Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur para kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama është i mbaruar, pasi gjatë takimit në Dibër, ai u kërkoi qytetarëve që ta mbrojnë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se programi i opozitës është t'u rikthejë dinjitetin shqiptarëve dhe të votojnë si qytetarë të lirë. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur para kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama është i mbaruar, pasi gjatë takimit në Dibër, ai u kërkoi qytetarëve që ta mbrojnë.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë të gjithë ju që çdo të hënë mblidheni këtu si zëri i vërtetë i shqiptarëve. Mblidheni këtu si dëshmia e papajtueshmërisë me regjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve, të qytetarëve, të mbarë vendit. Të dashur miq, pasi refuzoi dhe përdori si mburojë 83 mandatet e krimit, Edi Rama në mbrojtje të dosjes së tij dhe Lubi Ballukut, është bërë për çdo shqiptar më armik, më i rrezikshëm se kurrë ndonjëherë më parë. Me këtë vendim ai u faktoi shqiptarëve se nuk do të lërë vendim pa marrë, veprim pa kryer për të shpëtuar lëkurën e tij.
Sepse e vërteta është, prapa fustanit të Lubisë qëndron lëkura e Edi Ramës, të lidhur përjetësisht në krim dhe vjedhje si ata, nuk mund të gjesh të tjerë. Edi Rama e ndjen këtë, ka një panik të madh, ka një tmerr nga qytetarët. Dy ditë më parë në Dibër u bëri thirrje socialistëve të Dibrës të na mbroni nga këta dhe ata, me atë gjuhën e tij prej ordineri, pra e ndjen veten të përfunduar. E ndjen të përfunduar se e ka shumë të qartë se nuk ka qytetarë dibranë, nuk ka qytetarë shqiptar që mund të mashtrohet dhe mund të pranojë moralin e hajdutit të Edi Ramës.
Nuk ka dibran, nuk ka shqiptar që nuk konstaton se jeta e tij bëhet gjithnjë e më e vështirë. Se xhepat e tij zbrazen gjithnjë e më shumë. Se çmimet e dyqaneve rriten vazhdimisht. Se e ardhmja për fëmijët e tij në Shqipëri bëhet e pamundur. Ndaj dhe kërkon mbrojtje. Ne ftojmë shqiptarët, ne ftojmë çdo qytetar shqiptar të bashkohemi në këtë betejë vendimtare. Kjo betejë është vendimtare. Ne nuk do pranojmë kurrë që ky person që mund t’i vësh 100 epitete, të mbajë peng shqiptarët dhe Shqipërinë.
Ne kemi një program, së pari t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve, të votojnë si qytetarë të lirë. Askush më mirë se ne, që kemi vuajtur diktaturën më të egër nuk e di se gjithçka fillon me votën e lirë. Dhe ne, të gjithë sa jemi këtu, mijëra e mijëra të tjerë, të bashkohemi si luftëtarë të votës së lirë, si misionarë të votës së lirë./Dosja.al
Arbërie Nagavci KOSOVA- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se partia e saj do të bëjë deri n&eum...
Fatmire Kollçaku, Glauk Konjufca KOSOVË- Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër aktual dhe i propozuar për president ës...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është një 'bishë' e plagosur....
Glauk Konjufca KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare se përmes pamundësimit ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e s...
Emilija Rexhepi KOSOVA- Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, tha se Kosova ndodhet përballë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se alternativa e opozitës është vetëm sulmi ndaj k...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zvillon një takimin me drejtuesit e rinj të degëve...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij para deputetëve të Vetëvendosjes akuzoi opozitën se nuk k...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se LVV nuk e ka përgjegjësinë e plotë për zgjedhjen e pres...