LIVE UPDATES
Politike

Protesta/ LE MONDE citon Berishën: Opozita ka nisur ‘Kilometrin e fundit’! Do e shpëtojmë Shqipërinë nga Rama

Në artikull thuhet se jeta politike shqiptare prej vitesh karakterizohet nga përplasje, madje edhe brenda parlamentit, si dhe nga sulme të ashpra verbale.

21 Shkurt 2026, 11:57 Nga E. D

Protesta/ LE MONDE citon Berishën: Opozita ka nisur ‘Kilometrin e

TIRANË- Gazeta franceze LE MONDE i ka bërë jehonë protestës së opozitës, e cila u zhvilluar dje. LE MONDE shkruan se forcat e rendit shpërndanë me ujë me piper dhe gaz lotsjellës mbështetësit e opozitës para ndërtesave të qeverisë dhe parlamentit.

Gjithashtu gazeta franceze ka cituar Kryedemokratin Sali Berisha, i cili thotë se opozita ka nisur ‘Kilometrin e fundit’ dhe Shqipëria do shpëtojë nga Edi Rama.  Më tej në artikull thuhet se jeta politike shqiptare prej vitesh karakterizohet nga përplasje, madje edhe brenda parlamentit, si dhe nga sulme të ashpra verbale.

Artikulli i LE MONDE: 

Një tubim i organizuar nga opozita shqiptare kundër qeverisë u shndërrua në përplasje me forcat e rendit, të premten më 20 shkurt, në Tiranë.

Mijëra mbështetës të Partia Demokratike e Shqipërisë (e djathtë), e drejtuar nga veterani i politikës vendase dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i janë përgjigjur rregullisht muajt e fundit thirrjes “Kilometri i fundit” dhe mblidhen para selisë së qeverisë për të kërkuar largimin e kryeministrit socialist, Edi Rama, në pushtet që prej vitit 2013.

“Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama, i cili e ka zhytur vendin në varfëri dhe korrupsion. Ai është vetëm një kufomë politike”,  i tha turmës z. Berisha, 81 vjeç.

Por u detyrua ta ndërpriste fjalimin pak më vonë, kur disa protestues nisën të qëllonin drejt godinës së qeverisë me një top fishekzjarresh dhe të hidhnin koktej molotov në sheshin përpara dhe kundër fasadës së ndërtesës.

Dhjetëra ndalime

Policia shpërndau turmën duke përdorur disa topa uji dhe gaz lotsjellës. Të udhëhequr nga z. Berisha, protestuesit më pas u drejtuan përpara parlamentit, disa qindra metra më tej, ku u përballën me një prani të madhe të forcave të rendit, përfshirë njësi anti-trazira.

Skenat e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë zgjatën rreth dy orë në rrugët pranë parlamentit. Rreth tridhjetë protestues u ndaluan, sipas policisë. Nga ana e saj, Partia Demokratike e Shqipërisë raportoi për rreth dyzet ndalime të militantëve të saj.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dënoi aktet e “vandalizmit”. “Të sulmosh policinë nuk është akt trimërie, është krim. Kjo nuk është protestë kundër qeverisë, por protestë kundër Shqipërisë që funksionon, kundër stabilitetit”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Tensione politike dhe akuza për korrupsion

Jeta politike shqiptare prej vitesh karakterizohet nga përplasje, madje edhe brenda parlamentit, si dhe nga sulme të ashpra verbale, me parti që shkëmbejnë rregullisht fyerje dhe akuza për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar.

Tensionet janë shtuar që prej nëntorit, pas ngritjes së akuzës për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, një e afërt e z. Rama, e pezulluar nga detyra përmes një procedure gjyqësore. E akuzuar për favorizim në tendera që lidhen me projekte të infrastrukturës rrugore, ajo i mohon akuzat e prokurorisë.

Disa ish-ministra në qeveritë e Edi Ramës janë vënë nën hetim nga drejtësia për çështje korrupsioni. Edhe vetë Sali Berisha dyshohet se ka dhënë kontrata publike për të afërmit e tij gjatë kohës kur ishte në pushtet, gjë që ai e mohon me forcë.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian./Dosja.al

le monde protesta e opozites

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale