LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Nëse pranojmë se për hir të një ministri të korruptuar të shtypet opozita për të krijuar barazi, ne pranojmë vendosjen e regjimeve autoritare

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se është arrestuar si person nën hetim pa asnjë akuzë dhe se masat ndaj tij u vendosën pa u thirrur kurrë për të bërë pyetje.

20 Dhjetor 2025, 12:59 Nga E.d
Berisha: Nëse pranojmë se për hir të një ministri
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se për të feja dhe besimi politik është Kushtetuta dhe ligji. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se është arrestuar si person nën hetim pa asnjë akuzë dhe se masat ndaj tij u vendosën pa u thirrur kurrë për të bërë pyetje.

Kryedemokrati tha se Ilir Meta u grabit dhe u keqtrajtua në mes të autostradës si person nën hetim, pa asnjë akuzë. Lideri i opozitës tha se nëse pranojmë se për hir të një ministri të korruptuar të shtypet opozita për të krijuar barazi, atëherë qytetarët pranojmë vendosjen e regjimeve autoritare.

"Tani, të falenderoj për pyetjen. Kam qenë President, kam qenë Kryeministër dhe kurrë nuk do gjendet njeri, gjykatës, prokuror, hetues, polic që të mund të thotë se nuk pata mbështetjen e Sali Berishës në veprimtarinë time për të zbatuar ligjin. Unë ua them ju edhe njëherë, për Sali Berishën, feja dhe besimi politik i tij është Kushtetuta dhe ligji. Dhe i gjithë sekreti im është pikërisht në këtë raport. Në këtë kontekst, në vitet 2005-2013, aty nga viti 2007, ne ngritëm një task forcë, në të cilën unë zgjodha të majtin Altin Dumani për ta kryesuar. E zgjodha me qëllim të majtë, në mënyrë që të priste pa asnjë lloj hezitimi drejt administratës cilindo që shkelte ligjin.

Kam pasur një zyrë departamenti antikorrupsion. Ndoshta 70 përqind e dosjeve që shkonin për ndjekje penale, shkonin nga ky departament. Por aty kishte një organizim tjetër. Ky organizim ishte një task force, që do të thotë se ekipi që shqyrtonte dosjet përbëhej nga prokurorë, që i kryesonte Dumani, përbëhej nga anëtarë të policisë kriminale, përbëhej nga punonjës të tatimeve, doganave dhe SHISH. Kjo ishte garanci se dosja nuk mund të mbyllej. Ndaj dhe cili të dojë, të marrë raportet e DASH të vitit 2009-2010, që tregojnë se të dënuar për korrupsion në atë periudhë, të akuzuar nga kjo task forcë dhe të dënuar nga gjykatat e zakonshme, janë tre herë më shumë se në këtë periudhë.

Janë 620 zyrtarë kundrejt 190 zyrtarëve. Ju mund të thoni se nuk ka pasur emra. Jo, është gabim. Së pari, ministrat me ligj e kanë pasur të ndaluar të merren me tendera, prokurime, koncesione. Së dyti, nuk imagjinohej të mbroja unë, por edhe ministrat e mi nuk e imagjinonin të jepnin dorëheqjen me akuzën e parë. Kështu ka vepruar Fatmir Mediu, kështu veproi Lulzim Basha,kështu veproi Ilir Meta si zëvendëskryeministër. Kishte një standard normal të një vendi që po ecte, që funksiononte shteti ligjor dhe morali i Kushtetutës dhe ligjit. Kurse shihni se ç’ndodh tani. Vijmë tek Spaku.

Problemi im ka qenë ky. Së pari, çdo njeri që ka objeksion, i them rikujto pak dosjet 184 dhe 339, a mundet ato dosje të mbylleshin pa dënuar kriminelët elektoralë? Mbyllja e atyre dosjeve ishte licencë për Edi Ramën që të plaçkisë dhe të bëjë ç’të dojë me zgjedhjet. Së dyti, asnjë opozitar nuk ka imunitet, njëlloj si qytetarët e tjerë, por kur arreston në vit elektoral liderët e partive kryesore opozitare dhe tjetrin e vë në ndjekje penale, ti dëshmon se zgjedhjet do t’i marrësh me çdo kusht. A nuk u shndërrua në këtë rast Altin Dumani në levë të Edi Ramës për grabitjen e zgjedhjeve?

Unë u arrestova si person nën hetim pa asnjë akuzë. Masat ndaj meje u vendosën pa më thirrur kurrë për të bërë ndonjë pyetje. Ilir Meta u grabit dhe u keqtrajtua në mes të autostradës si person nën hetim, pa asnjë akuzë. Atëherë të mos harrojmë kurrë se përparësi absolute duhet të ketë demokracia. Shteti që sot ndoshta dënon më tepër se çdo shtet tjetër me varje dhe vdekje veprat e korrupsionit është Kina. Por atje dënohen edhe kundërshtarët politikë. Dhe një prokurori e tillë që bën gjahun e kundërshtarëve politikë dhe përdoret si instrument për të shtypur pluralizmin është një vegël në duart e regjimit.

Përndryshe, absolutisht mbështes çdo akt, çdo prokuror, çdo hetues, çdo polic, çdo gjykatës që zbaton ligjin. Por duhet të dimë t’i ndajmë dhe nuk duhet të pranojmë kurrë... se këtu është problemi i fatit të Shqipërisë, se në qoftë se pranojmë se për një hir të një ministri të korruptuar të shtypet opozita për të krijuar barazi, ne pranojmë shtypjen e demokracisë dhe vendosjen e regjimeve autoritare. Kjo nuk mund të bëhet kurrë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj