LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në projektin Shqipëria Madhështore, gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat, do luajnë rolin e tyre kryesor

Berisha tha se prania e grave demokrate në të gjitha institucionet e PD dhe institucionet e qeverisjes së saj është jetike.

8 Mars 2025, 13:28 Nga r.ll
Berisha: Në projektin Shqipëria Madhështore, gratë dhe
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në këto tre a katër vite të vështira, gratë dhe vajzat kanë qenë pjesa më vitale dhe e qëndrueshme e PD. 

Berisha tha se prania e grave demokrate në të gjitha institucionet e PD dhe institucionet e qeverisjes së saj është jetike. Më tej shtoi se për realizimin e projektit "Shqipëria Madhështore" ka bindjen se gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat, do luajnë rolin e tyre kryesor.

"Sot unë kam një falënderim të veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat këto tre vite, jo vetëm këto tre vite, por në 34 vite, në kohërat më të vështira, kanë qenë absolutisht pjesa më vitale, më e qëndrueshme e PD. Kjo është dëshmi e moralit të tyre të lartë, e besnikërisë së tyre ndaj vlerave dhe idealeve më fisnike të njeriut. Unë gjithashtu dua të përshëndes të gjitha zonjat, zonjushat, që morën pjesë në primaret e PD dhe t’i garantoj se do bëjmë gjithçka, ndonëse ato vetë i tejkaluan kuotat, me përqindjet që morën.

Por ne do bëjmë gjithçka që të harrohen ato kuota. Sepse prania e tyre në të gjitha institucionet e PD dhe institucionet e qeverisjes së saj është e domosdoshme, është jetike. Së fundmi, ne jemi parti konservatore, për ne familja dhe vlerat e saj janë vlerë themelore e shoqërisë. Familja si e tillë njohu këto vite agresionin më të madh në kohëra ndoshta dhe ky agresion erdhi nga ideologjia marksiste dhe post-marksiste me të cilën filloi një përpjekje e madhe për të shpërbërë familjen, për të emërtuar prindërit 1 dhe 2, për të ndërhyrë në gjininë njerëzore.

Fatmirësisht ndjehemi krenarë se ne qëndruam për këto vlera. Ne i refuzuam ato dhe nuk rreshtim së mbrojturi familjen dhe vlerat familjare. Ne refuzuam çdo nisëm të kësaj mazhorance, e cila sillte në parlament ligjet antifamiljare. Por fakti që me 20 janar u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump dhe shpalli këto praktika dhe këta individë si armiq të rrezikshëm të SHBA, ishte një zhvillim pozitiv për mbarë njerëzimin. Ne kemi një betejë të madhe përpara. Tani, Shqipërinë Madhështore mund ta krahasojmë me shumë projekte. Por gjë më madhështore kombi ynë se nënën nuk ka pasur. Kështu që duhet të jetë pikërisht ky moment, ky fakt frymëzimi ynë më i madh për t’i rikthyer nënës shqiptare të gjithë madhështinë e saj. Kombi shqiptar, më shumë se kujtdo tjetër, se çdo gjëje tjetër, i detyron ekzistencën e tij nënës shqiptare. Dhe kam bindjen që në projektin Shqipëria Madhështore, gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat, do luajnë rolin e tyre kryesor. E mbyll këtë duke i uruar ditëlindjen mikeshës tonë, Melihasë, e cila është një mike e pandarë e PD-së, një atdhetare e flaktë dhe një bashkëthemeluese e LDK me presidentin e ndjerë Rugova.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj