LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rrogat duhet të ishin 3 herë më të mëdha, edhe unë po të isha i ri do isha larguar

Berisha po ashtu trajtoi çështje me interes për qytetarët shqiptarë si qendrimi në atdhe për të jetuar e punuar si dhe krijimi i mundësive të reja.

23 Prill 2023, 12:42 Nga I.A
Berisha: Rrogat duhet të ishin 3 herë më të mëdha, edhe
Sali berisha

DELVINË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në këto vite të qeverisjes Rama rrogat duhet që të ishin 3 herë më të mëdha se sa në vitin 2013. Por sipas tij kjo nuk ndodh për shkak të vjedhjes masive që po u bëhet shqiptarëve. Berisha po ashtu trajtoi çështje me interes për qytetarët shqiptarë si qendrimi në atdhe për të jetuar e punuar si dhe krijimi i mundësive të reja.

"Unë fola për kredencialet, tani të flasim për procesin. Këta zotërinj janë kandidatë të lirisë. Këta zotërinj me gjithë këtë biografi që kanë, kanë marrë guximin dhe kanë dalë para jush. Ju kanë kërkuar ju ti votëbesoni; ja ku jam, u kërkoj të më votëbesoni. Kjo është procedura më dinjitoze, kjo është vendosja e dinjitetit të secilit prej jush në piedestal. Duhet të ishit secili prej jush vendimmarrës për qeveritarët tuaj, dhe jo unë, jo kryesia e PD-së, sepse ju keni të gjithë pjekurinë, aftësitë të gjithë zotësinë të zgjidhni. Pra këtë fushatë e kemi në një epërsi morale të pakrahasueshme. Në këtë fushatë, kandidatët i keni zgjedhur vetë. Delvina, Saranda, Shqipëria, kërkojnë si zogu ajrin, kërkojnë ndryshimin. Pse do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, pse do të shkelmohemi ne nga krimi dhe mafia. Pse do të ikin fëmijët tanë nga të 4 anët e dheut, duke pasur një parajsë të vërtetë tokësore në Delvinë dhe kudo në Shqipëri. Çfarë po ndodh me ne. Edhe unë po të isha i ri do të ikja, sepse mesataren e ngre dhe në universitet nuk shkoj dot. Shkojnë fëmijët e të pasurve, atyre që u marrin mësues dhe të rrallë pastaj të tjerët. As Suedia, as Gjermania, as Austria nuk e bëjnë këtë. Pastaj çfarë do të bëjë ai që fiton, merr diplomën, nuk gjen punë. Imagjinoni ku jemi.

Dhe ky thotë do të marr punëtorë nga India, dhe familjarë nga India, nga Srilanka dhe Bangladeshi. Pse kjo? Sepse ju delvinjotët i dukeni armiq atij, ka frikë votën tuaj, se ata nuk votojnë, e ka thënë haptas ai, se ata nuk votojnë. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë, ata janë mirë se nuk votojnë dhe ju që votoni jeni të rrezikshëm se mund të votoni kundër tij.
Kohë shumë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në vende të tjera ne. Në 8 vite kanë ikur nga Delvina dhe nga Shqipëria, 35 % e popullatës, kanë ikur 80% e të rinjve. Në 8 vite, nga njerëzit që ishim më mirë të paguar në rajon, më mirë se bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarët e BE-së, u rrokullisëm në njerëzit më të keqpaguar. Po pse, çfarë ndodhi? Në këto 8 vite, minimumi rrogat duhej të ishin 3 herë më të mëdha se në vitin 2013. Çdo potencial ekzistonte, çdo mundësi. Të gjitha fondet ekzistonin, po. Tani disa koncepte i keni të qarta. Nga viti 2005-2013, përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot, e rritëm borxhin me 4.2%. nga 58.2 që e ka Faton Nanos, e rritëm në 62.6 %.
Sa e rrini borxhin zotëria. E ka rritur borxhin në 107 %, e ka rritur borxhin 43%. Ka marrë 5 miliardë euro borxh. Po të donte ky me 5 miliardë euro, vetëm nga borxhi pa përdorur asnjë qindarkë nga të ardhurat, mund të rriste 6 herë rroga, mund të rriste 3 herë rrogat e pensionet. Kjo është e vërteta.

Po pse po ikin shgqiptarët. Sepse ndjehen më të varfër, sepse po varfërohen në mënyrë të frikshme, dhe varfëria të pret shpresën, varfëria të topit. Sigurisht sot marrim rrogë më të ulët se në Kosovë 30-40%. Pa le me Malin e Zi, shkodranët shkojnë në Podgoricë për të punuar, se marrin dyfish. Ku shkuan paratë, u vodhën, u vodhën, u vodhën. Ndërtohet rruga, 24 milionë euro, 1 km në fushë, ndërkohë që në mbarë Europën kushton 2 milionë euro. Ndërton shkolla, 6 milion euro, rikonstrukton shkolla 7 mln euro, në një kohë kur shkolla kushton 600-700 mijë euro. Këta vjedhin në mënyrën më të pakonceptueshme. Kam mbjellë 1 milionë pemë, thotë kryetari i bashkisë, kujt i thotë, banorëve të kryeqytetit. Por 1 milonë pemë janë një pyll nga 6 -9 mijë hektarë, minimumi. Po pse thotë 1 milionë, sepse ka vjedhur për 1 milionë fidanë, ka vjedhur 1 milionë fidanë, ka mbjellur 10 mijë dhe ka vjedhur 990 mijë fidanë. Po sa ka vjedhur thoni ju, a mund ta imagjinonit ju një fidan, se unë nuk e imagjinoja dot, një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja more zotëri, s’ka qeveria para. Qeveria ua merr ju me taksa. Dhe thotë kam mbjellë 1 mln pemë. E pyet gazetari ku i ke mbjellë këto 1 mln pemë? Hë thotë, Bashkia e Tiranës fillon në Bizë dhe përfundon në kufi me Durrësin. Çfarë do të thotë kjo. Pyjet e natyrës i çuan mbjelljen tëndë. Ky është një model, një shembull. Po këta kështu veprojnë të gjithë. Ndaj dhe ndryshimi është jetik sot, është një imperativë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj