LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Pa qeveri dhe pa buxhet, Kosova drejt krizës ekonomike

Për kabinetin e ri qeveritar votuan vetëm 56 deputetë, kundër ishin 48, ndërsa katër deputetë abstenuan. Ky dështim mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Për më tepër, për shkak të mungesës së institucioneve të reja, ekziston rreziku që vendi të përballet me krizë ekonomike, pasi nuk do të mund të miratohet buxheti për vitin 2026.

28 Tetor 2025, 22:55 Nga E. D
Analiza: Pa qeveri dhe pa buxhet, Kosova drejt krizës ekonomike
foto ilustruese

KOSOVË- Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Dështimi në zgjedhjen e qeverisë ndodhi pasi koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk arriti t’i sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.

Për kabinetin e ri qeveritar votuan vetëm 56 deputetë, kundër ishin 48, ndërsa katër deputetë abstenuan. Ky dështim mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Për më tepër, për shkak të mungesës së institucioneve të reja, ekziston rreziku që vendi të përballet me krizë ekonomike, pasi nuk do të mund të miratohet buxheti për vitin 2026.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka treguar se dështimi i votimit të qeverisë do të lërë gjurmë në disa aspekte.

“Shqetësimi më i madh është së Kosova po hyn në një krizë, e cila do të lërë gjurmë jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, social dhe kulturor, dhe në këtë drejtim, dështimi i votimit të qeverisë, apo mosarritja e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve apo qeverisë së re, do të ketë efekte normë negative ne aspektin ekonomik, qoftë në aspektin intern qoftë në aspektin ekstrem”.

Gërxhaliu pohoi se në aspektin e brendshëm po shihet që është mungesa e dëgjimeve buxhetore për përgatitjen e buxhetit për vitin 2026.

“Dhe e tëra kjo ndikon në faktin që më shumë se 36 agjencione të ndryshme janë të pa udhëhequra, dhe vetëm me ushtrues detyre. Kjo po e dëmton në masë të madhe në aspektin ekonomik Kosovën. Dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti së në aspektin ekstrem, jemi nën sanksione të BE-së, jemi në një ngërç politik në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ngrirjen e partneritetit strategjik”.

Po ashtu, ai tha se si pasojë e mungesës së institucioneve, Kosova nuk do të mund të përfitojë as nga plani i rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Kemi më tepër se 600 milionë euro, vlera të projekteve që janë të pezulluara nga Bashkimi Europian, kemi më tepër se 218 milionë euro në IPA 2 dhe IPA 3, dhe kemi një buxhet prej 300 milionë e gjysmë fondi investim për Ballkanin Perëndimor, dhe këtu Kosova nuk përfshihet, atëherë paramendoni se cilat janë efektet në të ardhmen”.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është shprehur i zhgënjyer nga dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të formuar Qeverinë e re, duke thënë se ky është një “zhvillim zhgënjyes pas kësaj krize të zvarritur institucionale”.

“Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e KDI-së të publikuar në rrjetin social.

Si pasojë e “bllokadës dhe polarizimit të thellë politik”, KDI-ja thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishin zgjidhja më e mirë.

“Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit”.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka treguar se nëse nuk aprovohet ligji për buxhetin dhe nëse nuk dërgohet në Kuvend për votim, Kosova nga 1 janari nuk do të ketë mundësi të shfrytëzojë asnjë një cent nga buxheti i shtetit.

“Siç e dini nuk kemi as qeveri po ashtu edhe kuvendi është pa ndonjë fuqi dhe nëse nuk arrihet ky ligj të aprovohet me kohe pas një janarit shteti i Kosovës nuk do të ketë mundësi të shfrytëzojë asnjë pagesë nga buxheti i saj”.

Mosmiratimi i buxhetit do ta fuste Kosovën në krizën më të thellë financiare që nga paslufta.

“Do të mund të bëhet, deri në muajin mars sa të paguhen pagat e punëtorëve dhe asgjë tjetër, nëse ndodh kjo gjë është shkatërrim i shtetit në emër të patriotizmit”.

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i sapo konstituar që urgjentisht të ndërhyjë për sigurimin e alokimit të buxhetit për RTK-në, për të shmangur përsëritjen e situatës së muajit gusht, kur punëtorët mbetën pa paga dhe funksionimi i transmetuesit publik u rrezikua.

Në reagimin e sindikatës thuhet se kërkesa zyrtare për pagesat e punëtorëve është dorëzuar në adresë të Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së që në fillim të muajit tetor, por deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje.

“SPERTK kërkon transparencë të plotë dhe njoftim publik për gjendjen e pagave dhe të financave të institucionit. Paga është e drejtë ligjore dhe kërkesë legjitime për punën e kryer nga të gjithë punonjësit e RTK-së”, thuhet në reagim.

Sindikata thekson se mungesa e buxhetit rrezikon seriozisht vazhdimin e projekteve programore dhe stabilitetin e institucionit publik, në një periudhë kur RTK ndodhet në procese të rëndësishme zhvillimore.

Ndryshe, më 9 shkurt 2025, në Republikën e Kosovës u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, në të cilat qytetarët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvend.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

Kreu i partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se do t’i kërkojë presidentes Vjosa Osmani që të shkohet në zgjedhje menjëherë. E sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes. Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj./MONITOR

kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj