18 Dhjetor 2024, 10:57
Nga r.ll
foto e meparshme e lidereve te be dhe ballkanit perendimor
BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian do të takohen ditën e sotme në Bruksel. Fokusi i samitit të sotëm është forcimi i partneritetit mes vendeve përmes integrimit gradual të rajonit në disa prej politikave të BE, ndërsa pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët.
Samiti, punimet e të cilit nisin rreth orës 17:30, është thirrur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili tre ditë pas mandatit, shtroi një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet me dije se Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Kosova me presidenten Vjosa Osmani.
Samiti do të ndahet në dy sesione dhe rëndësi do i kushtohet bashkëpunimit politik dhe ekonomik BE-Ballkani Perëndimor. Plani i rritjes për rajonin, thellimi i angazhimeve politike të BE-së me Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës së përbashkët dhe të sigurisë, bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, lufta në Ukrainë dhe ndikimi hibrid i Rusisë në vendet e rajonit, do të jenë disa nga temat të cilat do të trajtohen në samitin e sotëm.
Axhenda e Samitit BE-Ballkani Perëndimor
16:30 - 17:10: Mbërritjet dhe deklaratat për mediat
17:15: Mirëseardhja zyrtare nga Presidenti Costa dhe Presidentja von der Leyen
17:30: Foto familjare
17:45: Sesioni i punimeve të samitit
19:30: Konferencë për shtyp me Presidentin Costa dhe Presidenten von der Leyen
20:00: Darka e punës
Ky samit mbahet në Bruksel, një ditë pas hapjes së grupkapitullit të gjashtë për integrimin e Shqipërisë në union dhe zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me BE-në
samiti be-ballkani perendimor 18 dhjetor 2024 bruksel
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:37
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:27
N.F
Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:29
r.ll
selia blu
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për ndë...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:08
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen "Gërdeci" &e...
Politike
18 Dhjetor 2024, 08:43
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, &e...
Politike
18 Dhjetor 2024, 08:30
r.ll
pamje nga brukseli
BRUKSEL - Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga takimi i djeshëm në Bruksel ku u zhvilluar Ko...
Politike
17 Dhjetor 2024, 22:01
ZH.LL
Bislimi
BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka dhënë të tjera detaje nga takimi i sotëm në Bruksel. Bislimi ka...
Politike
17 Dhjetor 2024, 20:32
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar situatën e arsimit në Shqipëri. Gjatë një takimi me pedagogë...
Politike
17 Dhjetor 2024, 20:23
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë...
Politike
17 Dhjetor 2024, 20:11
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do ta konsiderojë arsimin si çështjen më serioze t...