LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Partitë e vogëla refuzuan koalicionin me ne dhe i hoqën të paktën 8 deputetë opozitës

Berisha foli për rolin e partive të vogla, të cilat refuzuan koalicionin me opozitën dhe, në vend që të forconin frontin kundër mazhorancës, kontribuuan në dobësimin e saj duke i "hequr" të paktën tetë mandate.

23 Maj 2025, 12:57 Nga I.A
Berisha: Partitë e vogëla refuzuan koalicionin me ne dhe i hoqën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor të fundit, të cilin e cilësoi si një farsë të organizuar dhe të mbështetur nga strukturat shtetërore nën kontrollin e qeverisë. Berisha foli për rolin e partive të vogla, të cilat refuzuan koalicionin me opozitën dhe, në vend që të forconin frontin kundër mazhorancës, kontribuuan në dobësimin e saj duke i "hequr" të paktën tetë mandate. Ai përmendi përdorimin e fondeve publike, kontrollin e mediave dhe përfshirjen e grupeve kriminale si faktorë kryesorë që, sipas tij, kanë deformuar vullnetin e qytetarëve.

"Kur thua zgjedhjet farsë, ti nuk ke thënë se çdo votë është farsë. Kur thua zgjedhjet farsë, thua se ky regjim ka përdorur ose ka zbatuar farsën elektorale në vend të zgjedhjeve demokratike. Dhe që ky regjim ka aplikuar farsën elektorale, nuk është se e them unë këtë gjë, por kjo është e dokumentuar, e ceritifkuar dhe e denoncuar nga 82 parti politike të Europës, të qendrës së djathtë. Në qoftë se regjimi, shtetin e shndërron në shtet elektoral, në kuptimin që përdor të gjitha burimet financiare të shtetit për të marrë zgjdhjet, siç ndodhi me 76 milionë, 100 euro për çdo pensionist. Siç ndodhi me 200 milionë të faljes së gjobave. Siç ndodhi me miliona të tëra që po i llogarisin për tërmetet, se vazhdon historia e tërmeteve.

Siç ndodhi me 500 milionë euro prokurime. Siç ndodhi me dhjetëra miliona euro të tjera asfaltime dhe zhavarr. Siç ndodhi me shpalosjen e sistemit të patronazhistëve të përbërë nga zyrtarë, policë, oficerë, gjykatës, prokurorë në mbarë vendin, atëherë gara është vetëm farsë. Por nuk janë vetëm këto. Janë bandat, janë vrasësit serialë, dimension tjetër i pamohueshëm i kësaj farse. Pra, tani në modelin e farsës ka një gjë, modeli i farsës është ky, në këtë model fiton gjithnjë diktatura, nuk fiton kurrë opozita. Dhe ai që mendon se mund të fitojë farsën, ai beson gënjeshtrën e tij se ka një histori botërore farsa. Pa thënë pastaj kontrollin e tmerrshëm mediatik. Ju e keni parë, janë faqe të tëra që i kushtohen kontrollit qeveritar të medias, censurës.

Dhe gjëja më e rëndë e njeriut është autocensura, se mirë censurën ta imponon dikush, po autocensurën që ti nga frika ia imponon vetes tënde, ai është faktori më shkatërrimtar i dinjitetit dhe i psikologjisë së njeriut. Dhe është konstatuar që gazetarët bëjnë autocensurë. Është e shkruar kjo. Dhe unë kam respektin më të madh për gazetarët dhe ua kam thënë se ju keni bërë një punë të shkëlqyer, por raporti thotë atë që kemi thënë, por këta e kanë vërtetuar. Linjat editoriale vijnë nga Fuga, nga Edi Rama. A ka gjë më të rëndë se të diktojë qeveria linjat editoriale? Njësoj si me Partinë e Punës. Edi Rama ka kthyer modelin e etërve të tij. Censurë, manipulime, deformime. Të gjitha këto janë të vërteta.

Sigurisht vota mund të shkojë këtu e atje, por një gjë dua të të them, opozita iu ofroi këtyre forcave që bënin opozitën e opozitës, koalicionin. Ato sigurisht refuzuan. Tani këto forca, përveç Arlind Qorrit, morën deputetë sa Tom Doshi. Tre deputetë Tom Doshi, tre deputetë. Kjo shërbeu për t’i hequr opozitës të paktën 8 deputetë. Këta shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo, sepse opozita farsën nuk e fiton. Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Janë 520 mijë shqiptarë që votuan kundër Edi Ramës. Unë u ftoj të gjithë ju, u ftoj të gjithë gazetarëve, duhet të jemi të vërtetë me njerëzit. Farsa është farsë dhe kjo farsë është ndërkombëtarisht e dënuar në rezolutën e Valencias. Por e vërteta është, është bërë shoshë edhe nga raporti i vëzhguesve të komunitetit ndërkombëtar," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj