LIVE UPDATES
Politike

Pa ujdi për zgjedhjen e presidentit/ DW: Kosova është në prag të zgjedhjeve të reja

Vetëm deri në mesnatën e së martës, (28.04) ka efekt afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kur Kosova duhet të ketë presidentin, pastaj automatikisht shpërndahet  parlamenti.

27 Prill 2026, 17:23 Nga E.d
Pa ujdi për zgjedhjen e presidentit/ DW:  Kosova është në
Albin Kurti

Nuk ka ujdi ndërmjet subjekteve politike parlamentare për një kandidat konsensual për zgjedhjen e presidentes/it të Kosovës që do ta shpëtonte vendin nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Vetëm deri në mesnatën e së martës, (28.04) ka efekt afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kur Kosova duhet të ketë presidentin, pastaj automatikisht shpërndahet  parlamenti.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, u ofroi së fundi partive opozitare Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t'i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për president. Partia në pushtet bëri një deklaratë në rrjetin social Facebook, ku tha se do t'i tërhiqte kandidatët e vet nga gara për president të propozuar më parë, "zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, nëse dy partitë opozitare i sjellin tre emrat e kërkuar.

"Kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”, u tha në njoftimin e Vetëvendosjes.

Opozita e cilëson ofertën e Vetëvendosjes "jo serioze"

Dy subjektet politike opozitare ofertën e Vetëvendosjes e cilësuan "joserioze”, duke e lidhur me faktin që, siç u shprehën, "ata bëjnë deklarata në Facebook” për çështje kaq serioze dhe jetike. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se "unë e kam thënë edhe më herët se çështja e presidentit është e mbyllur për PDK-në”, duke e cilësuar ofertën e Vetëvendosjes "shumë joserioze”. "Për ne nuk është ofertë aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”, tha Hamza.

Po këtë qëndrim pati edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se "çështja e zgjedhjes së presidentit është shumë serioze sesa për t'u diskutuar përmes rrjeteve sociale”. Megjithatë, ai tha se "nëse Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, duhet ta bëjë vetëm me LDK-në”, dhe shtoi se oferta e Vetëvendosjes "duket më shumë si manovër politike”.

Abdixhiku, duke iu drejtuar Vetëvendosjes, tha se "nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”.

LDK ka vetëm 15 ulëse në Kuvend. Javën e shkuar, kryeministri Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa Partisë Demokratike të Kosovës postin e kryeparlamentarit, në mënyrë që presidenti të mbetej nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht njëri nga kandidatët e saj, Glauk Konjufca apo Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Të dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, refuzuan ofertën e Albin Kurtit, duke e akuzuar atë që po synon t'i kontrollojë institucionet kryesore në vend.

Për kryeministrin Albin Kurti oferta e Vetëvendosjes për partitë politike opozitare ishte "gjeneroze”, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të njëpasnjëshme për faktin që asnjë parti politike nuk mund t'i sigurojë 80 deputetë sa janë të nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit.

Ngërçi i tejzgjatur për zgjedhjen e presidentes/it

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që procesi i zgjedhjes së presidentit të mund të vazhdojë. Lëvizja Vetëvendosje, me partnerët në qeverisje, pakicat jo serbe, ka vetëm 66 ulëse në Kuvend, nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosovës. Pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit si presidente dhe dështimit të Kuvendit që ta zgjedhë presidenten/in e ri, më 4 prill, sipas Kushtetutës, ushtruese e detyrës së presidentes u emërua kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk mund ta ushtrojë këtë post më shumë se gjashtë muaj.

Vetë Haxhiu, e cila vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, disa herë u ka bërë thirrje partive politike për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Të martën në mesnatë (28.04.) përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës; në të kundërtën vendi duhet të mbajë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh, që do të ishin të tretat pas atyre në shkurt dhe në dhjetor të vitit 2025./DW

kosova presidenti zgjedhje

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje