LIVE UPDATES
Politike

“Kërcënimi për t'u larguar nga Arbitrazhi”/ BIRN: Ky vendim e lë Shqipërinë pa investime dhe nën arbitraritetin e Ramës

Vetëm se kësaj here, Rama jo vetëm që shprehu pakënaqësi ndaj gjykatave shqiptare, por edhe ndaj një gjykate ndërkombëtare, e cila, ndonëse nuk është pa kritika, nuk mundet të konsiderohet “e korruptuar” apo “e padrejtë”. 

8 Prill 2023, 10:23 Nga A.B

“Kërcënimi për t'u larguar nga Arbitrazhi”/

Kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk i pëlqenë gjykatat. Një mori ligjesh të ndërmarra prej tij kanë sanksionuar që gjobat e vendosura nga ekzekutivi duhet të arkëtohen si titull ekzekutiv pavarësisht nëse i gjobituri dëshiron të ankohet apo jo në gjykatë ndërsa agjencitë e tij ligjzbatuese si INUK kanë demonstruar padurimin me ankesat gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve, duke u shënjuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si institucion që shkatërron pronat e të tjerëve “jashtë procesit të rregullt ligjor.”

Kur bëri ligjin kundër medias, u çudit shumë kur organizatat e të drejtave të njeriut i vunë në pikëpyetje pikërisht këtë element, sanksionimin prej tij në ligj që një gazetar duhej të paguante gjoba deri 20 mijë euro, pa të drejtën për t’u dëgjuar në gjykatë. 

Vetëm se kësaj here, Rama jo vetëm që shprehu pakënaqësi ndaj gjykatave shqiptare, por edhe ndaj një gjykate ndërkombëtare, e cila, ndonëse nuk është pa kritika, nuk mundet të konsiderohet “e korruptuar” apo “e padrejtë”. 

I vënë në silket përballë faktit se veprimet arbitrare të qeverisë së tij i kanë shkaktuar vendit një dëm prej 110 milionë eurosh, Rama vendosi të akuzojë kritikët se “po gëzohen me fatkeqësinë e vendit” apo të sulmojë vendimin e gjykatës si “skandaloz”. 

“Meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë që ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të ëajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur,” deklaroi Rama në një konferencë për shtyp, pyetur nga një gazetare e Syri.net. 

Gjykata që ka gjobitur Shqipërinë këtë herë, International Centre for Settlement of Investment Disputes, ICSID, është një institucion i themeluar në vitin 1966. Rreth 160 vende në të gjithë botën, përfshirë shumicën e vendeve demokratike, si SHBA dhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, janë anëtare të kësaj gjykate dhe respektojnë vendimet e saj dhe drejtësinë që ajo jep. [Link]

Duke qenë se në planetin tokë ka rreth 220 vende dhe territore, ta ha mendja se një pjesë e vendeve të botës me të vërtetë nuk e njohin autoritetin e saj. Këto vendet jonënshkruese mund të gjenden këtu: [Link]

Mandati i ICSID është pikërisht ky: të mbrojë investimet e huaja nga veprime arbitrare të shteteve të cilat pranojnë këtë instrument si garanci që u jepet investitorëve të huaj. Në rast se qeveria shqiptare tërhiqet prej saj, atëherë garancia për investitorët e huaj ndaj rrëmbimit arbitrar të pronave të tyre në Shqipëri, bie. 

ICSID është kritikuar herë pas here nëpër botë për shkak të natyrës sekrete se si ajo vepron. Vendimet e saj nuk publikohen. Rezultatet e procedurave raportohen vetëm si “të mbyllura” por jo nëse dikujt i është dhënë e drejtë apo jo. 

(Duhet të vihet re se në dy raste të komenteve publike mbi gjobën 110 milionë euroshe, Rama ka shprehur pakënaqësi veëanërisht për faktin që në rastin e Becchettit, privatësia e gjobave të tilla është cënuar. Duket se Rama shqetësohet jo aq shumë për 110 milionët se sa shqetësohet për telashin që i ka shkaktuar publikimi i këtij problemi). 

Eksperienca e Shqipërisë me këtë gjykatë si dhe me zyrat e tjera të arbitrazhit ka qenë e përzierë. Vetë biznesmeni kontrovers italian Francesco Becchetti ka hapur dy çështje në gjykatë, një e ka humbur, tjetrën e ka fituar. Kompani të tjera të huaja kanë ngritur pretendime ndaj Shqipërisë dhe kanë humbur. [Listën e çështjeve e gjeni këtu] Ndërsa përveë Becchettit, në arbitrazh ka fituar edhe kompania greke Aktor.

Duhet të vihet re gjithashtu se natyra sekrete e punës së ICSID-së e bën të pamundur të dihet se për ëfarë konkretisht Shqipëria ka humbur, ose ka fituar në këto procese. E vetmja gjë që dihet është që Shqipëria i detyrohet 110 milionë euro Becchetti-t dhe 44 milionë dollarë dhe kompanisë Aktor. Në të dyja rastet, ka arsye të besohet se gjykata nuk është treguar e padrejtë, pavarësisht se çfarë mendimi mund të kesh për biznesmenin italian. Ajo që vihet re është që gjobat janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria e qeverisë shqiptare. 

Rama ka vetëm veten e vet për të fajësuar për 110 milionë eurot e humbura, pavarësisht nëse kundërshtarët e tij politikë gëzohej apo jo nga kjo. 

Tërheqja nga ICISID ka gjasa do të dekurajojë edhe më shumë investitorët aktualë të huaj në Shqipëri dhe do ta lërë Shqipërinë më shumë në dorën e arbitraritetit të Ramës, një arbitraritet për të cilin ai tashmë po fiton famë.

edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen