandidatët tanë nga jugu në veri, janë kandidatët të votës së lirë, kandidatë të vullnetit tuaj, kandidatë të një standardi më të avancuar që ekziston sot.  Këtu në Fier dhe kudo që kam shkuar, anëtarët e anëtaret e PD-së, me shumë të drejtë, kërkuan një vit e gjysëm më parë që të ishin ata që të përzgjidhnin, që të votonin kryetarin e partisë, kandidatin për kryetar bashkie, kandidatët për deputetë dhe një zotim i marrë solemnisht para jush, sot është realitet. Të gjithë këta janë nuse dhe dhëndurë të lirisë, janë njerëzit e besimit tuaj.

Me këtë proces, ne kemi përmbysur një praktikë dhe kemi vendosur lirinë, dinjitetin tuaj në themel, të përfaqësimit. Sot këta kandidatë, detyrohen ndaj jush dhe unë kam bindjen se nesër në detyrën e qytetarit të parë të bashkisë, do të jenë shërbëtorë të përulur para jush të përkushtuar dhe do të jenë menaxherë të aftë dhe jam i sigurtë se do të ndryshojnë për mbarë qytetet ku ata do të zgjidhen. Unë ndoqa me shumë interes fjalën e Edvar Kodhelit, fjalë e cila shquhej nga dy tipare themelore. Së pari, vendosja e qytetarit në epiqendër dhe së dyti një realizëm i madh.  Ju garantoj se Edvar Kodheli, kryetar i një bashkie dhe një moment që PD nuk është akoma në pushtet, por ka pushtet të fuqishëm të dhënë nga ju, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore jetën tuaj, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore shërbimet ndaj qytetarëve, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore klimën ndaj biznesit, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore veprimtarinë e fermerëve tanë, për të përmirësuar në mënyrë thelbësore sistemin arsimor, shërbimin shëndetësor.

Dhe ky pushtet buron para së gjithash nga vendosmëria e tij për të përdorur me transparencë para jush, çdo qindarkë të taksave tuaja. Buron nga vendosmëria dhe detyrimi i tij për të zbatuar filozofinë e partisë konservatore demokratike, filozofi e cila ka në epiqendër familjen, respektin, mbështetjen e saj, ka në epiqendër dinjitetin e saj dhe respektin ndaj njeriut. Ka në epiqendër taksat e ulëta. Taksat e ulëta janë një kusht themelor i suksesit të biznesit. Taksat e ulëta janë një kusht themelor, i dy dhe trefishimit të bizneseve në qytete. Taksat e ulëta janë një gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës. Por, po kështu kryetari i ardhshëm i bashkisë, në zbatim të programit të PD, do të ketë një interes madhor për fermerët në të 4 anët e këtij qarku. Në filozofinë tonë nuk ka vend të zhvilluar pa fshat të zhvilluar. Nuk ka vend të begatë pa fshat të begatë dhe ju siguroj se Edvar Kodheli do të bëjë gjithçka për të ndihmuar fermerët e Fierit, për të ndihmuar në organizimin e veprimtarive të tyre, për të lehtësuar taksat që i rëndojnë, për të investuar në sistemin e kanalizimeve, infrastrukturës.

sali berisha edvar kodheli zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj