LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Presidenti Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre. Rama është unik

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës ka theksuar se maska e Ramës ka rënë, duke zbuluar fytyrën e një "hajduti" që po përpiqet të mbrojë korrupsionin e tij dhe të ministrave të tij, duke pasur mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.

21 Shkurt 2026, 13:06 Nga E. D
Berisha: Presidenti Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes ndërkombëtare ndaj protestave të opozitës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës ka theksuar se maska e Ramës ka rënë, duke zbuluar fytyrën e një "hajduti" që po përpiqet të mbrojë korrupsionin e tij dhe të ministrave të tij, duke pasur mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Shyqyri Myrtollari: Doktor, është vënë re një rritje e dukshme e dhunës së policisë në protestë si dhe një retorikë e papërmbajtur nga ana e pushtetit. Ndërkohë që ndërkombëtarët duket se po e trajtojnë protestën si normale, ndryshe nga më parë kur reagimet ishin më të forta sidomos kundër dhunës ndaj opozitës, shpesh edhe nga diplomatët në Tiranë. Si e shpjegoni këtë ndryshim të qasjes së ndërkombëtarëve dhe këtë irritim të shtuar të qeverisë?

Sali Berisha: Pyetje shumë e drejtë. Miqtë e Shqipërisë, partnerët tanë, panë tek Edi Rama atë që nuk e kanë parë kurrë pas Luftës së Dytë Botërore në Europë. Një njeri që nga mëngjesi gjer në darkë zotohej për Shqipërinë në BE në vitin 2027, në vitin 2030, një njeri që sulmonte SHBA se hedhin bomba dhe ikin dhe Europa është paqja, është kultura e paqes, është kjo dhe ajo, këta papritmas panë se maska ra.

Ra maska dhe doli fytyra e një hajduti që nuk e kishin parë kurrë ndonjëherë.
Europa kishte pasur hajdutë, sigurisht, por hajdutë të cilët kishin pranuar ligjin, i ishin nënshtruar ligjit dhe drejtësisë. Edi Rama është hajduti i parë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas rënies së Perdes së Hekurt që jo vetëm nuk shkarkon Lubi Ballukun, por ka tre muaj që e mbron.

Dhe pasi dështoi me grushtin e shtetit, tani ai po bën ligjin mburojë. Sigurisht këtë asnjë vend partner, asnjë vend i BE, as SHBA, nuk mund ta pranojë, nuk mund ta kapërdijë. Ne kemi parë gjatë këtyre viteve se si Luani i Apenineve, Silvio Berluskoni, italiani më i madh, i ndjekur nga një drejtësi politike, nuk refuzoi kurrë urdhrin e gjykatësit dhe të prokurorit. Ne pamë se si presidenti Donald Trump, i gjetur para prokurorëve politikë, nuk refuzoi kurrë urdhrat e tyre.

Ky është unik. Edi Rama është unik. Natyrisht komuniteti ndërkombëtar tani pret nga shqiptarët. Nuk mundet, duhet ta kemi të qartë, asnjë qeveri dhe asnjë vend nuk mund të rrëzojë kryeministrin e Shqipërisë me forcat e tyre. U përket shqiptarëve dhe ky është shkaku i mbështetjes së tyre për veprimet e opozitës shqiptare dhe opozitën shqiptare.

Unë ua thashë, i kam ndjekur, nuk kam parë kurrë emisione tre herë më të gjata se të televizioneve shqiptare të kontrolluara nga Edi Rama, për protestat dhe komentatorët më serioze, duke i bërë vlerësimin më maksimal këtyre protestave. Po mbrojmë nderin dhe dinjitetin e vendit me këto kryengritje.
Ndaj nuk ka diskutim se miqtë tanë, njerëzit e lirë, mbështesin fuqishëm

kryengritjen tonë dhe presin nga ne ta hedhim në Lanë këtë kapo të organizatës më të rrezikshme kriminale në Europë që është sot qeveria shqiptare, e cila bën ligjin mburojë për të vjedhur qytetarët e saj. Bën ligjin për të shndërruar vjedhjen në ligj. Pra, jemi në situatën më të jashtëzakonshme ndaj ne me këtë mesazh duhet të ulemi të bisedojmë me çdo shqiptar. T’ia shkurtojmë ditët një minutë e më parë Edi Ramës./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 21 Shkurt 2026, 12:24 Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj