LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama është kryeministri më mizogjen në histori! Zhduku 60 milionë euro që dha qeveria franceze për gratë

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se nga narkodiktatura po vuajnë më shumë se të gjithë nënat, gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet. Sipas tij nënat shqiptare kanë rrogën mës të ulët ose pensione të ulëta, që detyrohet t’i thotë fëmijët që të largohet nga Shqipëria.

8 Mars 2025, 12:48 Nga N.F
Berisha: Rama është kryeministri më mizogjen në histori!
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takim me gratë ka prezantuar programin e PD-së për "Fuqizimin e grave dhe vajzave". Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se nga narkodiktatura po vuajnë më shumë se të gjithë nënat, gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet. Sipas tij nënat shqiptare kanë rrogën mës të ulët ose pensione të ulëta, që detyrohet t’i thotë fëmijët që të largohet nga Shqipëria.

Ai shtoi para një viti, qeveria franceze i akordoi qeverisë shqiptare 60 milionë euro të destinuara për ndihmën e grave. Berisha tha se 60 milionë euro nuk ishin pak dhe se me to mund të zbutej kredia e mijëra grave në biznes. Sipas tij ky fond u trupëzua i tëri në buxhet dhe humbi krejtësisht destinacionin e tij.

"Së pari, është një rast shumë i veçantë për mua të uroj nga zemra vajzat, gratë, nënat, motrat, demokratet, por dhe të gjitha shqiptaret kudo që janë sot në këtë ditë që është dita e nderimit të tyre. Dita në të cilën është një simbol, por e vërteta është se shoqëria shqiptare dhe shoqëria njerëzore është pafundësisht e detyruar ndaj vajzave dhe grave, ndaj nënave dhe motrave.
Sot ne mblidhemi në këtë ditë në një moment kur gruaja shqiptare ndodhet në vitet ndër më të vështirat e saj.


Po të kthehemi 30 vite më parë, në diktaturë, ju gjenit nënën shqiptare që punonte me tre turne, që mezi përgatiste, mezi ushqente dhe vishte fëmijët e saj, në kuptimin e vërtetë të fjalës robtohej, por kishte edhe në atë kohë gra ministre, anëtare të Byrosë Politike, të cilat mbronin interesat e partive dhe jo interesat e nënave dhe motrave shqiptare. Sot, po të kthehemi pas 30 vite, narkodiktaturën apo diktaturën e bandave, ato të cilat e vuajnë më shumë se të gjithë të tjerët janë nënat, gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet.


Përsëri kemi nënën me rrogë të ulët ose pensione të ulëta, që detyrohet t’i thotë djalit, vajzës, merr rrugët e botës, ndiq fatin tënd sepse nuk të mbaj dot, nuk të ushqej dot, nuk kemi të ardhura, nuk jetojmë dot së bashku. Sepse me të ardhurat e saj është faktuar se 41 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot fëmijët në mënyrë të përshtatshme sepse janë në limitet e varfërisë. Pra, ka një situatë dramatike të nënave dhe grave shqiptare. Ka ministre, ka deputete. Do t’u jap një shembull, para një viti, qeveria franceze i akordoi qeverisë shqiptare 60 milionë euro të destinuara për ndihmën e grave. Ç’është e vërteta, unë e vlerësova.


Po pse ku shkuan ato? Ato u futën në buxhet për t’u vjedhur. 60 milionë euro nuk ishin pak se me 60 milionë euro mund të zbusje kreditë e mijëra grave në biznes. Me 60 milionë euro mund të mbështesje mijëra start-upe të tyre. Plus që në ato 60 milionë euro, duhet të fusje edhe ti një fond. Por ky fond u trupëzua i tëri në buxhet dhe humbi krejtësisht destinacionin e tij. U ndala këtu tek shëmbëlltyra. Edhe atëherë kishte anëtare të Byrosë Politike, edhe atëherë kishte organizatë gruaje, edhe sot ka disa ministre, por problemi është se nuk i dëgjon njëherë të flasin për problematikat e mëdha të nënave, motrave, grave, vajzave, për punësimin e tyre, për biznesin e tyre, për lehtësitë që meritojnë.


Faktikisht po të vini re fjalorin e përditshëm, janë të përjashtuara. Nuk flitet për gratë, sikur nuk ekzistojnë. Ndërkohë ato janë absolutisht më të dhunuarat ndoshta në të gjithë Europën.
Dhuna ndaj tyre është rritur me 50 përqind e më shumë. Në rast po të marrësh shifrat e sotme të popullatës, është rritur me 100 përqind në të gjitha format. Përsëri për to nuk flitet. Nuk është e rastit. Kryeministri Edi Rama është kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria ndonjëherë dhe që ka njohur Europa. Ato shpërthime që i ra tavolinës, ato janë të zakonshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Janë të zakonshme në ditën e tij të punës. Ndaj dhe ai nuk thotë një fjalë të vetme në mbrojtje, në mbështetje të grave dhe vajzave. Nuk ka një projekt të vetëm, nuk mund të tregojë kjo qeveri një projekt të vetëm me të cilin ajo lufton për suksesin e tyre.," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet