LIVE UPDATES
Politike

Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Debati për këtë çështje u iniciua këtë javë, kur gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë - KFOR.

21 Shkurt 2026, 10:24 Nga E. D
Koloneli Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të
foto ilustruese

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane në vend, mund të krijojë pasiguri dhe të rrisë hapësirën për ndikime të jashtme, paralajmëron koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, i cili më herët ka shërbyer si udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Debati për këtë çështje u iniciua këtë javë, kur gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë - KFOR.

Aktualisht, në KFOR shërbejnë rreth 590 forca amerikane.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 19 shkurt, një zyrtar i Pentagonit tha se “sot, nuk kemi për të njoftuar ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave”.

Radio Evropa e Lirë: Kolonel Wojcik, cilat janë gjasat që SHBA-ja ta reduktojë praninë e saj ushtarake në Kosovë, në kuadër të një ristrukturimi më të gjerë të NATO-s, dhe cilët faktorë do ta përcaktonin një vendim të tillë?

Ray Wojcik: Shtetet e Bashkuara po rishikojnë pozicionin e tyre ushtarak në botë - me theks tek aleatët evropianë të NATO-s që të fokusohen në mbrojtjen kolektive në Evropë, ndërsa SHBA-ja t’i japë prioritet rolit të saj në Paqësor dhe në Hemisferën Perëndimore.

Në këtë kontekst, priten ndryshime në dislokimin e forcave amerikane në Evropë. Kjo është edhe arsyeja përse kapaciteti i aleatëve evropianë për të marrë përgjegjësi më të mëdha në Evropë, është tejet i rëndësishëm.

Roli udhëheqës i Bashkimit Evropian në normalizimin politik midis Kosovës dhe Serbisë mund të ndihmojë në një tranzicion drejt rritjes së përgjegjësive të sigurisë nga Evropa.

Njëkohësisht, duhet të merren parasysh edhe kapaciteti, profesionalizmi dhe legjitimiteti i institucioneve të sigurisë së brendshme të Kosovës - përfshirë Policinë e Kosovës (PK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) - kur të merren vendime lidhur me pozicionimin e NATO-s.

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka bërë përparime të dukshme në ndërtimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zhvillime shumë pozitive në PK dhe FSK.

Këto përparime mundësojnë që NATO-ja të kalojë gradualisht nga një forcë stabilizuese në vijën e parë drejt një roli mbikëqyrës me fokus te frenimi i rreziqeve, ndërkohë që institucionet e sigurisë së Kosovës bëhen gjithnjë e më të afta për të ruajtur rendin dhe stabilitetin.

Në fund, vlerësimi më i gjerë për stabilitetin rajonal do të ndikojë në marrjen e vendimeve. Sepse, paqëndrueshmëria në Kosovë mund të përhapet në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi ose Maqedoni të Veriut, duke rritur rrezikun strategjik dhe duke shtyrë, potencialisht, vendimet për tërheqjen e forcave.

Radio Evropa e Lirë: Cilat do të ishin pasojat e menjëhershme për sigurinë në Kosovë nëse SHBA-ja do të reduktonte ndjeshëm kontributin e saj me trupa në KFOR?

Ray Wojcik: Çdo ndryshim i papritur në pozicionin e trupave amerikane ose të forcave të tjera aleate në KFOR do të ishte gabim dhe do të krijonte pasiguri.

Duhet gjithmonë ta kemi parasysh se si duket një ndryshim radikal i dislokimit të forcave, dhe mjafton të kujtojmë tërheqjen kaotike, të orkestruar nga Amerika në Afganistan, në vitin 2021.

Po ashtu, duhet të kemi parasysh se edhe në vitin 2023, paramilitarët serbë sulmuan forcat policore të Kosovës.

Historikisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se paqëndrueshmëria në Ballkan çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore dhe në vdekjen e 20 milionë njerëzve në gjithë Evropën.

Është e rëndësishme të kujtojmë se plani i NATO-s gjithmonë ka qenë që, me kalimin e kohës, të bëhet një reduktim në faza i forcave në Kosovë (përfshirë edhe ato amerikane). Por, ky plan duhet të bazohet në sigurimin e kushteve të duhura të sigurisë, para se të zvogëlohen trupat.

Nëse SHBA-ja sinjalizon se po redukton praninë e saj, atëherë aleatët evropianë duhet të mendojnë se si t’i mbushin boshllëqet, duke u siguruar që çdo tërheqje e përgjithshme të bëhet vetëm kur të plotësohen kushtet e sigurisë.

Një reduktim i madh i trupave amerikane në KFOR do të ndikonte më shumë në aftësinë për të parandaluar krizat dhe për të reaguar shpejt ndaj tyre, sesa në sigurinë e përditshme.

Nëse shkurtimet amerikane përfshijnë kapacitete të rëndësishme si: zbulimi dhe mbikëqyrja, aviacioni dhe evakuimi mjekësor, transporti apo personeli komandues, atëherë KFOR-i mund të jetë më i ngadalshëm në zbulimin e rreziqeve, në marrjen e vendimeve dhe në dërgimin e forcave në rast të një krize të papritur, veçanërisht në zonat e ndjeshme.

Kjo mund të krijojë një periudhë të brishtë gjatë tranzicionit, të cilën aktorë destabilizues mund të përpiqen ta testojnë.

Edhe nëse vendet evropiane e kompensojnë këtë mungesë, ndryshimet në paralajmërime dhe në rregullat kombëtare të angazhimit mund të bëjnë që reagimi të duket më pak i shpejtë dhe më pak i vendosur.

Policia e Kosovës është e aftë për sigurinë e përditshme dhe përpjekjet dypalëshe afatgjate - si Programi i Partneritetit Shtetëror Ajova-Kosovë dhe lidhjet mes qyteteve të binjakëzuara - do të vazhdojnë, por këto nuk janë zëvendësim për parandalimin e menjëhershëm të armatosur nga ana e KFOR-it, për autoritetin komandues të NATO-s dhe për reagimin e shpejtë ndaj krizave.

Radio Evropa e Lirë: A mund të krijojë tërheqja e mundshme e trupave amerikane mundësi për Rusinë ose Kinën që të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor?

Rady Wojcik: Po. Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova mund të krijojë mundësi për Rusinë dhe Kinën që të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, në të gjitha fushat - politike, informative, ushtarake dhe ekonomike.

Duhet ta kemi parasysh se Rusia dhe Kina janë furnizuese armësh dhe zhvillojnë trajnime me forcat e armatosura serbe. Rusia, natyrisht, është një mbështetëse kryesore politike e Serbisë.

Jini të sigurt se Beogradi po ndjek me kujdes rezultatin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Nëse ky rezultat shpërblen agresionin rus dhe mizoritë e tij, atëherë kjo mund ta inkurajojë Serbinë që të jetë më pak e shqetësuar nëse zhvillon ose mbështet sjellje agresive kundër Kosovës.

E njëjta logjikë vlen edhe për Kinën. Rezultatet pozitive për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë do t’i rrisin padyshim mundësitë që Kina të sulmojë Tajvanin dhe të forcojë ndikimin e saj të dëmshëm global, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Rusia, me shumë gjasa, do të shfrytëzonte çdo reduktim të pranisë ushtarake amerikane në Kosovë, dhe më gjerë në Evropë, për ta paraqitur NATO-n si të dobësuar. Rusia do të ndiente se ka më shumë liri për të minuar besimin në institucionet perëndimore në Ballkan.

Edhe pse Kina ka zgjeruar ndikimin ekonomik dhe infrastrukturor në pjesë të tjera të rajonit - dhe në të gjithë Evropën - Kosova ka treguar vazhdimisht një përputhje të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe institucionet euro-atlantike. Megjithatë, Kina ka bërë disa investime strategjike në Kosovë - një model që përsëritet edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Prandaj, SHBA-ja duhet të marrë parasysh se si pozicioni global i forcave tona mund të përdoret jo vetëm për të kufizuar agresionin e Kinës në Paqësor, por edhe për t’iu kundërvënë përpjekjeve agresive të Kinës për të zgjeruar ndikimin në Evropë dhe gjetiu, pasi këto fronte janë të lidhura drejtpërdrejt.

Dislokimi ynë global i forcave duhet të marrë parasysh gjithashtu se, nëse dëshirojmë vërtet ta frenojmë Kinën, atëherë na nevojitet një qasje globale, që përfshin edhe parandalimin e Kinës në Evropë.

Ky lloj i qasjes globale në parandalim është thelbësor për strategjinë gjithëpërfshirëse të Amerikës “Paqe përmes Fuqisë”.

Ne duhet ta kemi parasysh se Rusia dhe Kina kanë shpallur “partneritet pa kufij” mes vete.

Kina, ndërkohë, vazhdon përpjekjet e saj përmes projektit Brezi dhe Rruga në të gjithë Evropën. Amerika duhet të mbetet e angazhuar në projekte që kundërveprojnë, si për shembull Iniciativa e Tri Deteve, e udhëhequr nga Polonia, e cila tashmë përfshin dy vende të Ballkanit Perëndimor: Kroacinë dhe Slloveninë.

Kosova duhet të ftohet të bashkohet me këtë grup si anëtare asociuese (tash për tash), për të forcuar lidhjet e saj politike dhe ekonomike në rajon dhe në Evropë. Kjo forcon qëndrueshmërinë e Kosovës dhe rrit stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë.

Sa i përket frikës së shumë njerëzve për angazhimin e vazhdueshëm të Amerikës në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor, është mirë të përsërisim atë që sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në Konferencën e Sigurisë në Munih: “Jam këtu sot për ta bërë të qartë se Amerika po harton një rrugë drejt një shekulli të ri prosperiteti dhe se, edhe një herë, ne duam ta bëjmë këtë së bashku, me ju, aleatët tanë të çmuar dhe miqtë më të vjetër”. Ky është një sinjal i mirë për Evropën.

Radio Evropa e Lirë: Deri në çfarë mase shërben prania ushtarake e SHBA-së në Kosovë si faktor parandalues kundër paqëndrueshmërisë së mundshme?

Ray Wojcik: Prania ushtarake e SHBA-së në Kosovë ka një vlerë shumë të madhe parandaluese, shumë më të madhe sesa numri i trupave që ka në terren. Ajo dërgon një sinjal të qartë për angazhimin strategjik dhe të drejtpërdrejtë të Amerikës dhe forcon besueshmërinë dhe unitetin e NATO-s.

Aktorët rajonalë e dinë se çdo incident serioz, që përfshin forcat amerikane, do të shkaktonte një reagim të shpejtë dhe të vazhdueshëm diplomatik, ekonomik dhe potencialisht edhe ushtarak nga Uashingtoni, duke rritur ndjeshëm koston dhe pasojat e çdo veprimi destabilizues.

Përtej kapaciteteve operacionale, prania e SHBA-së forcon unitetin e aleancës, zvogëlon rrezikun e keqllogaritjeve dhe siguron popullatën lokale se NATO-ja mbetet e përkushtuar për stabilitetin rajonal. Ky kombinim përbën një shtyllë kryesore për parandalimin e jostabilitetit në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Nëse SHBA-ja i redukton trupat, a mund dhe a duhet që vendet tjera të NATO-s të forcojnë praninë e tyre në Kosovë?

Ray Wojcik: Pa asnjë dyshim, po. Nëse Shtetet e Bashkuara e reduktojnë kontributin e tyre në KFOR, aleatët e tjerë të NATO-s duhet ta forcojnë praninë e tyre për të ruajtur besueshmërinë e parandalimit dhe efektivitetin operacional. Edhe kjo prani, me kalimin e kohës, mund të reduktohet, por vetëm nëse kushtet e sigurisë e lejojnë.

E, një nga kushtet më të rëndësishme, që do të ishte një ndryshim vendimtar për rajonin, do të ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Radio Evropa e Lirë: Sa reale është të pritet anëtarësimi i Kosovës në NATO në një të ardhme të afërt?

Ray Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë i rëndësishëm, por do të marrë kohë për t’u realizuar. Kosova në NATO do të ofronte garancinë më të fortë afatgjate për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke zgjeruar mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 dhe duke u ankoruar fuqishëm brenda arkitekturës së sigurisë euro-atlantike.

Nga pikëpamja strategjike, kjo do ta bënte më të qartë se ku qëndron Kosova për sigurinë e saj dhe do t’i kufizonte mundësitë që aktorë të jashtëm ta shfrytëzonin pasigurinë në rajon.

Zgjerimi i NATO-s kërkon konsensus nga të gjitha shtetet anëtare, dhe çështjet e njohjes politike, së bashku me faktorë më të gjerë gjeopolitikë, e bëjnë anëtarësimin në afat të shkurtër të pamundur.

Megjithatë, procesi drejt anëtarësimit në NATO do të inkurajojë zhvillime të vazhdueshme pozitive politike, ekonomike dhe të sigurisë për Kosovën, dhe kështu, për të gjithë rajonin.

Ndërkohë, mundësitë e zgjeruara për FSK-në për të marrë pjesë në stërvitje të NATO-s, programe të strukturuara të ndërveprimit, zhvillim të vazhdueshëm të kapaciteteve mbrojtëse dhe iniciativa të qëndrueshme dypalëshe, siç është Programi i Partneritetit Shtetëror Ajova-Kosovë, kanë një ndikim stabilizues dhe kontribojnë në shanset afatgjate të Kosovës për integrim në NATO./REL

shtetet e bashkuara

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë