LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Sot më shumë se kurrë duhet të bashkohemi të heqim këtë të keqe të madhe nga pushteti

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës u shpreh se çdo qytetar duhet të angazhohet për të hequr qeverinë e Edi Ramës dhe se kjo nuk është thjesht një çështje partie, por një betejë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë.

21 Shkurt 2026, 12:53 Nga E. D
Berisha: Sot më shumë se kurrë duhet të bashkohemi të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të larguar qeverinë aktuale. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës u shpreh se çdo qytetar duhet të angazhohet për të hequr qeverinë e Edi Ramës dhe se kjo nuk është thjesht një çështje partie, por një betejë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë.

Pjesë nga Bashkëbisedimi: 

Arieta Ambra: Zoti Berisha, ju lutem mos ikni më nga sheshi, kjo është zgjidhja më e mirë. Edi Komunisti nuk rrëzohet ndryshe.

Sali Berisha: Ju falënderoj shumë për sugjerimin. Jam plotësisht dakord, por kjo kërkon që secili nga ne të ulet me çdo qytetar dhe këtë çështje tonë, që në pamje të parë është flamuri i PD dhe opozitës, ta shndërrojmë në çështje të shumicës së shqiptarëve.

Nuk duhet të harrojmë se në diktatura ka një shumicë të heshtur dhe që në fakt, në raport me qëndrimin e diktaturës në pushtet, për fatin më të keq kjo shumicë e heshtur është përcaktuese me heshtjen e saj. Ata që heshtin para këtyre që ndodhin, ata ndihmojnë regjimin. Pa dashje. Ata të cilët përpiqen të gjejnë pretekste, pakënaqësira, kritika, jo se ato nuk ekzistojnë, ata përsëri ndihmojnë të keqen.

Sot, më shumë se kurrë duhet të bashkohemi të heqim këtë të keqe. Nuk ka pse një qytetar del e përballet tre orë me policinë, kurse fqinji i tij e ndjek në tv. Duhet të jemi bashkë. Nuk është çështje partish kjo. Edhe njëherë, është absolutisht është çështje nderi dhe dinjiteti për çdo shqiptar, për të treguar se kurrë nuk pajtohemi me një grup hajdutësh apo me ligje të cilat janë mburojë e qeveritarëve për të na vjedhur ne.

Ne nuk mund të pajtohemi, marrim një aspekt tjetër. Mbrojtja qoi bën Edi Rama, Lubi Ballukut, pra vetes së tij, ligji që po kalon, është një ligj që mbyll në mënyrë absolute dyert e Europës për Shqipërinë.
Atëherë u shtroj një pyetje dhe besoj se ju e keni parë, sa herë ka reaguar gjatë

këtyre kohëve BE me përfaqësuesit e tyre. Tre ditë më parë ishte në Shqipëri delegacioni i Parlamentit Europian që erdhi me kërkesën e opozitës si mision faktmbledhës.

Ju e dëgjuat, kërkonin pa diskutim të mos pengohet drejtësia. Kërkonin që Balluku të shkojë atje ku kërkon prokuroria. Deklaruan se integrim nuk ka në qoftë se mbrohet korrupsioni. Atëherë, të dashur miq, a nuk është kjo një detyrë atdhetare? A nuk është ky një qëndrim në përputhje me idealet e integrimit evropian të çdo shqiptari?

Atëherë sot ky projekt është vënë në satër nga xhelatë të vërtetë për të mbrojtur interesat e veta. Kështu që duhet t’i rrëshqasë toka nën këmbë jo vetëm në sheshin Skënderbej dhe në Tiranë, por në mbarë Shqipërinë. Unë jam i bindur, unë jam i sigurt se me punë, me vullnet dhe vendosmëri kjo do ndodhë dhe Edi Rama do largohet nga pushteti si një nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar në histori./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 21 Shkurt 2026, 12:24 Ditmir Bushati

THYERJA E BESIMIT

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj