LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, tani janë dënuar 3 herë më pak sepse Skapi bën pazar me dosjet

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se sipas raportit të Altin Dumanit të paraqitur në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar.

29 Tetor 2025, 13:52 Nga E.d
Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion,
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitet 2008-2009 janë dënuan 630 persona për korrupsion, ndërsa tani janë dënuar 3 herë më pak sepse SPAK bën pazar me dosjet. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se sipas raportit të Altin Dumanit të paraqitur në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar.

Berisha tha se janë dënuar tre herë më pak se në vitet 2008-2009. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati akuzoi Kreun e SPAK, Altin Dumani se bën pazare me dosjet. 

Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam përpjekur t’u informoj dhe para një viti bëra një analizë. Mora raportet e Departamentit të Shtetit, statistikën e këtyre raporteve të viteve 2008-2009. Çfarë tregonin këto raporte? Këto tregonin se në këto 2 vite, task-forca kundër korrupsionit çoi në gjykatë dhe u dënuan 630 zyrtarë. Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar. Pra, tre herë më pak. Prisni. Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar.

Mirëpo, kur ne vërshuam dosjet tona, kur qytetarët filluan të vërshojnë, aty asgjë nuk lëviz sepse aty bëhen pazare. Bëhen pazare me dosjet. Zyrtari hajdut që ka vjedhur qytetarët, tani një pjesë të atyre parave i përdor për të blerë Skapin. Pse përpara në dy vite u dënuan 630? Sepse përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici kriminal, as hetuesi, as doganieri. Se ishin të gjithë bashkë. Pra, veprimi ishte në grup. Kurse tani Troplini thotë se prokurori është i pavarur. Po se është i pavarur i bën pazaret ai. Kjo është arsyeja. Të shihni ju dosjet e tyre, janë të pafundme. Ata janë falsifikatorë, manipulatorë të dosjeve. Heqin dokumente nga dosjet. Me fakte kjo. Shtojnë gjëra të paqena. Kjo është një situatë tmerrësisht alarmante. I kam dëgjuar të thonë se nuk janë dënuar përpara kryeministra... përpara janë dënuar dy kryeministra. Mashtrime ordinere të një memorie të shkurtër që duan t’u shkruajnë shqiptarëve historinë sipas oreksit të tyre. U janë hequr imunitete edhe zëvendëskryeministrave, edhe në vitin 2009 dhe kanë shkuar në procese gjyqësore. Por ama kishte një ligj përpara dhe ai ligj ishte ky, asnjë ministër nuk kryesonte autoritetet kontraktuese. Me ligj e ndaluar. Dhe atë ligj e amendova falë një profesori amerikan që erdhi dhe ma këshilloi. E bën ti këtë? E bëj menjëherë, thashë unë. Dhe e bëra sapo erdha në pushtet. Fuste dorën ministri aty, i dilte dora e zezë aty. Prandaj u dënuan 630. Ishte task-forcë. Kurse tani paguajnë shuma të tmerrshme. tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd korrupsion

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj