LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të opozitës, i kanë nxjerrë Edi Ramës karton të kuq

Duke folur në konferencë me gazetarët, Lideri i opozitës deklaroi se ndërkombëtarët nuk tolerojnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe sipas tij, sinjalet e dhëna në takimet e fundit dhe në forume ndërkombëtare tregojnë mbështetje për opozitën shqiptare.

16 Shkurt 2026, 13:20 Nga E. D
Berisha: Partnerët ndërkombëtarë në mbështetje
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se partnerët ndërkombëtarë kanë marrë një qëndrim të prerë ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi atij i është “nxjerrë karton i kuq” nga zyrtarë të lartë europianë. Duke folur në konferencë me gazetarët, Lideri i opozitës deklaroi se ndërkombëtarët nuk tolerojnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe sipas tij, sinjalet e dhëna në takimet e fundit dhe në forume ndërkombëtare tregojnë mbështetje për opozitën shqiptare.

Sali Berisha: U jemi shumë mirënjohës partnerëve të cilët të befasuar nga qëndrimi i Edi Ramës, de fakto një vetëakuzë e plotë për veten e tij, bën një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm. Nuk mund të kishte reagim më emergjent dhe të fuqishëm, se sa Edi Rama të thirrej nga numri 1 i BE-së dhe t’i nxirrej kartoni i kuq. Nuk mund të kishte qëndrim më të prerë, se sa mëngjesi, takimi me ambasadorët e vendeve kryesore, ku në fakt nuk u la të dërdëlliste. E them haptas këtu. Unë nuk mund të bëhem zëdhënësi i takimeve, por mund t’ju them që nuk e lanë të dërdëlliste.

I thanë të kemi thirrur për këto e këto. I thashë se, nuk tolerojmë në mënyrë absolute asnjë ndërhyrje, ky është mesazhi i Brukselit, në çështjet e drejtësisë, asnjë pengesë. Së dyti, shkarkoje menjëherë Lubinë dhe nuk të pranojmë shkarkimin e saj me rikompozim të qeverisë. Jo. Ajo do të largohet si delinkuente, si një njeri që ka kryer krime. E treta. Dyert e Mynihut, konferencës më kryesore në botë, ia përplasën në surrat. Merrni lexoni editorialin e publikuar një ditë para konferencës së Mynihut, nga Baton Haxhia. Baton Haxhia, i cili është zëdhënësi shpirtëror i Edi Ramës, një ditë para konferencës publikoi editorialin se me sa interes pritet në konferencë e sigurisë, lideri, sharlatani global, Edi Rama.

Se çfarë takimesh imagjinare do të kishte Edi Rama, me nënkuptim dhe me sa interes do të dëgjoheshin dokrrat e tij. Kjo është e shkrojtur nga zëdhënësi kryesor i Edi Ramës në një editorial. Lexojeni, nëse ai e ka hequr nga faqja e portalit të tij, ju lutem njoftoni zyrën e shtypit t’ua dërgojë që ta keni parasysh. Mirëpo, çfarë ndodhi. Këtu ishin bërë të gjitha përgatitjet, vetëm sa nuk thoshte ua tregoj unë këtyre tani, të shohin këta çdo heqin nga Mynihu. Të nesërmen, i gjithë stafi mori një mesazh: Anulohet vizita, anulohet fjalimi, anulohen të gjitha. Sepse njeriun që mbron vjedhjet e tij nuk e pret kush më.

Nuk ka si të mos jemi më të kënaqur nga partnerët tanë. Kjo është një mbështetje shumë e madhe dhe unë mund të ju them shkojnë pak më tutje. Dhe ju lutem, bëni një check up edhe ju. Mediat më të mëdha në botë e kanë dhënë revoltën, kryengritjen paqësore të 10 shkurtit, ju garantoj në hapësirë kohe, 3 fishin e mediave të kontrolluara nga qeveria. Merrni pak televizionin gjerman, se çfarë komenti dashamirës, mirëkuptim të plotë i bën protestës në 10 minuta emision. Merrni Fox News, në lajme kryesore me një shkrim të gjatë, shoqëron kryengritjen paqësore të opozitës.

Merrni EuroNews, edhe 3 ditë pas jepte ‘No Comentin’ më të gjatë, pasi kishte dhënë të gjitha lajmet. Pra, unë mund të them se, opinionin publik ndërkombëtar dhe zyrtar është totalisht në mbështetje të opozitës shqiptare, në mbështetje të qytetarëve shqiptarë dhe kundër kreut të organizatës kriminale dhe organizatës së tij, Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ndaj dhe duhet të japë dorëheqjen menjëherë, duhet të japë dorëheqjen menjëherë!/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj