Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VIDEO/ Meta shfaqet pas kafazit prej xhami: Proces i turpshëm kundër meje
Nga kafazi i qelqtë i GJKKO-së, Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente.
27 Prill 2026, 11:11Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sot për herë të parë para publikut pas rreth një viti e gjysëm në qeli. Nga kafazi i qelqtë i GJKKO-së, Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente.
”Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, me kallëzues të rremë, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës. Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al