E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, Blushi tha se lideri i forcës së dytë opozitare dhe të tretë politike në vend, Ilir Meta ndodhet prej më shumë se një viti, në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale.
TIRANË- Tedi Blushi ka deklaruar sot se Partia Liria është e vendosur për përshpejtimin e integrimit europian dhe respektimin e standardeve demokratike. Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, Blushi tha se lideri i forcës së dytë opozitare dhe të tretë politike në vend, Ilir Meta ndodhet prej më shumë se një viti, në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale.
Sipas tij, Meta është burgosur me urdhër të Kryeministrit Rama. Blushi deklaroi se i informoi eurodeputetët me gjetjet e raportit të OSBE–ODIHR për zgjedhjet 11 majit, të cilat nuk ishin as të lira as të barabarta. Në fund, deputeti Blushi tha se Partia e Lirisë thekson se standardet e Bashkimit Europian duhet të plotësohen në mënyrë cilësore dhe të qëndrueshme.
Deklarata e Blushit
Kënaqësi e veçantë, që në kuadër të takimit të 20 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian, të zhvillonim sot një takim me delegacionin e Parlamentit Europian. Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, deputetët Z. Edmond Haxhinasto, Znj. Erisa Xhixho dhe Znj. Brunilda Haxhiu vlerësuam rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe plotësimit sa më parë të kritereve që duhet të përmbushë vendi ynë.
Theksuam kontributin e veçantë ndër vite të Partisë së Lirisë dhe Presidentit të saj, Z. Ilir Meta për integrimin europian të vendit tonë dhe rikonfirmuam qëndrimin e palëkundur për avancimin e këtij procesi, duke vijuar angazhimin e vendosur për të punuar për forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, garantimin e votës së lirë, sundimin e ligjit, ekonominë e lirë, të hapur dhe konkurruese, respektimin e lirive, të drejtave e dinjitetit njerëzor, në respekt edhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, kushte thelbësor për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
I njohëm eurodeputetët me faktin se prej më shumë se një viti, Z. Meta, lideri i forcës së dytë opozitare dhe të tretë politike në vend ndodhet në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, nën masa represive dhe antiligjore, i rrëmbyer në mënyrë kriminale dhe i burgosur politik me urdhër të Edi Ramës. Standardet kriminale të rrëmbimit të Z. Meta kanë vulosur dhe standardet e hetimit, fund e krye politike, në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që nuk kanë asnjë lidhje me standardet europiane të drejtësisë.
I njohëm gjithashtu eurodeputetët me gjetjet e raportit të OSBE–ODIHR për zgjedhjet farsë të 11 majit, që nuk ishin as të lira, as të barabarta, as të ndershme dhe as të fshehta, ku opozita kishte përballë partinë-shtet, si dhe theksuam me vendosmëri se këto gjetje ishin konfirmim i shqetësimeve dhe denoncimeve të drejta të ngritura prej kohësh nga Partia e Lirisë dhe opozita shqiptare. Theksuam përdorimin e krimit të organizuar, aseteve publike dhe shit-blerjen e votës që cënuan standardet e zgjedhjeve dhe shkelën kriteret themelore të Kartës së Kopenhagenit. Partia e Lirisë duke mbështetur me vendosmëri ecurinë e procesit të integrimit thekson se standardet e Bashkimit Europian duhet të plotësohen në mënyrë cilësore, të qëndrueshme dhe t’u shërbejnë së pari krijimit të një standardi europian për jetesën e qytetarëve shqiptarë./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive. Gjatë...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokartike, Jorida Tabaku dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim...
Alba Kokalari TIRANË- Eurodeputetja, Alba Kokalari ka deklaruar sot se Shqipëria ndodhet në një moment historik, ku të gjithë...
Fredi Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe zgjedhjet e 11 m...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato e ka cilësuar rrugëtimin e Shqipërisë në BE...
Andreas Schieder TIRANË- Andreas Schieder, Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë ka deklaruar se Shqi...
Edi Rama Arabia Saudite - Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot nga Arabia Saudite se Bashkimi Evropian ka mbetur tek armatimi. Gjatë f...
Edi Rama Arabia Saudite - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Arabia Saudite se në Perëndim, mungon imagjinata dhe dëshira p&eu...
Ilir Meta TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta, pas shtyerjes së seancës paraprake nga GJKKO, ka reaguar sot me 'përbuzje' ndaj provave të ...
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se është gati të takohet me Kryeministrin Rama për t&eu...