6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Duke sulmuar kundërshtarin socialist, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, ky qytet dhe zona në tërësi është ndër më të bukurat e Shqipërisë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot në Berat kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Zija Ismaili. Duke komentuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama veproi njësoj si Enver Hoxha. Duke sulmuar kundërshtarin socialist, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, ky qytet dhe zona në tërësi është ndër më të bukurat e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Berati do të ketë boshtin e vet, që është boshi i Jugut, një projekt i ndërprerë me ardhjen e Edi Ramës në krye të qeverisë.
"Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd. Ervin se ti ke ardhur këtu nga bota akademike; çfarë të shtyu ty të injorosh të gjitha formimin akademik dhe të të bëhesh protagonist i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës. Si mund të rivalizosh ti, me një kandidat si doktor Zijai, që ka muaj që është zgjedhur, propozuar, që është votuar nga qytetarët, nga demokratët dhe mbështetësit e PD-së në Berat. Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin. Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit. Alda tek hapi këtë takim tha se, ai që lind në Berat është me fat. Nuk ka fat më të madh se sa të jesh banor i këtij qyteti dhe këtij rrethi. Pak ditë më parë po lexoja, njërin nga 50 vende më magjike të planetit, të mbarë botës, ishte Berati. Imagjinoni ju se çfarë krenarie është kjo për çdo banor, shqiptar dhe ju garantoj unë ju se doktor Zijai e nderon plotësisht dhe do ta bëjë Beratin ashtu siç e meriton, qytetin e ëndërrave më të bukura të të rinjve tanë, të fëmijëve tuaj. Berati ka trashëguar një qytetërim mahnitës,"-tha Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Beratit të pranishëm në këtë sallë dhe mjediset e këtij pallati, në qytet, në Shqipëri dhe kudo që jeni. Nderimin më të madh për ju, mirënjohjen më të thellë, urimet më të përzemërta. Vij sot tek ju duke ju siguruar se nuk kam ardhur kurrë ndonjëherë më krenarë, më i lirë, para jush se sot, për të paraqitur kandidatin e PD-së, të zgjedhur me votën tuaj të lirë, me vullnetin tuaj, me besimin tuaj, doktor Zijain, njërin nga qytetarët më shembullorë, profesionistë më të apasionuar, njërin nga bijtë e shquar të këtij qyteti, i cili ka patur dhe ka një reputacion të merituar në qytet dhe rrethina. Kam ardhur shumë herë, kam paraqitur kandidatura, por si doktor Zijai, asnjëherë, ai është i juaji. Është në besimin tuaj, në vullnetin tuaj, që me 14 maj ta vendosni atë si qytetar të parë të Beratit dhe ai do të kthejë bashkinë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Beratit. Kandidatët e primareve, kandidatët e votës së lirë janë sot në këtë Shqipëri me të gjitha atë mirjadë problemesh, rreze shprese, burim drite, optimizmi, për qytetarët e këtij vendi. Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë. Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha, me byronë e tij politike. Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd. Ervin se ti ke ardhur këtu nga bota akademike; çfarë të shtyu ty të injorosh të gjitha formimin akademik dhe të të bëhesh protagonist i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës. Si mund të rivalizosh ti, me një kandidat si doktor Zijai, që ka muaj që është zgjedhur, propozuar, që është votuar nga qytetarët, nga demokratët dhe mbështetësit e PD-së në Berat. Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin. Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit. Alda tek hapi këtë takim tha se, ai që lind në Berat është me fat. Nuk ka fat më të madh se sa të jesh banor i këtij qyteti dhe këtij rrethi. Pak ditë më parë po lexoja, njërin nga 50 vende më magjike të planetit, të mbarë botës, ishte Berati. Imagjinoni ju se çfarë krenarie është kjo për çdo banor, shqiptar dhe ju garantoj unë ju se doktor Zijai e nderon plotësisht dhe do ta bëjë Beratin ashtu siç e meriton, qytetin e ëndërrave më të bukura të të rinjve tanë, të fëmijëve tuaj. Berati ka trashëguar një qytetërim mahnitës. Ka trashëguar një kulturë të veçantë, kontribut në qytetërimin perëndimor. Kjo është meritë e gjyshërve, stërgjyshërve, katragjyshërve tuaj të cilët kanë patur jo vetëm shpirtin punëtor, por edhe mendjen e ndritur dhe kanë ditur të qëndisin këto kodra me një bukuri mahnitëse. Kjo u detyrohet fermerëve të këtij rrethi, të cilët janë ndër më të punëtorët, më të aftët në kombin shqiptar. Ju garantoj se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit. Inxhinier Ngjeçari më ka sjellë mua në zyrë dy projekte. Njëri i një arkitekti të madh italian dhe njëri i viteve ’90. Kryetari juaj i ardhshëm i bashkisë, do ti paraqesë të gjitha para jush, do të jeni ju se kë do të zgjidhni, qeveria do ti financojë ato. Ervin Demën do ta lemë në ishullin e gënjeshtrës së Edi Ramës. Ervini nuk e ka premtuar, por u bë dorëzënë, u bë dëshmitar i rremë i mashtrimit të Edi Ramës, ndaj dhe aty do e lemë. Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut. Çdo udhëtar që vjen për të vizituar Shqipërinë nuk duhet të shkojë në Tiranë apo Durrës, pa u ndalë në Berat. Pa u ndalë për të vizituar njërën nga mrekullitë mahnitëse të qytetërimit tonë, të qytetërimit perëndimor, të qytetërimit botëror.
Demokrate dhe demokratë të Beratit dhe mbarë Shqipërisë. Ju jeni luftëtarë të pluralizmit. Partia në të cilën ju keni investuar erdhi si lokomotivë e pluralizmit në Shqipëri. Ajo sot është në këmbë në mbrojtje të pluralizmit, ndaj dhe ngrihuni në misionin tuaj për të rikthyer pluralizmin, për të rivendosur pluralizmin, për të përmbysur monizmin. 14 maji vërtetë pra është një fushatë për zgjedhje vendore, por realisht është një fushatë për fatet politike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Askush më mirë, askush më dhimbshëm se ne shqiptarët nuk ka përjetuar dhe nuk e di më mirë se ne, se çfarë është monizmi. Ne kaluam monizmin më të egër stalinist për 45 vite. Po të kthehemi pak çfarë po ndodh në këtë monizmin e dytë, ky monizëm i dytë po bën spastrimin etnik më të madh në historinë e këtij kombi. Me këtë monizmin e dytë, Berati që është një parajsë tokësore, që është një nga bukuritë më mahnitëse të planetit ka humbur 1/3 e qytetarëve të vet. Në 8 vite Shqipëria ka humbur 1/3 e qytetarëve të vet. Por kjo 1/3 duhet ta pranojmë është cilësore, për aq sa të rinjtë janë cilësia më e lartë e jona, janë e ardhmja jonë, 80% e tyre janë të rinj. 937 mijë shqiptarë kanë ikur në këto 8 vite në hapësirën e BE-së, së bashku me vendet e tjera janë 1 mln. 80% e tyre janë nën moshën 30 vjeç. S’ka përgjegjësi më të madhe sot besoj unë për çdo qytetar të Beratit, demokrat, socialist, i paparti se sa të ndalet për një moment; do pranojmë ne këtë shpërbërje të tmerrshme, do pranojmë ne të zhdukemi në këtë mënyrë? Ne s’duhet ta pranojmë kurrë këtë. Ne kemi përgjegjësi për të gjithë këta fëmijë, për të gjithë ata që janë larguar, por për të gjithë të vdekurit tanë të cilët kanë lënë trashëgimin përrallore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo kërkon të shtrojmë pyetjen, si ka mundësi që në 8 vite, Berati i bekuar dhe mahnitës të jetë një qytet i mallkuar, Shqipëria një vend i bekuar dhe mahnitëse, të jetë një vend i mallkuar, të jetë një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë, të jetë një vend ku qytetarët nuk besojnë. Çfarë ka ndodhur. Gratë dhe burrat e mençur e shtrojnë këtë pyetje dhe mendojë mirë, se kjo pyetje ka të bëjë me fatin e gjithsecilit. Ka të bëjë me fatin e këtij qyteti, vendi dhe kombi. Pse po ikin, çfarë po ndodh? Po ikin sepse të drejtat e tyre janë fiktive, sepse monizmi ka bërë defakto anulimin e të drejtave të tyre. Kush fiton sot proces gjyqësor, askush përveç atij që do Edi Rama. Sot rendi dhe siguria juaj është në dorën e bandave të Edi Ramës, ai u thotë ‘hani kokën e njëri-tjetrit ju’. Çfarë do të thot kjo? Kjo do të thotë, që policia nuk ekziston, kjo do të thotë që zotërit e rendit jeni ju, që ligji nuk është ligji i votuar në parlament, por ligji i mafias, ligji i tyre. Ndaj vritet qytetarja në banak duke punuar, plagoset fëmija 10 vjeçar, se kjo është motoja e tij. Këshilltarët e tij, Dorian Duçka i cili është, ta dini ju mirë, ka arritur të ngjitë shkallët më të larta të mafias botërore, njeriu që vinte e merrte Edi Ramën me avion të posaçëm dhe e çonte në Hong Kong, me paratë e kompanisë së tij për të hapur ekspozitën, por po ky Dorian Duçkë, kalonte si hienë nga një biznesmen tek një tjetër, i kërkonte 1 mln euro, 5 mln, 3 mln euro, gjobë se unë ua jap vizat, ua heq ndalimin e vizave. A ka drejtësi? Keni dëgjuar ju ndonjëherë të thirret në këtë skapin e partisë. Asnjëherë nuk ka. Pra plaçkitës, gjobëvënës me pasaporta diplomatike, këshilltarë të kryeministrit qarkullojnë rrugëve. Nuk besoj se të ketë në histori një shtet që lejojë një situatë të tillë, përveç këtij narko shteti të Edi Ramës.
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e takimit të politik...
Albin Kurti TIRANË- Pas takimeve që zhvilloi këtë të diel me krerët më të lartë të shtetit shqiptar,...
Foto ilustruese TIRANË- Zbardhet lista e këshilltarëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës për bashkinë e Durrësit...
Albin Kurti dhe Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta ka pritur në selinë e PL-së, kryeministrin e Kosov...
Edita Tahiri PRISHTINË- Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti, i ...
Edi Rama Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur sot në takim homolgun e tij kosovar Albin Kurti. Pas takimit Rama b&eu...
Albin Kurti dhe Lindita Nikolla TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministrin e Kosovë...
Kuvendi TIRANË- Zgjedhjet e 14 majit, do të sjellin fytyra të reja në Parlament. Kjo pasi 5 deputetë do të dor&...
Ilir Meta PËRRENJAS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruaer se Edi Rama ka një pakicë uzurpatore. Gjatë f...
Takimi Kurti Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet m&eum...