27 Prill 2026, 13:59
Nga D.S

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim Jellena Gjukanoviqin, për akuzën e spiunazhit.
Gjukanoviq ishte e pranishme në gjykatore në shpalljen e aktgjykimit ndaj saj.
Jellena Gjukanoviq u arrestua në shkurt të vitit 2025 dhe aktakuza ndaj saj u ngrit në shtator të po atij viti.
Ajo ka mohuar fajësinë, teksa Prokuroria Speciale e Kosovës në fjalën përfundimtare të mbajtur javën e kaluar kërkoi dënim prej 25 vjetësh burgim.
Gjukanoviq, nga Mitrovica e Veriut, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.
Gjykimi ndaj saj nisi më 16 shtator të vitit të kaluar. Në aktakuzë thuhet se ajo ka transmetuar informacione tek Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), ka rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.
Prokurori special, Bekim Kodraliu, gjatë gjykimit ka thënë se Gjukanoviq kishte qenë në kontakt me dy zyrtarë të BIA-s: Ratko Gajtanoviq, përgjegjës i agjencisë në rajonin e Novi Pazarit, dhe Lubisha Bukviq, zyrtar tjetër i saj.
"Me këtë të fundit, e pandehura është takuar disa herë në zyrat e BIA-s në Beograd”, ka deklaruar ai.
Sipas Kodraliut, Gjukanoviq ka shfrytëzuar pozitën që mbante në OSBE, duke vepruar nën ndikimin e Aleksandar Vllajiqit, i dënuar tashmë për spiunazh, si dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s.
Prokuroria ka thënë se Gjukanoviq ka kontribuar në krijimin e një “narrativi armiqësor” ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, sipas Prokurorisë Speciale, Gjukanoviq ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi është vepër e rëndë penale dhe dënohet me të paktën pesë vjet burg, nëse vërtetohet fajësia.
Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar disa persona, shqiptarë dhe serbë, nën dyshimet për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe.
Ekspertët kanë thënë se këto raste tregojnë se spiunazhi mbetet një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës./REL
jellena gjukanoviq
Politike
27 Prill 2026, 13:29
D.S
Bashkimi Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka marrë ende hapat e n...
Politike
27 Prill 2026, 13:11
D.S
TIRANË- Ka nisur seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Seanca &eu...
Politike
27 Prill 2026, 13:06
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta, i cili sot u shfaq për herë të parë në publik që pas arrestimit në...
Politike
27 Prill 2026, 13:00
D.S
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj ka nisur pa prezencën e tij. Mësohet se, Veliaj...
Politike
27 Prill 2026, 12:18
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta është rishfaqur ditën e sotme për herë të parë në publik pas a...
Politike
27 Prill 2026, 12:26
D.S
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur se, se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t&r...
Politike
27 Prill 2026, 12:17
D.S
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se mbajtja në qeli e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dh...
Politike
27 Prill 2026, 11:24
I.A
Ledina Riza
TIRANË- Kreu i SPAK Klodian Braho ka shkuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për ...
Politike
27 Prill 2026, 11:11
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur sot për herë të parë para ...
Politike
27 Prill 2026, 11:10
D.S
TIRANË- Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO. Sipas pamjeve ajo duket se nuk i ka kursyer batutat me gazetarët. "Qenke bërë in...