LIVE UPDATES
Politike

Balliu: Fondet publike në Kamëz janë shpërdoruar! Rakip Suli do të mbajë përgjegjësi ligjore

Balliu ka denoncuar abuzimet për fondeve publike në Bashkinë Kamëz, duke akuzuar Rakip Sulin se ka shpërdoruar detyrën.

8 Prill 2023, 14:58 Nga A.B
Balliu: Fondet publike në Kamëz janë shpërdoruar! Rakip Suli
Klevis Balliu

TIRANË- Partia Demokratike, përmes shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu ka denoncuar abuzimet për fondeve publike në Bashkinë Kamëz, duke akuzuar Rakip Sulin se ka shpërdoruar detyrën. Balliu thotë se Bashkia Kamëz ka zhvilluar tenderin me objekt: “Ndërtim rruga Kongresi i Dibrës” dhe fituese është shpallur “Dajti Park 2007” Shpk.

Sipas tyre, oferta më e ulët skualifikohet, duke shtuar se këtë tender duhej ta fitonte shoqëria “Dajti Park 2007” shpk, pavarësisht se të gjitha shoqëritë pjesëmarrëse në këtë tender, mund të kenë bërë marrëveshje me njëra tjetrën. Balliu kërkon që Suli të mbajë përgjegjësi.

Deklarata:

Në vijim të denoncimeve të mëparshme, koalicioni Bashkë fitojmë, vazhdon me denoncimet publike, lidhur me shpërdorimin dhe abuzimet e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, nga Kryetari në ikje, Rakip Suli.
Referuar Buletinit të Njoftimeve Publike datë 10 Tetor 2022, Bashkia Kamëz ka zhvilluar tenderin me objekt: “Ndërtim rruga Kongresi i Dibrës”. Në këtë Buletin shpallet shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk.
Kontrata për këtë objekt prokurimi është lidhur në datë 17.10.2022, referuar kjo Buletinit të 24 Tetorit 2022.
Si gjithmonë, oferta më e ulët skualifikohet, ndërkohë që këtë tender duhej ta fitonte shoqëria “Dajti Park 2007” shpk, pavarësisht se të gjitha shoqëritë pjesëmarrëse në këtë tender, mund të kenë bërë marrëveshje me njëra tjetrën, sepse të gjitha janë fituese në tendera të tjerë të zhvilluara nga Bashkia Kamëz, pra të gjitha ofertat pjesëmarrëse janë afër vlerës së fondit limit.

Kjo është bërë më qëllim që të krijohet ideja sikur në prokurim kanë marrë pjesë disa ofertues, ndërkohë që të gjithë janë fitues në tendera të tjerë të zhvilluar po nga kjo Bashki. Ky fakt është bërë me qëllim mashtrimin e instancave ligjzbatuese, si dhe vërteton fiktivitetin që Bashkia Kamëz ndjek për prokurimet publike. Referuar rastit konkret, shkelja flagrante e ligjit ka të bëjë me faktin se, në të njëjtin Buletin, pra atë të datës 10 Tetor 2022, po vetë Bashkia Kamëz ka bërë publike faktin që ka nënshkruar kontratën për një objekt tjetër prokurimi me shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk, konkretisht për rrugën “Pavarësia e Kosovës – Pasho Vasa – Pishtarët e Demokracisë”.
Pra, në të njëjtin Buletin, në të njëjtën datë edhe kanë nënshkruar kontratën edhe e kanë klasifikuar përsëri shoqëri fituese, pavarësisht se i ka patur të angazhuar punonjësit dhe makineritë në objektin që ka nënshkruar kontratën, po me të njëjtin institucion.
Ky veprim tregon papërgjegjshmërinë në mbajtjen e dy standarteve në vlerësim ku në procedura të tjera ka skualifikuar shoqëri sepse i kanë patur të angazhuar punonjësit në kontrata të tjera, ndërkohë që për shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk ky arsyetim nuk vlen.
Pra, të nderuar taksapagues, abuzimi me fondet publike ka qenë dhe është qëllimi i kryetarit në ikje Rakip Suli, sepse këto para i duhen për blerjen e votave në fushatë.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk është shoqëria në pronësi të familjes Qefalia, eskponentë kryesore në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, me seli në Dajt.
Pra, vetem SPAK-u nuk e di që shoqëria fituese e këtij tenderi abuziv ka ndryshuar emerin nga “Qefalia” Shpk në “Vllaznia” Shpk dhe më pas në “Dajti Park 2007” Shpk.
Gjithashtu, i kërkojmë publikisht Znj. Sulejmani, dhe Znj. Elezi, si dhe të gjithë personave të autorizuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, të cilat ligji i ngarkon me përgjegjësi ligjore në rastin e prokurimeve abuzive, që të bashkëpunojnë me drejtësinë.
Rakip Suli, të mos rrijë i qetë, meqenëse kanë nënshkruar persona të tjerë në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, sepse parashikimet e legjislacionit në fuqi, kanë të parashikuar qartë se, edhe ti si Kryetar i Bashkisë, bashkë me personat e autorizuar dhe shkelësit e ligjit, do të përgjigjeni së shpejti përpara drejtësisë.

klevis balliu partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj