LIVE UPDATES
Politike

Berisha: PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga programi për të Përndjekurit Politikë

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se ky program do të jetë kontrata e PD-së dhe do të zbatohet 100% brenda një mandati.

26 Shkurt 2025, 19:35 Nga E. D
Berisha: PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua gjatë takimit me të përndjekurit politik ku prezantoi programin për mandatin 2025-2029, se PD do të përmbushë të gjitha detyrimet. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se ky program do të jetë kontrata e PD-së dhe do të zbatohet 100% brenda një mandati.

"Ne, jemi në një fushatë elektorale dhe ju garantoj që ky program do të jetë kontrata e PD-së me shtresën tuaj. Do të jetë kontrata, e cila do të zbatohet 100% brenda një mandati. Do zbatohet brenda një mandati, së pari është një detyrim madhor, është një borxh i shoqërisë shqiptare dhe i Shqipërisë ndaj jush.

Në çdo aspekt, e kam shprehur shumë herë, vetëm në rrafshin material po të marrësh, qytete të tëra janë ndërtuar me mundin, djersën e të përndjekurve politikë që kanë shkri jetën. Sot, janë zhdukur, nuk janë më. Por kanë qenë qindr ae qindra fabrika e kombinate të ndërtuara prej tyre, hidrocentrale. Pra, ta amrrim në rrëafshin e detyrimin konkret. Kjo, këto që parashikohen apo do bëhen. Jo, këto shprehin vetëmnjë pjesë të tyre, se është shumë më i madh.

Ju keni shtruar këtu me shumë të drejtë problemin e kësaj shoqërie. Ky është një problem jetik dhe vendimtar për ne. Pse erdhi diktatura për së dyti tek ne? Pikërisht, për këtë arsye. Sepse, diktatura totalitare ishte më e ngulitura, ishte më me rrënjë, ishte më e egra në këtë popull dhe çlirimi prej saj nuk u arrit në shkallën që duhej. Nuk u bë dekomunisticizmi që Shqipëria e kishte më të domosdoshme se çdo vend tjetër.

Edhe herë tjera unë kam shprehur pikëpamjet e mia, por ju them dhe këtu. Në qoftë se kundër nazizmit, e kam menduar shumë herë, u bë një proces ndërkombëtar, u bë Nurembergu. Përveç Nurembergut, ka patur një proces tjetër mbarëpopullor, dhe ky procesi tjetër mbarëpopullor u zhvillua me një moto: kurrë përsëri! Dhe ajo i ndihmoi shumë gjermanët, e ndihmoi shumë kombin gjerman. Ajo bëri që gjermanët të kenë ligjet e të drejtave të njeriut ndër më të mirat të kohërave. Ajo bëri që Gjermania të zhvillohej, të ndërtonte një sistem gjyqësor ndër më të mirët. Bëri që Gjermania të prijë, të udhëheqë pas asaj lufte doktrinën e së drejtës europiane.

Kjo natyrisht, ishte e domosdoshme për Shqipërinë. Por, kur erdhi puna te komunizmi, këta që luajtën, këta që po përpiqeshin ta ngrenin në sistem në SHBA-të ektremin e majtë, këta nuk e lejuan që të bëhet procesi i Nurembergut për diktatorët komunistë. Jo, nuk e lejuan, ua them unë ju.

Se historia duhet të thuhet siç është. Ligjet e dekomunisticizmit i përcaktuan afate. Unë mora një çek, ai kishte afatin 10 vjet, ia kishte caktuar Strasburgu. 10 vjet ia vumë dhe ne afatin. Pra, për fat të keq u përdorën dy standarte në një kohë kur këto dy diktatura ishin motra siameze njëra me tjetrën. Prandaj unë e vlerësoj shumë përkushtimin tuaj për një paketë që është po kaq e rëndësishme sa ajo e dëmshpërblimit për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

E thatë ju, ky ka rikthyer firmat që glorifikojnë të keqen, librat që glorifikojnë të keqen, diktaturën. Fatbardha Saraçi shkruan se, me nipin e saj të vogël ajo ishte e rritur, sigurisht, por nipi sa herë dëgjonte në radio komedinë e Qazim Mulletit, nipi terrorizohej. Dhe ai ishte persekutim. Ai ishte një vepër persekutimi. Persekutoje një familje të tërë, një fis të tërë, dhe ky ishte një aspekt. Por e gjitha në tërësinë ee vet. Arti, letërsia u vunë në shërbim të glorifikimit të së keqes, glorifikimit të diktaturës.

Është bërë shumë nga ju. Shumë prej jush, keni dhënë një kontribut të madh në kujtimet tuaja, në përshkrimet tuaja. Prej jush, letrarë, poetë, ndër më të talentuarit ranë për t’u bërë të pavdekshëm, por duke lënë një trashëgimi të pavdekshme, kryevepra të vërteta të letrave shqipe.

Po ku janë këto? Në vend se të jenë në piedestalin që meritojnë, këto janë të skajuara, këto janë të pluhrosura. Ndaj edhe, ju siguroj se, jo vetëm për indetitetin tuaj, por identitetin e çdo qytetari të lirë do bëjmë gjithçka për një ridimensionim të plotë në rrafshin shoqëror, artistik, letrar, parimor e të gjithëanshëm ndaj diktaturës totalitare që përjetuam..

Është e domosdoshme, si një kusht për të qenë një komb krenar që ecën në rrugën e lirisë. Unë e ndoqa me shumë interes programin, dhe jam i informuar. Nuk mbetet asgjë tjetër, të zotohem para jush se PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tij. Ju falënderoj shumë!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj