LIVE UPDATES
Politike

“Pronat do të merren në vendin dhe sipërfaqen siç ishin”/ Këlliçi me banorët e prekur nga rindërtimi në Kombinat: Veliaj i shmanget përballjes

jatë takimit të organizuar nga “Grupimi për Kombinatin”, Këlliçi e cilësoi vjedhje shembjen e shumë pallateve në Kombinat, duke u marrë pronën qindra familjeve, që sot janë në qiell të hapur. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Kombinatit kandidati i opozitës prezantoi dhe dy angazhimet e tjera të programit të tij, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lana si dhe krijimin e 500 oazeve në çdo lagje të kryeqytetit.

8 Prill 2023, 10:40 Nga f.i
“Pronat do të merren në vendin dhe sipërfaqen siç
Belind Këlliçi dhe banorët e Kombinatit

TIRANË-  Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes së Kombinatit të prekur nga rindërtimi. Gjatë takimit Këlliçi e cilësoi vjedhje shembjen e shumë pallateve në Kombinat, duke u marrë pronën qindra familjeve, që sot janë në qiell të hapur. Këlliçi u angazhua që pas 14 majit këto familje të përfitojnë pronën që kishin, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën sipërfaqe si më parë.

Ai prezantoi dhe dy angazhimet e tjera të programit të tij, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lana si dhe krijimin e 500 oazeve në çdo lagje të kryeqytetit. 

“Pronat do t`i merrni aty ku i kishit”, - ky ishte zotimi i tij.

“Kjo është një vjedhje që ka ndodhur ditën për diell në Kombinat dhe shpërngulje e qindra familjeve që janë hequr nga këtu. Një pjesë e tyre janë çuar në Vaqarr, një pjesë e tyre janë çuar prapa Tecit. Një pjesë e tyre sot janë pa bonus, një pjesë e tyre e marrin bonusin që nuk u del për një vend qeraje tjetër, për një shtëpi tjetër. Por mbi të gjitha, kam përshtypjen që biem dakord dhe konvergojmë në një pikë, nuk dinë se çfarë do të ndodh me apartamentet e tyre. Nuk dinë se ku do t`i marrin, çfarë sipërfaqe kanë, çfarë u takon, janë të paqartë për të vetmen pronë që kanë në jetë. Me premtimin që padiskutim që qytetarët e Kombinatit, do të marrin pronën e tyre aty ku e kishin dhe me sipërfaqen e pronës aty ku e kishin”-u shpreh Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj i shmanget përballjes me qytetarët, por dhe me atë vet, pasi sipas tij, kryebashkiaku aktual është në shërbim të ndërtuesve dhe jo të qytetarëve.

“Mirë do të ishte që kryetari aktual i bashkisë të ishte këtu para jush, mirë do ishte të ishte këtu me mua, çfarë të keqe ka. Të thoshte që: nuk kam bërë mirë, 1,2,3, ose i kam bërë mirë, gënjeni ju! Por fakti që i shmanget debatit, fakti që i shmanget çdo ditë përballjes, i shmanget përballjes me ju, i shmanget përballjes me qytetarët, i shmanget përballjes me mua qoftë në studio qoftë ku të dojë, tregon që nuk punon për interesin e qytetarëve, po punon për interesin e atyre ndërtuesve, të cilët në interes kryesor kanë fitimin e tyre dhe jo respektimin e të drejtës së pronës”-u shpreh kandidati i opozitës para banorëve të Kombinatit.

Këlliçi foli edhe për angazhimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për qytetarët. Ndërsa solli në vëmendje faktet e publikuara në media, që tregojnë se kryebashkiaku aktual në gjashtë muaj ka jetuar vetëm 1 muaj e gjysëm në Tiranë, Këlliçi u shpreh se Veliaj është në panik nga premtimi për ta bërë transportin publik falas.

“Ka një panik të madh sot në Tiranë nga kampi i “Rilindjes”, i Erion Veliajt, që unë kam premtuar transport publik falas, autobusa falas. Në thelb janë po paratë tuaja që do t`u shkojnë 200 mijë qytetraëve në ditë. E kuptoni që në 6 muaj, kryetari i bashkisë ka ndenjur në Tiranë vetëm një muaj e gjysëm. Dhe kjo ka ndodhur në gjashtë mujorin e dytë të 2022, para një viti! Duhet të kuptoni që interesi i tij nuk është aspak interesi juaj, apo të kthejë taksat tuaja te ju. Ndaj ju jap një zotim këtu para jush: pas 14 majit, me Belind Këlliçin, autobusët në të gjithë Tiranën do të jenë pa pagesë” -tha Këlliçi.

Para banorëve të Kombinatit, Këlliçi prezantoi dhe dy angazhimet e tjera të programit të tij, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lana si dhe krijimin e 500 oazeve në çdo lagje të kryeqytetit.

Situatën aktuale me furnizimin e ujit në kryeqytet dhe pageat Belind Këlliçi e cilësoi si kriminale, ndërsa tha se qytetarët e Tiranës janë të vetmit në botë që paguajnë katër herë ujin e pijshëm. “Sepse ti sot, për fat të keq, bashkë me mua bashkë me gjithë banorët, jeton në të vetmin kryeqytet të botës që paguajmë katër herë ujin e pijshëm. Një herë paguajmë UKT-n për një lidhje në rrjet, për një ujë që nuk pihet, e dinë të gjithë. Dy, shumica e familjeve, e di nga ju, e blejnë ujin që pijnë apo që gatuajnë se është e pamundur ndryshe. Paguani energjinë elektrike për pompat në çdo pallat mbi katin e dytë për të ardhur uji se nuk vjen dot. Dhe katër është kriminale ajo që ndodh për ato familje që marrin ujë me pus dhe ndërkohë paguajnë UKT-n. Kjo është e paimagjinueshme” -u shpreh Belind Këlliçi./Dosja.al

belind kellici

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj