Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, Zhupa tha se investimet strategjike e kanë përfituar këtë status si pasojë e mungesës të theksuar të procedurave konukrenciale dhe transparences publike.

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive. Gjatë fjalës së saj në Këshillin e Stabilizim-Asociimit, Zhupa tha se investimet strategjike e kanë përfituar këtë status si pasojë e mungesës të theksuar të procedurave konukrenciale dhe transparences publike.
Ajo tha se aeroporti i Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Sipas saj gjatë fushatës elektorale, investitorët strategjik kishin objektiv votat në zonat e tyre. Për këtë ajo tha se janë premtuar investime të reja stategjike në Lëkurs dhe në Ksamil.
Fjala e plotë e Ina Zhupës
Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive e preferenciale të “investimeve strategjike”. Keta të fundit kanë përfituar këtë status jo rrallë herë në mungese të theksuar të procedurave konukrenciale dhe transparences publike, por mbi të gjitha persona të veshur me pushtet politik si në rastin e bashkeshortit të ish-Ministres së Jashtme Znj. Xhacka apo pastrimit të parave nga krimi i organizuar nëpërmjet inidividësh presta nome pa historik të kapitalit financiar të justifikueshem.
Gjatë fushatës elektorale investitorët strategjik kishin objektiv votat në zonat e tyre, në zonen time elektorale janë premtuar investime të reja stategjike në Lëkurs, në Ksamil. Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë korruptiv edhe publikisht dhe në shkelje të MSA per mungese konkurencë në tenderim, i aeroportit të Vlorës, vazhdon të mbetet një rrezik për biodiversitetin e florës e faunën së lagunës së Nartës.
Nga ana tjetër prej muajsh, mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut u tërhoq nga supervizimi për shkak dhe të presionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikut mjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht dhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur. Projekte infrastrukturore ngelen projekte korruptive dhe që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë si destinacion turistik dhe janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.
Ligji nr. 81/2017, i Zonave të Mbrojtura ishte hartuar në frymën e legjislacionit dhe parimeve Evropiane me asistencën e ekspertëve dhe deri në këtë moment nuk ishte paraqitur asnjë raport apo analizë studimore e cila dëshmonte vështirësitë e implementimit të ligjit apo probleme të mundshme në terren. Pra dukshëm, nuk kishte asnjë arsye apo shqetësim real për të propozuar ndryshime drastike në këtë kuadër ligjor. E aq më pak, nuk ishte aspak e nevojshme që këto ndryshime të bëheshin pa konsultime me ekspertë dhe institucionet përgjegjëse vendase apo të huaja.
Në lidhje me mjedisin kujtojmë se në vitin elektoral, janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë në histori…Dhe që të gjitha këtu, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me certifikatë shteti. Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.
Në Shqipëri u harxhuan miliona euro dhe vazhdojnë harxhohen për futjen e metodës së incenerimit dhe tashmë morën kthesë pa pranuar dështimin dhe duke vazhduar të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt asnjë incenetor nuk funksion as ai i Elbasanit, as u Fierit dhe ai i Tiranës as nuk ekziston dhe merr 80.000 euro çdo ditë nga taksat e qytetarëve. Një aferë 430 milion euro dhe problemi i mbetjeve është berë tashmë edhe problem i korrupsionit përveç se nuk është zgjidhur, ku shumë kanë shkuar në burg dhe të tjerë do të shkojnë. Bashkimi Europian nuk mbështet aferat korruptive që fshihen me pretendimin e zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe me demek procesin e integrimit./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokartike, Jorida Tabaku dhe nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim...
Alba Kokalari TIRANË- Eurodeputetja, Alba Kokalari ka deklaruar sot se Shqipëria ndodhet në një moment historik, ku të gjithë...
Fredi Beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe zgjedhjet e 11 m...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato e ka cilësuar rrugëtimin e Shqipërisë në BE...
Andreas Schieder TIRANË- Andreas Schieder, Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë ka deklaruar se Shqi...
Edi Rama Arabia Saudite - Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot nga Arabia Saudite se Bashkimi Evropian ka mbetur tek armatimi. Gjatë f...
Edi Rama Arabia Saudite - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Arabia Saudite se në Perëndim, mungon imagjinata dhe dëshira p&eu...
Ilir Meta TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta, pas shtyerjes së seancës paraprake nga GJKKO, ka reaguar sot me 'përbuzje' ndaj provave të ...
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se është gati të takohet me Kryeministrin Rama për t&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit që...