LIVE UPDATES
Politike

"E dimë shumë mirë ç'do të thotë të lindësh në një vend të poshtëruar "/ Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama: Momenti për të marr hak!

Rama u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, teksa u shpreh se ka ardhur koha që të bëhet një ëndërr realitet. Rama deklaroi se Shqipëria është poshtëruar për qindra vjet dhe tani sipas tij ka ardhur koha 'të marrim hak' duke u anëtarësuar në BE.

26 Shkurt 2025, 17:28 Nga B.Z
"E dimë shumë mirë ç'do të thotë
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë dhe Bërzhitë, në prag të zgjedhjeve parlamentare. 

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, Rama u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, teksa u shpreh se ka ardhur koha që të bëhet një ëndërr realitet. Rama deklaroi se Shqipëria është poshtëruar për qindra vjet dhe tani sipas tij ka ardhur koha 'të marrim hak' duke u anëtarësuar në BE.

Rama: Kjo është mundësia historike që kemi sot dhe për këtë arsye ju të gjithë, ne të gjithë dhe çdokush që është në një pozicion drejtues dhe këtu kam parasysh kryetarët e organizatave duhet të ndjejë dhe të kuptojë se ky është një mision patriotik. Do votojmë për PS-në sepse vetëm nëse votojmë për PS-në masivisht, ne kemi mundësi që të bëjmë realitet të ditëve tona, atë që deri dje dukej sikur do ishte realitet pas vdekjes sonë sepse në fillim fare, kur dolën të gjithë në rrugë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa, e duam Shqipërinë si gjithë Europa” të gjithë kujtuan se mjaftonte të rrëzohej regjimi i kaluar dhe u bëmë Europë. Rrugës pamë që tjetër gjë është të shkosh në Europë individualisht, tjetër gjë është të bëhesh Europë si shtet, tjetër gjë është të marrësh të drejtën që të udhëtosh ku të duash në Europë si shqiptarë e tjetër gjë është të jesh pjesë e Europës si europianë me të gjitha liritë e të drejtat, tjetër gjë është të shkosh në Europë e të të shohin nga lart-poshtë dhe tjetër gjë është të jesh në Europë e t’i shohësh drejtpërdrejtë në sy.

Janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe ju e dini shumë mirë këtë. Këtu ka njerëz që kanë qenë në emigracion si puna ime, e kanë parë mirë se çfarë ka qenë historia e tyre si shqiptarë në emigracion dhe në rastin më të suksesshëm prapë shqiptarët shqiptarë. Këtu ka njerëz që kanë njerëzit e tyre në emigracion dhe e dinë shumë mirë këtë punë sesi është por mbi të gjitha, të gjithë ne së bashku në emigracion ose jo e dimë shumë mirë se ç’do të thotë të lindësh dhe të jetosh në një vend të poshtëruar me qindra vjet. Të poshtëruar nga të huajt, të poshtëruar dhe nga të vetët madje unë them më shumë nga të vetët sesa nga të huajt, por kjo është temë tjetër dhe ky është momenti për të marrë hak për të gjitha dhe për t’i dhënë me hakun atyre që sot, lavdi Zotit, janë akoma gjallë dhe mbi të gjitha atyre që janë fëmijë sot.

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj