LIVE UPDATES
Politike

"Ne kemi rrëzuar shpifjet antishqiptare të lobistëve të korruptuar"/ Berisha: Pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e shqiptarëve

Gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e rinj të degëve, Berisha u shpreh se AKSHI janë qindra e qindra milionë euro të plaçkitura nga kunati i Linda Ramës.

27 Prill 2026, 18:44 Nga E.d
"Ne kemi rrëzuar shpifjet antishqiptare të lobistëve të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e rinj të degëve, Berisha u shpreh se AKSHI janë qindra e qindra milionë euro të plaçkitura nga kunati i Linda Ramës.

Sipas tij të gjithë skenarët e pengmarrjeve, kanë pasur vetëm një qëllim, që tenderat t’i fitojë Linda Rama me kunatin e saj, Armand Frangu.

Sali Berisha: Ju duhet të dini një gjë, që këto aferat e Ballukut shkojnë miliarda. Ato 6 dosje që janë marrë nga prokurorët, ishin 1.2 miliardë. Por ajo absolutisht në çdo firmë që ka, ka një aferë të saj. Ajo ka administruar 12 miliardë euro të taksapaguesve shqiptarë. Por duhet të themi se përkrah virulencës së krimit, në krye të të gjithave qëndron AKSHI, qëndron gropa e zezë e Edi Ramës, kopshti i Edi Ramës. E theksova dhe para dy ditëve, ua them edhe ju këtu, AKSHI janë qindra e qindra milionë euro të plaçkitura nga kunati i Linda Ramës dhe të gjithë skenarët që keni dëguar ju të pengmarrjeve, kanë pasur vetëm një qëllim, që tenderat t’i fitojë Linda Rama me kunatin e saj, Armand Frangu.

Po është vetëm njëri aspekt kjo që po u them ju, aspekti tjetër është se janë fshirë dhe ndryshuar pronësi në mijëra e mijëra raste. Se Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe nën udhëheqjen e Ramës ka shtrirë duart e tij të zeza në të gjithë materialin dixhital që ka pasur e-Albania apo institucionet e vendit. Dhe më i çmuari natyrisht janë pronat. Kanë dekodifikuar emailet e qytetarëve dhe pastaj kanë bërë transferta dhe zhdukjen, zhvendosjet e mijëra e mijëra pronave. Sukses i madh është AKSHI, thoshte Edi Rama. Dhe sot Edi Rama ka vendosur në drejtim të atij institucioni një delinkuent që ka marrë pjesë në këto operacione, në mënyrë që të ruajë kontrollin e plotë. Një Igli Tafaj.

Pra, Edi Rama mbron me çdo kusht të gjithë zotërimin mbi AKSHI-n. Publikisht, pafytyrësisht e paraqet Mirlindën si të pafajshme, si të gjorë. Çfarë u thotë shqiptarëve ky saot? Ky është i pafytyrë. Kur u thoshte ajo e ndershmja edhe apartamentin e ka me qira, në një kohë kur ajo ka vila dhe apartamente të blerë me paratë e vjedhura të qytetarëve shqiptarë. Pse po i them këto? I them këto për të mos pasur asnjë iluzion se sot është më keq se dje.
Se largimi i Ballukut nuk përbën kurrfarë arritje, përkundrazi përbën një përpjekje të Edi Ramës për t’u fshehur pas këtij akti për krimet e rënda që ka kryer. Ndaj dhe PD ndodhet para një situate të jashtëzakonshme.

Anëtarët dhe mbështetësit e saj janë para një situatë të jashtëzakonshme dhe duhet t’i përgjigjen në mënyrë të jashtëzakonshme. Duhet t’i përgjigjemi me kryengritje paqësore gjer në realizimin e qëllimit tonë. Unë e kuptoj se janë jo të paktë ata që shtrojnë pyetjen: çfarë arritëm. Me durim u shpjegohet se çfarë do të ndodhte po të mos ishim ngritur. Ia dolëm që të hedhim poshtë shpifjen më antishqiptare që kisha dëgjuar ndonjëherë, lobimet korruptive të Edi Ramës në qendra shumë të rëndësishme vendimmarrje, deklaronin për të mbrojtur Edi Ramën, se imuniteti i Ballukut është interpretim shqiptar. Dhe se kur qytetarët nuk ngrihen kundër, se ne nuk jemi qytetarë sipas këtyre racistëve, atëherë nuk ke çfarë t’i bësh korrupsionit. Nuk ka faj Edi Rama që vjedh.

Duhet të vjedhë Edi Rama meqë qytetarët nuk ngrihen. Logjikë e tillë. E para njëherë, ju jeni këtu dhe shqiptarët e dinë se në vitin 2009, 2010, 2011 janë kërkuar imunitete ministrash, zëvendësministrash dhe askujt nuk i ka shkuar kurrë ndërmend për t’i bllokuar ato. Janë dorëzuar pa u hequr nga parlamenti. Kurse tani që bllokohen, tani duan të na paraqesin si interpretim. Dhe e bëjnë këtë lobistë të korruptuar nga Edi Rama. Por fatmirësisht janë të shumtë miqtë e Shqipërisë që nuk e pranojnë një logjikë të tillë.

Ose për AKSHI-n, që qenka kulturë shqiptare kjo pengmarrja. Ka turp më të madh? Në memorien 34-vjeçare unë mbaj mend vetëm një biznesmen të marrë peng. Dhe po të marrësh çdo vend tjetër e ka një biznesmen të marrë peng. Por nuk është kulturë shqiptare pengmarrja. Në një kohë kur sipërmarrja shtetërore e ka të paktën tre të deklaruara gjer tani të marrë peng. Pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e shqiptarëve. Por lobistët e paraqesin se qenka kulturë e jona./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj