LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton programin për Shqipërinë Madhështore: Ky makth i gjatë mbaron pas 55 ditësh

Ai shtoi se Shqipëria Madhështore fillon me një Shkodër të jetueshme, ku qytetarët nuk numërojnë kafshatën, pa ilaçe dhe që nuk njohin më varfërinë ekstreme.

18 Mars 2025, 20:40 Nga N.F
Berisha prezanton programin për Shqipërinë Madhështore: Ky
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tijnë qytetin e Shkodrës prezantoi programin për Shqipërinë Madhështore. Berisha theksoi se PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore edhe për 55 ditë do ti japin fund qeverisë të cilin e cilësoi si makth.

Ai shtoi se Shqipëria Madhështore fillon me një Shkodër të jetueshme, ku qytetarët nuk numërojnë kafshatën, pa ilaçe dhe që nuk njohin më varfërinë ekstreme. Berisha tha se Shqipëria Madhështore fillon me vendosjen e minimumit jetik për çdo shkodran dhe shqiptar. Sipas tij çdo pensionist do ketë minimumin 200 euro dhe mbi këtë do rritet pensioni 20 përqind. 

"Por ky sundim barbar së shpejti merr fund. PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore zotohen para jush në mënyrë solemne, se për 55 ditë, këtij makthi të gjatë i vjen fundi. Ndaj dhe unë jam këtu për të prezantuar kandidatët e fitores, kandidatët e interesave tuaja, kandidatët e qyteteve, fshatrave tuaj. Për të prezantuar së bashku me ta projektin më madhështor për Shkodrën dhe Shqipërinë të 34 viteve të fundit.

Projektin më madhështor për Shqipërinë dhe Shkodrën të 340 viteve të fundit. Projektin e ëndrrës shqiptare, e ëndrrës së të rinjve shqiptarë. Këta janë kandidatët që nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por vijnë nga qytetet, fshatrat, vijnë nga sheshet, nga drita juaj, votëbesimi juaj. Këta janë kandidatët e fitores. Edi Rama, të garantoj se nga Dukagjini gjer në Velipojë, do marrësh atë që thua vetë, atë që meriton. Të dashur miq, përballen në këtë fushatë dy morale, dy filozofi.
Përballen nga njëra anë morali i dhembshurisë njerëzore, i dashurisë së pakufishme për qytetarin, për Shkodrën, për Shqipërinë.

Përballet morali i mashtrimit, zinxhirit të pafundëm të mashtrimeve, plaçkitjes, vjedhjes, përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria. Por kësaj here, 11 maji është fundi i tyre. Sot në postin e kryeministrit është një njeri që para shkodranëve, para shqiptarëve nuk thotë dot asnjë premtim, sepse ka mashtruar kaq shumë dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim. Por mos harroni një gjë, në klubin e të ligjve, më i ligu është gënjeshtari. I tillë është kryeministri i Shqipërisë që tani nuk flet më për premtime se ka mashtruar për 12 vite. Miqtë e mi, unë jam sot këtu për programin e Shqipërisë Madhështore. Për shumë njerëz, madhështore mund të duket një ekzagjerim. Por unë u betohem ju që nuk është gjë tjetër veçse ëndrra e ditës e çdo shqiptari që e do Shqipërinë dhe është 100 përqind i realizueshëm.


Shqipëria Madhështore fillon me një Shkodër të jetueshme, ku qytetarët nuk numërojnë kafshatën, ku qytetarët nuk mbeten pa ilaçe, ku qytetarët nuk njohin më varfërinë ekstreme.
Me një Shkodër në të cilën pensionistët dhe rrogëtarët paguhen dhe do paguhen gjithnjë e më mirë.

Shqipëria Madhështore mund t’u duket ju çudi, por fillon me vendosjen e minimumit jetik për çdo shkodran dhe shqiptar. Nuk do ketë më pensionistë me pension të pjesshëm apo të ulët, çdo pensionist do ketë minimumin 200 euro dhe mbi këtë do rritet pensioni 20 përqind. Në këtë paketë të dhembshurisë, rrogat minimale bëhen 500 euro, rriten pra me 20 përqind dhe kjo brenda 100 ditëve të para. Rrogat mesatare rriten me 1200 euro. Në këtë paketë të dhembshurisë, të gjithë rrogëulëtit, të gjithë ata me minimum jetik do marrin kartën e konsumatorit. Do u kthehet e gjithë TVSH-ja. Nuk është pak, është 2-3 pensione dhe ky është një lehtësim tjetër. Energjia elektrike do zbresë në 7 lekë.


Nafta do shitet me çmimin që shitet në Kosovë dhe asnjë qindarkë më shumë. Me të drejtë mund të thonë njerëzit, po ku do i merrni këto para? Do ua kthejmë ju paratë. Nuk do bëjmë asgjë tjetër miqtë e mi, vetëm ua kthejmë qytetarëve. Po a mund të thotë, a ka pashpirtësi më të madhe që të thotë një kryeministër, që nëse i rris pensionet, Shqipëria merr fund. Çfarë është kjo psikologji tirani i pashpirt? Unë u them ju, paratë do ua kthejmë ju sepse nuk do vidhen 130 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston. Paratë do ua kthejmë shqiptarëve rroga dhe pensione se nuk do ndërtohen rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se në Kroaci dhe Europë.


Paratë do ua kthejmë qytetarëve shqiptarë nga taksat e tyre, rroga dhe pensione, sepse kryeministri nuk do udhëtojë me avion taksi 21 milionë euro në dy vite. Paratë do ua kthejmë ju se nuk do vidhen 50 milionë euro në një dorë në tunelin e Llogarasë. Paratë do ua kthejmë ju se nuk do shtrohen dreka dhe darka në kryeministri me shishe vere 36 mijë euro. Paratë do ua kthejmë ju se nuk do ndërtohet kopshti i Edenit 5 milionë euro në oborrin e kryeministrisë. Me këtë paketën e dhembshurisë, ne do u kthejmë shqiptarëve paratë që u takojnë. Janë taksat e tyre, duhet të kenë pjesën e tyre dhe do i kenë ato," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para