LIVE UPDATES
Politike

"Për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv"/ Gonzato: E rëndësishme të përmbushen kriteret...

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Gonzato tha se për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare dhe përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht. 

28 Tetor 2025, 18:39 Nga E. D
"Për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv"/ Gonzato: E
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato e ka cilësuar rrugëtimin e Shqipërisë në BE si një moment vendimtar, një objektiv kombëtar të përbashkët që gëzon mbështetjen e të gjithë spektrik politik. Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Gonzato tha se për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare dhe përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht. 

Ai theksoi se institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme. Sipas tij, shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, që ato të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Gonzato shtoi gjithashtu se qeveria duhet ta informojë parlamentin në kohën e duhur për masat që synon të ndërmarrë për anëtarësimin.

“Ky takim zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit, kemi një parlament të ri në Shqipëri, dhe një qeveri të re që i ka vendosur një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit të BE. Kjo është ambicie e të dyjave palëve, pra anëtarësimi i BE-së mbetet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik.

Për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare. Përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht. Kjo është provë kyçe e Shqipërisë. Duhet ruajtur llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësore.

Institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme. Në fushën e parandalimit të korrupsionit, masat përfshijnë verifikimin e deklaratave të pasurisë. Kodi Penal duhet të ndryshohet, përfshirë dhe kriminalizimin e shpifjes. Duhet një sistem paralajmërimi për zbulimin e drogave të reja dhe një udhërrëfyes të qartë për përafrimin e Shqipërisë me politikat e BE.

Nëse Shqipëria synon të përmbushë objektivin për vitin 2027, duhet që së pari të dorëzojë rezultatet mbi piketat e përkohshme brenda këtij viti, dhe në 2026 të përqendrojë të gjitha përpjekjet në reformat e tjera për të gjitha grup-kapitujt. Shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, që ato të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Ndaj duhen investime në institucione të forta.

Për të gjitha këto, Kuvendi ka rol thelbësor. Qeveria duhet ta informojë parlamentin në kohën e duhur për masat që synon të ndërmarrë për anëtarësimin. Ndërkohë, parlamenti duhet të ketë të gjitha mundësitë reale për t’i analizuar këto masa. Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me numra, por mbi të gjitha me përfshirje.

Procesi i anëtarësimit nuk mund dhe nuk duhet të shihet thjesht si një negociatë mes qeverisë aktuale dhe Komisionit Evropian, por është një qasje gjithëpërfshirje, ku luajnë rol gjitha forcat politike. Kuvendi është hapësira e duhur ku të gjitha forcat politike debatojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përmes mjeteve demokratike, dhe kjo hapësirë duhet të garantohet dhe respektohet“, deklaroi Gonzato./Dosja.al

silvio gonzato

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë