Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një tjetër moment është pikasur dhe në pyetjen e dytë të Rizës, e cila quan asete të posaçme, ekspertët dhe hetuesit e BKH-së.
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka shkuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi punën e SPAK gjatë vitit të kaluar. Pas mbylljes së raportimit të Brahos, anëtarët e KLP-së me radhë kanë ezauruar pyetjet e tyre në lidhje me raportin.
Gjatë pyetjeve është kapur një moment i sikletshëm të anëtares së KLP-së Ledina Riza, ku dallohet një mungesë e theksuar shprehie. Gjatë fjalës së saj, Riza dëgjohet dhe në videon e mëposhtme teksa e quan SPAK-un si instutucionin më të klikuar. Një tjetër moment është pikasur dhe në pyetjen e dytë të Rizës, e cila quan asete të posaçme, ekspertët dhe hetuesit e BKH-së.
Pjesë nga pyetja:
Anëtarja e KLP-së: Shumë të lartë në opinionin publik edhe është ndoshta ë institucioni më më i klikuar po themi nga ana e publikut. Si e keni pasur ju raportin me publikun nëpërmjet medias, të dhënat pra që struktura zgjedh t'i japë publikut nëpërmjet medias, sepse shpesh në media rrjedhin edhe të dhëna sensitive nga procedime të ndryshme penale që pastaj një pjesë e tyre ndoshta prishin në një farë mënyre edhe hetimin. Cili është raporti që SPAK ka mbajtur në këtë drejtim? A i jepen medias të dhënat e mjaftueshme apo ato si sqarohet raporti që struktura ka me mediat? Sa është lloji apo masa që së paku mund t'i japë medias dhe pastaj cili është këndvështrimi juaj më tej në këtë drejtim ose çfarë perspektivë keni në raport me këtë? Ëh, faleminderit.
Braho: Patjetër që interesi i publikut dhe i medias është i lartë për punën e përditshme të SPAK-ut, por njëra anë kemi interesin, nevojën për të ditur, por nga ana tjetër kemi dhe interesat e institucionit për ruajtjen sekretit hetimor dhe suksesin e çështjes që hetimet të mos dëmtohen, por edhe mbrojtjen e të dhënave personale të personave që hetohen. Raporti i SPAK-ut me median është publik dhe transparent. Ne njoftojmë mediat, SPAK njoftohen mediat me anë të njoftimeve publike të njoftuara në faqen zyrtare të SPAK-ut ose njoftimeve që SPAK bën në rrjetet sociale që menaxhojnë prej tyre. Komunikimi me median në mënyrë të ndryshme që nuk është në një nga këto format dhe që nuk kryhet nëpërmjet këshilltarit për mediat është një veprim që nuk lejohet, që përbën shkelje disiplinore, por sipas rastit mund të sjellet dhe përgjegjësi penale. Unë si drejtues po edhe më parë si prokuror konstatojmë në raste të veçanta që në media diskutohen dhe përmenden të dhëna për hetimin apo edhe të dhëna personale, por momenti kur këto të dhëna dalin dhe bëhen publike nuk lidhen me procesin e hetimit. Unë personalisht verifikoj pothuajse çdo rast kur një gjë e tillë ndodh.
Anëtarja e KLP-së: Faleminderit. Edhe një pyetje tjetër që lidhet me ë volumin e hetimit të pastrimit të parave. Ndër të tjera është shumë e rëndësishme edhe dhënat që ju keni dhënë po thoni që në raport duhet të theksohet se procedimet për të vepër penale lidhen kryesisht me çështje komplekse të karakterizuara nga vlera të mëdha financiare, përdorimi i skemave saktësimit të pastrimit të parave dhe lidhje të drejtpërdrejta me veprimtarinë kriminale të organizuara. Në këtë kontekst pavarësisht luhatjeve vjetore në numër, sepse normalisht nëse i referohemi të dhënave ka luhatje nga viti në vit për veprën penale të pastrimit të parave. Fokusi i hetimeve ka qenë i orientuar drejt ë drejt rasteve me kompleksitet dhe ndikim të lartë financiar. Thoni në këtë pikë ëh perspektiva juaj në raport me veprat penale të pastrimit të parave dhe a keni ju ë asete të posaçme në këtë drejtim? Pra kur them asete të posaçme kam parasysh ekspertë të karakterit ekonomik apo edhe hetues të specializuar në këtë drejtim.
Braho: Vepra e pasimit të parave si vepër e veçantë siç e dini nuk është kompetencën e SPAK-ut. Ajo është në kompetencën e SPAK-ut vetëm kur vjen e lidhur me një vepër tjetër që është në kompetencën e SPAK-ut, qoftë natyrë që gjen vend jo vetëm në strategjinë e miratuar të strukturës së posaçme, por edhe në aktet ligjore që janë të miratuara në posçme kur është edhe udhëzimi për hetimin financiar. Siç e dini, ne kemi një strukturë të veçantë që kryen vetëm hetime financiare që është sektori financiar që këtë vit do bëhet nga 12 me 16 persona. Hetimi financiar shpesh herë në praktikë nuk kryet vetëm prej tyre, por kryhet edhe nga hetuesit e Byrosës Kombëtare të Hetimit. Janë marrë masa deri tani po do vazhdojnë dhe të merren për t'i pajisur hetuesit financiar me pajisje teknike dhe programe kompjuterike për të lehtësuar dhe për të rritur efikasitetin e tyre dhe kjo do sjellë më tepër shpejtësi në hetime por do sjellë edhe më tepër produkt. Po kështu janë marrë dhe janë duke u marrë masa të tjera teknike që lidhen me mënyrën e gjumimit dhe zbulimit të kriptovalutave dhe këtu nuk janë të përfshirë thjesht hetuesit financiarë, por janë të përfshirë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përveç pajisjeve teknike janë një trup hetuesish trajnohen në mënyrë të vazhdueshme dhe përveç trajnimeve çështje pas çështje duke bashkëpunuar dhe me autoritete të huaja që kanë më shumë eksperiencë edhe kemi mësuar e kemi përvetësuar.
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sot për herë të parë para ...
TIRANË- Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO. Sipas pamjeve ajo duket se nuk i ka kursyer batutat me gazetarët. "Qenke bërë in...
TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit, duke u shfaqur në kafazin e xhamit, teksa përshëndeti pub...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, u shpreh se retorika politike në vetvete nuk përbën kërcënim, por bëhe...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho theksoi se edhe pse ngarkesa e punës mbetet e lartë, numri aktual prej 20 prokurorësh ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ngiritur një akuzë ndaj Olsi Ramës duke e cilë...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se korrupsioni mbetet faktor shqetësues në vend, me rritje të çë...
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 milionë euro. Gjatë raportimit ...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, bëri të ditur se masat e sigurisë arrest me burg janë pakësuar gjatë v...
TIRANË- Mbledhja e Grupit Parlamentar socialist ka nisur në orën 10:00 dhe po zhvillohet larg syrit të mediave. Takimi u hap ng...