LIVE UPDATES
Politike

“Kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të investuar!" Rama: Në Shqipërinë 2030 qytetarët do t’i kenë të gjitha këtu

Rama tha se për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji. Ai shtoi se qeveria ka fituar besim te të tjerët dhe kërkesa për të investuar është për të gjithë sektorët.

26 Shkurt 2025, 18:07 Nga M.B
“Kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste tha se në Shqipërinë 2030 qytetarët do t’i kenë të gjitha këtu. Rama tha se për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji. Ai shtoi se qeveria ka fituar besim te të tjerët dhe kërkesa për të investuar është për të gjithë sektorët.

Ra,a tha se sot biznesi i vogël ka zero taksë dhe se 57 % e pagave nuk kanë taksë. Sipas tij, kur socialistët morën detyrën pastruesja në Kryeministri paguante 10 % taksë njësoj si kryeministri ndërsa sot, tha Rama, ajo nuk paguan.

"Sot ajo nuk paguan. Pra çdo vit duke hequr atë taksë, ne i kemi lënë njerëzve nga paga, 140 milionë euro në vit që nuk i ka marrë shteti. Shteti ka thënë mbajini ju për familjet tuaja se nuk do t’i marrim ne. Këto janë gjëra domethënëse edhe pse kur vjen puna tek ekonomia të gjithë thonë ka edhe më mirë. Nëse bëjmë me pensionistët gabimet që u bënë në të kaluarën, do t’u lëmë fëmijëve në kurriz, atë që këneta bën kur nxorën në pension masivisht një dynja të tërë sepse i vunë flakën uzinave, industrisë ushtarake, që po të ishim kujdesur atëherë sot do kishim tjetër bazë", tha ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji. Sot biznesi i vogël ka zero taksë. Sot 57 % e pagave nuk kanë taksë. Kur ne morëm detyrën pastruesja në Kryeministri paguante 10 % taksë njësoj si kryeministri. Sot ajo nuk paguan. Pra çdo vit duke hequr atë taksë, ne i kemi lënë njerëzve nga paga, 140 milionë euro në vit që nuk i ka marrë shteti. Shteti ka thënë mbajini ju për familjet tuaja se nuk do t’i marrim ne. Këto janë gjëra domethënëse edhe pse kur vjen puna tek ekonomia të gjithë thonë ka edhe më mirë. Nëse bëjmë me pensionistët gabimet që u bënë në të kaluarën, do t’u lëmë fëmijëve në kurriz, atë që këneta bën kur nxorën në pension masivisht një dynja të tërë sepse i vunë flakën uzinave, industrisë ushtarake, që po të ishim kujdesur atëherë sot do kishim tjetër bazë.

Nxori në pension njerëzit 40 vjeç e lart. Duke bërë një padrejtësi dhe i hap popullit problemin që edhe sot e kemi mesin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që pensionistët kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe ndaj i kemi dhënë një bonus që disa vite më parë nuk e imagjinonim. Kemi kapërcyer në 150 euro për ata që kanë një pension deri në 200 euro dhe 100 euro për ata që kanë një pension mbi 200 euro. Pra 160 milion e kusur euro për pensionistët nuk janë pak. Biznesi i vogël është aleati më i madh. Për shëndetësinë kemi bërë shumë punë, nuk them që nuk ka probleme, por duhet të jesh i verbër të mos shohësh. 53 spitale në një dekadë, kemi bërë ne të reja. 10 spitale janë ndërtuar që nuk ekzistonin fare, gjithë të tjerët janë ribërë nga e para. Ne nuk kishim urgjencë fare. Sot kemi Urgjencën Kombëtare.

Kemi pasur një situatë katastrofike me disa makina të lodhura, ndërkohë sot kemi 320 automjete urgjence, me të gjitha aparaturat jetë shpëtuese brenda dhe me të gjitha ekipet. A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja në 2030 do të jetë një sistem shëndetësor që do t’ja plotësojë të gjitha nevojat shqiptare. Dhe ju them që nuk do ndodhë më që nga halli, shqiptarët të shkojnë në Turqi për të marrë shërbim. Në Shqipërinë 2030 do t’i kenë të gjitha këtu. Edhe gamën më të gjerë të të gjitha ndërhyrjeve. Sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të investuar te të gjithë sektorët është e jashtëzakonshme.

edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen