5 Gusht 2024, 20:54
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se ekzistenca si opozitë e vërtetë është në provë, për t’u vërtetuar shqiptarëve përmbushjen e misionit të saj për çlirimin e vendit nga diktatura. Nga tubimi qytetar pranë banesës së tij, Berisha tha nuk duhet të qëndrohet më në opozitë, për të firmosur vjedhjen e radhës së mandateve nga Rama.
"Miqtë e mi, të dashur demokratë e demokratë, në provë jemi ne. Në provë është ekzistenca jonë si opozitë e vërtetë dhe jo fasadë. Në provë është PD si parti e veprimit të pandalshëm. Në provë është opozita, janë opozitarët si burra dhe gra, djem dhe vajza, guximtarë, të vendosur. Njerëz të sakrificës që do përmbushin misionin e tyre të çlirimit të vendit nga diktatura. Studentët e Bangladeshit përzunë sot kryeministren e tyre kriminele sepse i diskriminonte ata. Sepse kishte krijuar edhe ajo si Edi Rama një elitë shushunjë, që i vidhte çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë qytetarët e varfër të Bangladeshit. Që u vidhte votën, që u merrte lirinë. Miq, Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar. Demokrate e demokratë, kemi bërë rrugë të vështirë, por provën e madhe tani e kemi. Prova e vërtetë tani është para nesh. Do qëndrojmë ne opozitë për të firmosur vjedhjen e radhës të mandateve. Do të qëndrojmë ne opozitë për të firmosur mandatin e katërt mbi krimin elektoral të Edi Ramës, apo do përballemi dhëmb për dhëmb, fyt për fyt. Apo do përballemi për liri dhe dinjitet A do i përgjigjemi ne instinktit tonë? A do i përgjigjemi ne himnit tonë? A do përmbushim ne misionin historik të përmbysjes së diktaturës të bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen e qytetarëve, drogën. Nuk ka mision më të shenjtë se ky për shqiptarët," tha Berisha.
sali berisha
Politike
5 Gusht 2024, 20:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve se të drejtat dhe liria nën pushtimin e nj&eum...
Politike
5 Gusht 2024, 20:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te manipulimet zgjedhore të ndodhura gjatë votimeve p&eum...
Politike
5 Gusht 2024, 20:36
I.A
TIRANË- Gjykata e Lartë miratoi së fundmi një vendim të dyshimtë për dyfishimin e afateve të “arrestit në s...
Politike
5 Gusht 2024, 20:06
I.A
Vangjel Tavo
HIMARË- Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo ka komentuar postimin e rivalit të tij në zgjedhje P...
Politike
5 Gusht 2024, 18:42
I.A
Petro Gjikuria
HIMARË- Kandidati opozitar për kryebashkiak në Himarë, Petro Gjikuria ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve, pas hum...
Politike
5 Gusht 2024, 17:48
I.A
GREQI- Athina zyrtare ka ngritur dyshime për rregullsinë e zgjedhjeve që u mbajtën ditën e djeshme në Himarë. Kathimerini s...
Politike
5 Gusht 2024, 16:38
I.A
Fredi Beleri
FIER- Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një reagim sërish për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, ku doli ...
Politike
5 Gusht 2024, 15:20
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së...
Politike
5 Gusht 2024, 14:16
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir...
Politike
5 Gusht 2024, 14:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e Partisë Demokratike se ai ka përfituar 22.4 ha tokë n&...