Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Përfaqësuesit e KKD thanë se një kërkesë e tyre për opozitën dhe qeverinë është që në zgjedhjet e radhës diaspora të jetë e përfaqësuar me kandidatë të saj në një zonë elektorale.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim në zyrë një përfaqësi të zgjeruar të Këshillit Koordinues të Diasporës, të përbërë nga Lazim Destani (kryetar i KKD-së), Anila Smørgrav (nënkryetare), Emina Cunmulaj, Drita Gjongecaj, Ira Londo, Mirela Mezani, Brikena Muharremi dhe Rosario Peta.
Përfaqësuesit e KKD thanë se një kërkesë e tyre për opozitën dhe qeverinë është që në zgjedhjet e radhës diaspora të jetë e përfaqësuar me kandidatë të saj në një zonë elektorale.
Kryetari i opozitës tha se historia e diasporës është historia e shqiptarëve të suksesshëm dhe posaçërisht e vajzave dhe grave. Pas Kadaresë dhe Shën Terezës, vajzat shqiptare në botë janë më të famshmet dhe ne krenohemi me to, theksoi Berisha.
“Një tërësi kombëtare është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Shqipëria është në rrezik të madh ekzistencial. Në periudhën 2015–2024, sipas Eurostat, 1.099 milion shqiptarë kanë emigruar dhe kjo vetëm në zonën Shengen. Nëse vazhdohet kështu, në 5 dekada Shqipëria rrezikon të mos ekzistojë më”, tha Berisha.
Ai foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, si pjesë e politikave apatride dhe shpopulluese të Edi Rama, duke dobësuar ekonominë shqiptare dhe minuar projektin kombëtar të përbashkët.
Duke folur për ekonominë, Berisha u ndal te mbizotërimi i drogës në këtë sektor jetik. Ka qenë narkotrafiku që ka çuar në krijimin e ‘superlekut’, gjë që ka dobësuar euron dhe dollarin, duke u sjellë problem deri në falimentimin e eksportuesve. Berisha i ka quajtur kullat e larta dhe të shtrenjta të Tiranës monumente të drogës dhe korrupsionit.
Biseda u përshkrua nga tone të ngrohta dhe miqësore, dhe shqiptarët e diasporës shprehën falënderimin dhe mirënjohjen për pritjen dhe mbështetjen e tij për angazhimin dhe kontributin e diasporës në të gjitha fushat e jetës së vendit dhe përfaqësimin e saj në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar./Dosja.al
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta i është drejtuar publikisht me një letër drejtuesit të INFOÇIP, G...
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar angazhimin e qeverisë italiane duke theksuar se qeveria e Melonit ka nisur programin më startegj...
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar masat e sigurisë në lidhje me protestën e ditës së nesërme nga opozita. S...
ITALI-Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Itali, ku u prit me një ceremoni shtetërore nga homologia e ti...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali B...
Flamuri i Kosovës dhe ai i BE-së. Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi ven...
Pamje nga vizita e Osmanit në qytetin e Gjilanit. Vizita në Gjilan, Istog, Suharekë, Pejë, Gjakovë, Deçan. Brenda pak dit&e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali, ku pritet të zhvillojë një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni. P...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka evidentuar një gabim të Kuvendit gjatë seancës plenare, lidhur me ...