Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai e cilësoi inaugurimin e Trump si një rikthimet më të fuqishme dhe të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit me votën e lirë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Berisha e nisi fjalën e tij me rikthimin e Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 vitet e ardhshme. Ai e cilësoi inaugurimin e Trump si një rikthimet më të fuqishme dhe të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit me votën e lirë.
Berisha tha se në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka bërë sa në një mandat. Lideri demokrat komentoi vendimin e Trump se në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, dhe sipas tij me këtë mer fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë. Kreu i PD-së tha se pas SHBA, "kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit" më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria. Më tej shtoi se nuk ka një vend të dytë në botë që përfiton më shumë nga dekretet e Trump se sa Shqipëria
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Së pari, ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë anëtarët e degëve të PD të kryeqytetit të vendit, mbështetësit tanë kudo që janë. Të dashur miq, ndryshime të mëdha, të jashtëzakonshme kanë ndodhur këto ditë në timonin e Shtëpisë së Bardhë me inaugurimin e presidentit Donald Trump, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit me votën e lirë.
E kam theksuar dhe e theksoj se nuk ishte një mrekulli vetëm për kombin amerikan, por kjo ishte një mrekulli për të gjitha kombet dhe njerëzit e lirë në mbarë botën. Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat. Ai premtoi në mënyrë të përsëritur kombit amerikan një transformim të SHBA, çka nënkupton dhe një transformim të të gjithë asaj që fuqia amerikane projekton në mbarë botën.
Ky transformim në dy ditë çmontoi në mënyrë themelore të gjithë doktrinën, praktikën e agresionit të frymëzuar nga ekstremi i majtë marksist-leninist dhe post-marksist sorosian ndaj familjes.
Presidenti Donald Trump bëri të qartë se cila është familja për SHBA, ajo që ka qenë nga Adami dhe Eva dhe gjer para këtij agresioni që u ndërmor vitet e fundit ndaj familjes me numerotimin e prindërve me numër 1 dhe 2 dhe me idenë e krijimit të fermave të femrat për qëllimet më të mbrapshta njerëore. Në këto dekrete të një rëndësie historike merr fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë. Karl Marksi kishte parashikuar Njeriun e Ri, njeriun me tru të shpëlarë nga ideologjia marksiste, por nuk kishte parashikuar ndryshimin e gjinisë.
Presidenti dekretoi se sot e tutje në SHBA, gjinitë do jenë vetëm ato që ka falur Zoti. Burrë dhe grua apo mashkull dhe femër. Këto qëndrime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për SHBA. Por u garantoj se pas SHBA, kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria. Pra, për ne këto dekrete marrin një rëndësi shumë të madhe sepse nuk do mund të përdoren më kurrë as fuqia dhe as paratë e taksapaguesve amerikanë për të promovuar agjenda të përçudnuara si këto që ai i ndaloi në SHBA. Pra, në rast se ne kemi parasysh se u bëmë kopshti eksperimental i sorosizmit, nuk ka një vend të dytë që përfiton më shumë nga këto dekrete se sa Shqipëria.
Ky është një lehtësim i madh. Do ju rikujtoj këtu fjalët e një burri të moshuar, fisnik. Gazetari e pyet, çfarë të duket ty kjo, ai përgjigjet se kjo është një gjë shumë e madhe. Po pse, i thotë gazetari, çfarë të lidh ty me Trump. Me Trump më lidhin nipat dhe mbesat e mia, se shkojnë dhe kthehen siç janë dhe jo të transformuara, siç ishte praktika dhe projekti.
Ky qytetar ka thënë të vërtetën më të madhe. Imagjinoni për një moment thirrjen e kandidates, përfaqësues së ekstremit të majtë, refugjatë ilegale, do u marrin përsipër shpenzimet e ndryshimit të gjinisë.
Konferenca TAXHIKISTAN- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka njoftuar ditën e sotme se është caktuar...
alex soros, edi rama ZVICËR- Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka ndarë pamje nga rrjetet e tij sociale nga pjesmarrja në Fo...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike ka nisur me procesin e përgatitjes së zhvillimit të Primareve, nga ku do të dalin kandidat&...
Trump TIRANË- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sër&eu...
ilir beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar aku...
Vullnet Sinaj TIRANË - Në seancën e ardhshme parlamentare deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të vendosin me...
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes EFTA-Kosovë në Davos, Zvicër. KOSOVA- Nëse një prodhues vendës kosovar...
Ivi Kaso TIRANË - Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, foli ditën e sotme mbi amendamentin e propozuar nga opozi...
Oerd Bylykbashi TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, dhe sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi...
Dhurata Çupi TIRANË - Po mbahet sot mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve, aty ku po diskutohet projektligji për letërn...