Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shtoi se në vend ka diktaturë pasi po përdorën të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës. Sipas tij 38 mijë qytetarë shqiptarë janë arrestuar nga kryeministri, Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se shumica e atyre që flasin kundër kryeministrit, Edi Rama lënë mandatin ose shkojnë në burg si ish-deputeti, Ervin Salianji. Më tej ai theksoi se ata që flasin zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër apo kryetar parlamenti.
Berisha shtoi se në vend ka diktaturë pasi po përdorën të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës. Sipas tij 38 mijë qytetarë shqiptarë janë arrestuar nga kryeministri, Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite. Ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë vend në botë.
Kreu i PD-së tha se Rama arreston gazetarët ndërsa vrasësit serialë nuk janë në burg. Ai theksoi se gazetari që gjeti se dilte emri i Edi Ramës tek fliste me bandat, është në arrest shtëpie. Sipas tij e vërteta është se nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut. Ai theksoi se vendi i cili ka një nen më të mrekullueshmin në Kushtetutë për lirinë e fjalës, nenin e parë të Kushtetutës, SHBA, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës.
Fjala e Berishës:
Ky takim dhe ky forum mblidhet për problemin më themelor, sepse në hierarkinë e të gjithë të vërtetave që ne qëmtojmë, që ne besojmë, që ne mbrojmë, në politikë, në art, në shkencë, kudo, janë 3-4 prej tyre që janë sa hyjnore, aq edhe tokësore. Që në hierarkinë e të vërtetave dhe vlerave janë më kryesoret. T’i marrim pak se çfarë ndodh me ne.
Liria e fjalës, ne këtu flasim. Flasin edhe disa të tjerë, po shumica e atyre që flet kundër padrinos, lë mandatin dhe shkon në burg siç ka shkuar Ervin Salianji apo zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër, kryetar parlamenti dhe pavarësisht mbi të gjitha se nuk mund të ndodhë kurrë zvarritja në rrugë në një vend ku ka ligj dhe Kushtetutë dhe se nuk mund të arrestohet asnjë person nën hetim. Është diktaturë sepse përdor të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës, të mbjelljes së frikës. Diktatura është mbretëri frike.
Besim, 38 mijë qytetarë shqiptarë ka arrestuar Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite, që nuk ka vend në botë që nuk ia arreston. Është diktaturë se bën arrestimin e lidershipit politik në mënyrë që të mos ketë rotacion. Arreston gazetarët, vrasësit serialë nuk janë në burg. Gazetari që gjeti se dilte emri i Edi Ramës tek fliste me bandat, është në arrest shtëpie. E vërteta, e thashë, nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut sot sepse filloi në mënyrë të pabesueshme, vendi i cili frymëzon me këto të drejta, vendi i cili ka një nen më të mrekullueshmin në Kushtetutë për lirinë e fjalës, nenin e parë të Kushtetutës, SHBA, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës.
Mediat e mëdha që u bënë anticensurë, iu kërkua haptas të vendosnin censurën. Filluan publikisht të flasin se duhet censura. Kjo është e vërteta. Dhe kush e bënte këtë? Ata, të cilët kanë etiketën liberalë. Ua them unë ju se ata janë stalinistë të vërtetë. Dhe ua them me bindjen më absolute. Ata që hiqen si liberalë, ata tani censurë. Po rrezikove fjalën, ke rrezikuar çdo gjë. Ndaj dhe këtu, të gjitha mediat kombëtare janë media qeveritare. Po e dini ju se burgjet në Shqipëri janë një ferr i vërtetë. Nuk mund ta imagjinoni. Janë qindra të sëmurë që nuk ua zbardhin vendimet. Gjykatësi ka një detyrim që brenda kaq ditësh të zbardhë vendimin. 70 ditë, 100 ditë, nuk i zbardhet vendimi.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në forumin "Të drejtat e shkelura" të organizuar nga PD tha se q...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së....
edi rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të Dokumentit të Partneritetit me BE mes Përfaqësueses s&e...
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se sot në Bruksel është nënshkruar Marr&e...
foto e meparshme e lidereve te be dhe ballkanit perendimor BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian do të ...
Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së...
Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka...
selia blu TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për ndë...
fatmir mediu TIRANË- Seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen "Gërdeci" &e...
Foto ilustruese BRUKSEL- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, &e...