Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
KOSOVA- Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për "diskutim lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës", është caktuar për sot në orën 17:00.
Seanca do të mbahet një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Paralajmërimi për seancë vjen në kohën kur partitë nuk kanë njoftuar për ndonjë marrëveshje për presidentin, për zgjedhjen e të cilit kërkohen 80 vota.
Gjatë fundjavës, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, u kërkoi dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të paraqesin tre propozime për president, të cilët tha se duhet të jenë figura unifikuese dhe jopartiake.
PDK-ja e refuzoi ofertën, me kryetarin e saj, Bedri Hamza, që e cilësoi ofertën si “joserioze”.
“Nuk është ofertë. Për ne nuk është ofertë. Çfarë oferte? Aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”, tha ai të shtunën.
Ndërkaq, LDK-ja tha se mund ta propozojë presidenten e deritashme, Vjosa Osmani, por me kushtin që LVV-ja e kryeministrit Albin Kurti, të japë 66 vota për të.
"Nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të", tha Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 ulëse në Kuvend”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
LVV-ja, që më 5 mars ka kandiduar ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku për postin e presidentit, tha se do t’i tërhiqte nga gara këta dy emra, nëse opozita sjellë tre emrat e kërkuar.
Oferta e fundit e LVV-së vjen pas dështimit të bisedimeve mes Kurtit dhe liderëve opozitarë, Bedri Hamzës së PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së, të cilët nuk i kishin pranuar propozimet e kryeministrit.
Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa në një ofertë të dytë postin e kryeparlamentarit. PDK-së, ai ia kishte ofruar postin e kryeparlamentarit po ashtu.
LDK i kishte refuzuar këto oferta dhe e kishte akuzuar Kurtin se synon t'i kontrollojë që të gjitha tri institucionet kryesore në vend.
PDK-ja nuk kishte pranuar fare ta shqyrtonte ofertën e Kurtit, duke e quajtur të mbyllur "kontributin tonë" për çështjen e presidentit.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti - madje as ajo në pushtet e Kurtit me 57 deputetë - nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.
Ndërkaq, përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime./REL
Edi Rama dhe Elisa Spiropali TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar...
TIRANË- Kryeministri Rama i është përgjigjur Spiropalit në mbledhjen e grupit parlamentar pas postimeve të saj në rrjetet s...
TIRANË- GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që seancat gjyqësore t&e...
TIRANË- Ka përfunduar, mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar socialist. Pas katër orësh diskutim, mbledhja u mbyll me thirrj...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim Jellena Gjukanoviqin, për akuzën e spiunazhit. Gjukanoviq ish...
Bashkimi Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka marrë ende hapat e n...
TIRANË- Ka nisur seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Seanca &eu...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta, i cili sot u shfaq për herë të parë në publik që pas arrestimit në...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj ka nisur pa prezencën e tij. Mësohet se, Veliaj...
Ilir Meta TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta është rishfaqur ditën e sotme për herë të parë në publik pas a...