29 Tetor 2025, 11:12
Nga M.L
Belinda Balluku
DURRËS- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktari. Gjatë fjalës së saj, Balluku listoi një sërë shërbimet të reja që kanë lehtësuar burokracitë për qytetarët, ndërkohë shtoi që testimet online janë një tjetër risi e ofruar nga kjo Drejtori.
“Retro e ka treguar më së mirë se automjetet janë memorie, kulturë. Do i referohem disa numrave të rëndësishëm. Sot kemi 17 zyra të reja shërbimi në të gjithë vendin, 424 955 shërbime më shumë të ofruara, sot ofrojmë 9 herë më shumë shërbime 21 mln kilometra të kursyera, 1.4 mln litra karburant, 260 mln lekë më pak shpenzime.
Kemi 2 poligone model, qëndra trajnimi me kushte optimale. Një nga risitë e tjera që ka të bëjë me sigurinë rrugore, kemi nisur një process rigoroz sa i përket rikualifimit për drejtuesit e mjeteve që humbin pikët e patentës. 2359 riregjistrime, vetëm 13.4 kanë kaluar testin, duke garantuar që të kthehen në rrugë vetëm drejtues të sigurtë.
Kjo bëhet përmes edukimit dhe masave të forta disiplinore. Kontrolli teknik ka qenë një tjetër pjesë e rëndësishme e mirëmenaxhimit. Të gjithë e mbajnë mend si bëhej kolaudimi, totalisht në një situatë të padisiplinuar. Ne morëm një vendim që në fillim u duk ekstrem. Vendosëm që DPSHTRR duhet të ishte përgjegjëse për kolaudimet, të gjithë dyshuan në fillim por mënyra si ne ngritëm të gjithë logjistikën, bënë që kolaudimi të kthehet në një proces, pa mund, të drejtë. Numrat janë me të vërtetë impresionuar sa i përket kolaudimit. Ndërkohë testimet online janë një tjetër risi e ofruar nga DPSHTRR. Ka qenë hapi më i mirë që kemi bërë, duke shkurtuar, kohë, letra pa fund duke i dhënë mundësi të gjithëve.
Kodi rrugor ka pësuar disa herë ndryshime që kanë për syni përafrimin me atë të BE. Numri I makinave gjatë verës është disafish i rritur, të gjitha këto kërkojnë angazhim. Por duhet të angazhohemi akoma më shumë. Të injektojmë teknologji të re. Duke nisur nga sot Kreshnik Bajraktari do të drejtojë DPSHTRR. Prej kohësh ka kontribuar në transportin publik në MIE dhe Bashkinë e Tiranës. Bashkëpunëtor I mirë, zyrtar I ndërgjegjshëm, do të jetë një drejtues mbështetës. Punët e mira bëhen me skuadra të mira të motivuara,” tha Balluku./ Dosja.al
kreshnik bajraktari dpshtrr belinda balluku
Politike
29 Tetor 2025, 10:39
I.A
Erion Veliaj dhe Aulon Kalaja
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës Aulon...
Politike
29 Tetor 2025, 08:22
M.L
Foto ilustruese
DUBAI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale lidhur me prezantimin e Shqipërisë në...
Politike
28 Tetor 2025, 22:55
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re të propozuar...
Politike
28 Tetor 2025, 20:30
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe m...
Politike
28 Tetor 2025, 20:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjet e rënda, të cilat kanë ndodhura ditën e sotme ...
Politike
28 Tetor 2025, 19:38
E. D
Gjadri
GJADËR- Gazeta italiane, La Repubblica shkruan se një vizitë e papritur në qendrën e emigrantëve në Gja...
Politike
28 Tetor 2025, 19:09
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Tedi Blushi ka deklaruar sot se Partia Liria është e vendosur për përshpejtimin e integrimit europian dhe...
Politike
28 Tetor 2025, 19:06
E.d
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive. Gjatë...
Politike
28 Tetor 2025, 19:04
E.d
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokartike, Jorida Tabaku dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim...
Politike
28 Tetor 2025, 18:59
E.d
Alba Kokalari
TIRANË- Eurodeputetja, Alba Kokalari ka deklaruar sot se Shqipëria ndodhet në një moment historik, ku të gjithë...