LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n?

Këtë e ka mundësuar një marrëveshje e saponënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), ku, përveç Zvicrës, bën pjesë edhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

23 Janar 2025, 14:22 Nga M.B
Analiza: Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes EFTA-Kosovë në Davos, Zvicër.

KOSOVA- Nëse një prodhues vendës kosovar është detyruar të paguajë një tarifë shtesë doganore prej 10 për qind për t’i eksportuar mallrat e veta në një vend me mërgatë të madhe, si Zvicra, nga tani ai, lëre më që nuk do të paguajë çmim shtesë, por nuk do të paguajë fare tarifë doganore. Këtë e ka mundësuar një marrëveshje e saponënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), ku, përveç Zvicrës, bën pjesë edhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

Heqja e tarifave është një nga lehtësitë që do t’i gëzojnë kompanitë kosovare që eksportojnë apo duan të eksportojnë në vendet anëtare të EFTA-s, me të cilën Kosova e nënshkroi më 22 janar një Marrëveshje për Tregti të Lirë, më pak se tri vjet pasi i hapi bisedimet me këtë organizatë. Marrëveshja ofron shumë mundësi, përfshirë ato për importimin dhe eksportimin e mallrave. Konsumatorët dhe kompanitë mund të gëzojnë çmime më të lira, ndërsa kompanitë vendëse mund t’i shesin produktet e tyre më me lehtësi në tregjet e huaja.

Marrëveshja u mundëson kompanive në vendet kontraktuese qasje të ngjashme ose më të mirë sesa konkurrentët e tyre nga vendet e treta, sipas EFTA-s. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje nënkupton shumë për Kosovën.

“Marrëveshje të tilla, për një treg të vogël, siç është Kosova, duhet të kenë qëllim strategjik sa më shumë, sepse kjo u ndihmon investimeve të huaja, sepse çdo investitor që vjen në Kosovë i prodhon dhe eksporton mallrat në këto vende të EFTA-s”, pohon Rafuna.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i bindur pas nënshkrimit të marrëveshjes në Davos të Zvicrës se ajo “do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët e të gjitha vendeve [palë]”. Marrëveshja mes Kosovës dhe EFTA-s mbulon fusha si tregtia e mallrave dhe shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, lehtësimin tregtar, zhvillimin e qëndrueshëm tregtar, dhe provizionet ligjore e horizontale.

Sipas Rafunës, prodhuesit vendës do të përfitojnë më së shumti nga kjo marrëveshje, për arsye se do ta kenë mundësinë që të gjitha produktet me origjinë të Kosovës t’i eksportojnë në këto vende, pas pasur nevojë të paguajnë tarifë doganore. E njëjta do të vlejë edhe për mallrat që hyjnë në Kosovë nga këto vende.

“Ne kemi diasporë shumë të madhe në Zvicër, dhe falë kësaj marrëveshjeje ata do të përfitojnë, për t’i tërhequr produktet e Kosovës në tregun zviceran, por edhe produktet e tyre, apo partnerëve të tyre, në tregun kosovar, pa tarifë doganore”, thotë Rafuna.

Kompania “S//Sprint”, me bazë në Podujevë, e cila merret me prodhimin e veshjeve sportive, ka vite që eksporton prodhimet e veta në anëtaren e EFTA-s, Zvicrën, si dhe në vende të tjera rajonale dhe evropiane. Pronari i saj, Sami Sopa, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania është përballur në të kaluarën me vështirësi për të eksportuar në tregun zviceran, duke u detyruar të paguajë tarifë shtesë doganore.

“Kur është futur malli i Kosovës në Zvicër, ata kanë menduar që është evropian, më vonë kanë konstatuar që është nga Kosova, dhe kanë kërkuar pagesë shtesë deri në 10 për qind”, tregon Sopa.

Ai shpreson se marrëveshja do t’ia lehtësojë eksportin në tregun zviceran, të cilin e cilësoi si “shumë të volitshëm dhe të rëndësishëm për ne, sepse kemi shumë mërgimtarë atje, të cilët i blejnë produktet tona”.

Rreth 115.000 kosovarë jetojnë në Zvicër, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022 të Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Imigrim. Agjencia e Statistikave e Kosovës ende s’i ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 për kosovarët që jetojnë në Zvicër. Sopa thotë se kompania e tij do të synojë ta shfrytëzojë edhe mundësinë që marrëveshja e re ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s ua ofron kompanive kosovare për të eksportuar mallra edhe në tregjet e vendeve të tjera.

Tregtia dypalëshe mes Kosovës dhe EFTA-s nisi qysh në vitin 2008, pas pavarësimit të vendit. Prej atëherë, ka shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa më 2023 e arriti shifrën më të lartë: 176 milionë euro, sipas të dhënave në ueb-faqen e kësaj organizate. Gjatë vitit 2023, Kosova eksportoi në vendet e EFTA-s mallra në vlerë prej 76 milionë eurosh, ndërsa importoi produkte nga to në vlerë prej 99 milionë eurosh. Shkalla mesatare e importit shënoi rritje prej 20.4 për qind në pesë vjetët e fundit, ndërsa ajo e eksportit 26.6 për qind gjatë asaj periudhe.

Tregtia ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës gjatë vitit 2023 arriti vlerën e 141 milionë eurove. Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 75 milionë eurosh në Zvicër, ndërsa importoi në vlerë prej 66 milionë eurosh nga ajo. Në të dhënat për tregtinë me Zvicrën futet edhe Lihtenjshtajni, pasi këto dy vende kanë doganë të përbashkët, sipas EFTA-s. Kosova eksporton në vendet e EFTA-s kryesisht mallra si orendi, plastika, hekur dhe çelik, si dhe produkte të drurit, ndërsa importon nga to kryesisht vetura, produkte farmaceutike, duhan dhe makineri./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet