9 Prill 2025, 12:33
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se qeverisja e kryeministrit Edi Rama ka arritur të largojë nga Shqipëria më shumë shqiptarë se pushtimi serb në Kosovë.
Berisha u shpreh se do ndërmerret një reformë tërësore për rendin dhe sigurinë, ndërsa shtoi se subjektet e padrejtësive ligjore që janë bërë, do marrin vendin që meritojnë, pasi sipas tij janë ndëshkuar se janë përballur me krimin. Ai tha se do të rikthejnë respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe garantimin e sigurisë së tyre.
"Edi Rama kërkon një mandat të katërt pasi në 12 vite të qeverisjes së tij janë larguar më shumë shqiptarë nga trojet e tyre se nga të gjitha pushtimet, përfshi pushtimin serb. Nuk ka arritur pushtimi serb të largojë nga Kosova në 12 vite sa largoi ky nga Shqipëria. Një reformë tërësore, e cila është parashikuar në program, të cilën do e plotësoni me mendimet tuaja, me idetë tuaja, do të ndërmerret. Të gjithë ju, subjekt i padrejtësive të mëdha ligjore që janë bërë, do merrni vendin që meritoni. Ju u ndëshkuat se u përballët me krimin. Ju u ndëshkuat për t’i hapur rrugën krimit.
Do mbetet ditë e zezë në historinë e këtij institucioni, kur një vagabond, një delinkuent si Saimir Tahiri, shpallte shkrirjen e policisë kriminale se kishte kapur prindërit e tij teksa bënin kontrabandë. Dhe i hapte rrugën krimit, skafeve dhe trafiqeve të tij personale, familjare. Ky ishte fillimi i Edi Ramës, i qeverisjes së Edi Ramës. Në aktin më të parë hapi portat në të katër anët për krimin dhe trafiqet. Por e drejta për ju do vendoset me vendosmëri dhe duhet të jeni krenarë për detyrat që keni kryer.
Gjykatësit dhe prokurorët që u përballën dhëmb për dhëmb me krimin dhe u larguan nga detyra me vetingun gjueti shtrigash, ata që dhanë dënime përjetë për bandat e qeverisë socialiste, ata janë sot jashtë institucioneve si hakmarrje për ta. Të gjitha këto, marrin fund! Unë besoj plotësisht tek ju. Besoj plotësisht tek burrat dhe gratë, tek institucionet, në Policinë e Shtetit, në prokurori, në gjykata, që kanë vullnet të zbatojnë ligjin. Në këtë mënyrë të zbatojmë narkoshtetin me shtetin ligjor. Të rikthejmë respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe garantimin e tyre. Garantimin e sigurisë së tyre.
Sot burgjet e tyre janë në shumë aspekte tejkalojnë burgjet e kohës staliniste, e kohërave më të egra. Unë po vij nga Këshilli i Europës, bëra një denoncim shumë të fuqishëm në Komitetin e Antitorturës. Çfarë ndodh? Njëri pas tjetrit lajmet, vdiq filani, 28 vjeç, vdiq tjetri 32 vjeç nga vdekje natyrale. Nuk ka vdekje natyrale për një 28 vjeçar apo për një 32-vjeçar. Këto janë të gjitha fshehje të krimeve që ndodhin në këto institucione, ku vetë ministri, vetë Uluziu merret direkt me akte të ulëta, provokime pa asnjë lloj koncepti për dinjitetin njerëzor. Kudo që të jetë, cilido që të jetë, ai ka dinjitetin e tij. Duhet të ketë sigurinë e tij.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
9 Prill 2025, 12:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do të largohen nga Polici...
Politike
9 Prill 2025, 12:07
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit qeverisës t&...
Politike
9 Prill 2025, 11:34
N.F
Delegacioni i OSBE-ODIHR
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditë...
Politike
9 Prill 2025, 11:25
r.ll
basir collaku
MAT- Kandidati i PD për deputet në Mat, Basir Çollaku ka denoncuar në fhsatin Bushkash po shpërndahen produkte me ...
Politike
9 Prill 2025, 11:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në rrjetet e tij sociale takimin e radhës mes emigrantët shqiptarë në ...
Politike
9 Prill 2025, 10:42
N.F
Rama
TIRANË-Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit ...
Politike
9 Prill 2025, 10:22
N.F
Beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ngritur alarmin, se pronat në Jug të vendit po vidhen nga ministra, deputetët dhe njerë...
Politike
9 Prill 2025, 10:31
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujd...
Politike
9 Prill 2025, 10:04
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij në konferencën Rajona...
Politike
9 Prill 2025, 09:32
N.F
Fergus Eckersley
KOSOVË- Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve t&eu...