LIVE UPDATES
Politike

Rasti “Margjeka”/ SPAK dhe Gjykata e Lartë lënë Berishën jashtë zgjedhjeve të 2025

Në 5 shtator 2020, gjyqtarja e Durrësit, ndërkohë që ushtronte përkohësisht funksionet në Korçë, u arrestua për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve”, një vepër që dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim. Ajo u vendos nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

5 Gusht 2024, 20:36 Nga I.A

Rasti “Margjeka”/ SPAK dhe Gjykata e Lartë lënë

TIRANË- Gjykata e Lartë miratoi së fundmi një vendim të dyshimtë për dyfishimin e afateve të “arrestit në shtëpi” përtej parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, por që më shumë duket si një “kostum i qepur” për të mbajtur sa më gjatë nën masë sigurimi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me gjasë për ta shmangur nga pjesëmarrja në fushatën elektorale parlamentare të vitit 2025.

Për të kuptuar atë që duket si një “lojë” e drejtësisë së re për të kufizuar në maksimum aktivitetin politik të Berishës dhe, rrjedhimisht, edhe copëtimin e rolit të opozitës, duhet parë se si u krijua “precedenti Margjeka”.

Në 5 shtator 2020, gjyqtarja e Durrësit, ndërkohë që ushtronte përkohësisht funksionet në Korçë, u arrestua për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve”, një vepër që dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim. Ajo u vendos nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Në Tetor të vitit 2022, gjatë kohës që çështja po gjykohej në themel, Margjeka bën kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme për shuarjen e masës së sigurimit.

Kërkesa e saj bazohej në nenin 263, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale, e cila parashikon se për veprat penale me dënim nga 3 deri në 10 vjet, afatet e paraburgimit janë maksimalisht 9 muaj.

Gjykata e posaçme e shkallës së parë, në 21 Tetor 2020, e refuzoi këtë kërkesë, me arsyetimin se “masa e sigurimit personal “Arresti në shtëpi” është e ndryshme nga ajo “Arresti në burg” dhe në zbatim të nenit 263, pika 2, shkronja “b”, të lidhur me nenin 267, pika 1, të Kodit të Procedurës Penale (KPP), për atë masë zbatohet dyfishi i afateve të parashikuara nga neni 263 i KPP”.

Në foto: Gjykatat e posaçme miratuan dyfishimin e afateve të masës së sigurimit për Margjekën
Në foto: Gjykatat e posaçme miratuan dyfishimin e afateve të masës së sigurimit për Margjekën

Pra, sipas atij vendimi, afatet e masës “arrest në shtëpi” për Margjekën nuk ishin 9 muaj, por 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit, në 9 Nëntor 2022.

Mimoza Margjeka iu drejtua Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit, me një vendim të 12 janarit 2023, vendosi mospranimin e rekursit, me argumentin se tashmë gjyqtarja ishte dënuar dhe se afatet e paraburgimit ishin shuar automatikisht.

Margjeka iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Trupa gjykuese vlerësoi se Gjykata e Lartë duhej të ishte shprehur për ecurinë e afatit të masës së sigurimit, pavarësisht se ishte dhënë vendimi i dënimit për gjyqtaren Margjeka. Për këtë arsye, Kushtetuesja e rikthen sërish në Gjykatën e Lartë.

Në 24 Korrik 2024, Gjykata e Lartë me një trupë prej 3 anëtarësh vendosi të lërë në fuqi vendimet e gjykatave të posaçme të shkallës së parë dhe të Apelit sa u përket afatit të masave të sigurimit për gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Lartë, dt. 24 Korrik 2024, për zgjatjen e afatit të masës së sigurimit për Mimoza Margjeka
Në foto: Vendimi i Gjykatës së Lartë, dt. 24 Korrik 2024, për zgjatjen e afatit të masës së sigurimit për Mimoza Margjeka

Ky vendim ende nuk është zbardhur, por “Boldnews.al” mëson se ai nuk ka qenë unanim, pasi njëri prej anëtarëve të trupës gjykuese ka qenë kundër argumentimit për zgjatjen e afateve të masës së sigurimit.

Kjo do të thotë se vendimi për dyfishimin e afatave të masës së sigurimit nuk është “i qartë si kristali”, por duket se ka problematika dhe kundërvënie mes vetë gjyqtarëve.

Pse “kërcet” vendimi i Gjykatës së Lartë

Në mungesë të argumentave të zbardhur të Gjykatës së Lartë, “Boldnews.al” konsultoi Kodin e Procedurës Penale për të kuptuar se përse “kërcet” vendimi për Mimoza Margjekën dhe se si ai “precedent i deformuar” mund të përdoret arbitrarisht në vijim për rastin e Berishës, por jo vetëm.

Gjykata e Lartë, pranoi vendimet e gjykatave të posaçme të shkallës së parë dhe të apelit për “dyfishimin e afateve të masës së sigurimit”, referuar nenit 267/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Ky nen thotë shprehimisht: “Masat shtrënguese, të ndryshme nga paraburgimi, e humbasin fuqinë kur nga fillimi i zbatimit të tyre ka kaluar një kohë e barabartë me dyfishin e afateve të parashikuara nga neni 263”.

Në foto: Neni 267 i K. Pr. Penale parashikon dyfishim të afateve për masat e lehta të sigurimit
Në foto: Neni 267 i K. Pr. Penale parashikon dyfishim të afateve për masat e lehta të sigurimit

Për të kuptuar më qartë, shohim nenin 263 të Kodit të Procedurës Penale. Në pikë 1, ky nen thotë:

Po ashtu, në të njëjtin nen, në pikë 2, thuhet se:

Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga dita e dorëzimit të akteve në gjykatë kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dhënë vendimi i dënimit në shkallë të parë:

Në foto: Afatet e masave të sigurimit, sipas nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale
Në foto: Afatet e masave të sigurimit, sipas nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale

Në rastin e Mimoza Margjekës, gjykatat vendosën zgjatjen e afatit deri në 18 muaj, me argumentin se ajo nuk ishte në “arrest me burg” dhe, duke qenë se çështja kishte shkuar në gjykim, asaj i dyfishoheshin afatet e parashikuara në pikë b për masën e sigurimit, nga 9 në 18 muaj.

Por, ky qëndrim i gjykatave duket se bie ndesh me një tjetër nen të Kodit të Procedurës Penale, i cili është shumë më i qartë.

Neni 237, pika 4 e këtij Kodi thotë:

“Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin”.

Në foto: Neni 237 i K.Pr.Penale barazon “arrestin në burg” me “arrestin në shtëpi” sa u përket afateve
Në foto: Neni 237 i K.Pr.Penale barazon “arrestin në burg” me “arrestin në shtëpi” sa u përket afateve

Pra, Kodi i Procedurës Penal është shumë i qartë. Në kuptimin e afateve, si “arresti në burg”, ashtu edhe “arresti në shtëpi” janë të njëjtë.

Kjo do të thotë që, si gjykatat e posaçme, ashtu edhe Gjykata e Lartë, duke dyfishuar afatet e “arrestit në shtëpi” për Margjekën, e kanë trajtuar këtë masë sigurimi si “të lehtë”, ndërkohë që Kodi i Procedurës Penale u ka dhënë të njëjtën vlerë dhe fuqi.

“Kostum” i gjykatave për Berishën?

Tani shohim se si mund të ndikojë “precedenti Margjeka” tek rasti i Sali Berishës.

Kreu i opozitës gjendet nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi” prej 30 dhjetorit 2023, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë”, sipas nenit 260 të Kodit Penal.

Kjo vepër parashikon dënime nga 4 deri në 12 vjet burgim. Duke qenë se afati maksimal i dënimit për këtë vepër është mbi 10 vjet, atëherë afatet maksimale të masës së sigurimit para se aktet të dorëzohen në gjykatë janë 12 muaj (neni 263, pika 1/c).

Kjo do të thotë që, sipas parashikimeve të Kodit Penal, nëse Prokuroria e Posaçme nuk dorëzon çështjen në Gjykatë, atëherë masa e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj Berishës, duhet të shuhet në ditën e fundit të vitit 2024.

Ecuria e deritanishme e procedimit penal ndaj ish-kryeministrit Berisha ka dëshmuar se Prokuroria e Posaçme është ende larg përfundimit të hetimeve.

Në kërkesat e saj drejtuar gjykatës për zgjatjen e hetimeve ka argumentuar se i nevojiten kryerja e veprimeve të ndryshme, të cilat kërkojnë kohë të gjatë për t’u kryer.

Pra, me shumë mundësi, SPAK-u nuk do të arrijë të mbyllë hetimet dhe të dërgojë dosjen në gjykatë për Berishën deri në 30 dhjetor 2024.

Por, “kombinacioni” i gjykatave me dyfishimin e afateve për Margjekën mund të shërbejë për t’u aplikuar edhe në rastin e Berishës.

Pra, duke e konsideruar masën “arrest në shtëpi” të ndryshme nga ajo e “arrestit me burg”, nuk do të jetë aspak çudi që SPAK-ut të kërkojë dhe gjykatat të vendosin dyfishimin “abuziv” të afateve të masës së sigurimit.

Kjo do të thotë që “arresti në shtëpi” për Berishën mund të dyfishohet dhe të zgjatet deri në dhjetor 2025.

Në këtë mënyrë, opozita do të duhet të shkojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 pa liderin e saj, gjë e cila, natyrisht, do të ndikojë negativisht në cilësinë e procesit elektoral, por edhe të vetë nivelit të demokracisë në Shqipëri.

Parlamenti: “Arresti në burg” baraz me “arrest në shtëpi”

Procesi hetimor ndaj Sali Berishës dhe “loja e mundshme” me afatet e masës së sigurimit po luhet në gjykata.

Por, në mënyrë thuajse të drejtëpërdrejtë, edhe Parlamenti ka dhënë qëndrimin e tij sa u përket llojit të masave, duke i vendosur shenjën e barazimit mes “arrestit në burg” dhe “arrestit në shtëpi”, sa u përket kufizimit të lirive.

Në 21 Dhjetor 2023, Parlamenti miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për “dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë….për deputetin Sali Berisha”.

Në relacionin e Këshillit të Mandave dhe Imuniteteve, i cili kishte konkluzion të njëjtë si të deputetëve socialistë, ashtu edhe të opozitarit Enkelejd Alibeaj-pra dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës-trajtohet qartësisht në mënyrë të njëjtë “arresti me burg” me “arrestin në shtëpi”.

Në Relacion, deputetët i referoheshin ndër të tjera nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, ku parashikohet:

“1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori …..”.

Në foto: Pjesë nga Relacioni i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Parlament
Në foto: Pjesë nga Relacioni i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Parlament

Pra, jo vetëm Kodi i Procedurës Penale i trajton njëlloj këto dy masa sa u përket afateve, por edhe Parlamenti, në një procedurë paralele, i konsideron të njëjta sa u përket efekteve mbi liritë e individëve.

E, megjithatë, “afërmend” gjykatat kanë pranuar dyfishimin e afateve të kërkuara nga SPAK-u për Mimoza Margjekën, duke e bërë gati “precedentin” për ta aplikuar për të mbajtur sa më gjatë nën masë sigurimi “arrest shtëpie” drejtuesin e opozitës, Sali Berisha, me qëllim final, siç duket, “përjashtimi” nga pjesëmarrja në fushatë elektorale në vitin 2025./ BoldNews

spak sali berisha rasti “margjeka”


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen