Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se, Veliaj ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, ndërsa kjo kërkesë është përcjellë përmes dy deklaratave zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve.
TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj ka nisur pa prezencën e tij. Mësohet se, Veliaj ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij dhe ka kërkuar që seanca të transmetohet live.
Gjatë seancës është lexuar kërkesa e bërë nga Veliaj drejtuar GJKKO-së, ku ai kërkon që seancat gjyqësore të transmetohen live, në mënyrë që publiku të ketë mundësi të ndjekë ecurinë e procesit. Ai gjithashtu shprehet se nuk dëshiron të jetë i pranishëm në seancë. Nga ana tjetër, SPAK përfaqësohet në këtë proces nga prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Ilir Meta TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta është rishfaqur ditën e sotme për herë të parë në publik pas a...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur se, se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t&r...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se mbajtja në qeli e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dh...
Ledina Riza TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka shkuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për ...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sot për herë të parë para ...
TIRANË- Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO. Sipas pamjeve ajo duket se nuk i ka kursyer batutat me gazetarët. "Qenke bërë in...
TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit, duke u shfaqur në kafazin e xhamit, teksa përshëndeti pub...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh se retorika politike në vetvete nuk përbën kërcënim, por bëhe...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho theksoi se edhe pse ngarkesa e punës mbetet e lartë, numri aktual prej 20 prokurorësh ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ngiritur një akuzë ndaj Olsi Ramës duke e cilë...