LIVE UPDATES
Politike

Kurti: Si fitues të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne formimin e institucioneve

Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit.

26 Shkurt 2025, 17:14 Nga M.B
Kurti: Si fitues të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne formimin e
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për më shumë angazhim në përmbylljen e procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në mënyrë që të hapet rruga krijimit të institucioneve të reja. Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës sipas njoftimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Si fitues të qartë të zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, tha kryeministri Kurti.

Pas numërimit të votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës pritet të nisë edhe numërimi i votave të dërguara me postë, që do të shënonte edhe një hap drejt përmbylljes së tërësishme të këtij procesi. i cili është përshkuar me kritika për vonesa dhe probleme teknike. Mbi 15 mijë e 300 vota janë hedhur në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ndërkaq mbi 68 mijë e 700 vota janë dërguar me postë, prej të cilave afër 63 mijë janë miratuar.

“Ndërsa të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur kësisoj një proces zgjedhor të lirë, të rregullt, të ndershëm e demokratik me pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha kryeministri Kurti.

Partia e kryeministrit Albin Kurti. lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje me afro 41 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët rreth 7 për qind. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk kanë bërë komente lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me ndonjë subjekt tjetër politik ndërsa po presin numërimin e të gjitha votave.

Por, sipas vëzhguesve të proceseve zgjedhore në Kosovës, votat e diasporës nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në rezultatin aktual i cili sipas tyre ka lënë të hapura disa mundësi për formimin e qeverisë meqë asnjëra nga partitë politike duket se nuk do të mund të formojë e vetme qeverinë e re./ VOA

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj