Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet, se GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani”.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa prej të pandehurve në dosjen Veliaj. Mësohet, se GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani”.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se Veliaj nuk do të marrë pjesë në ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Seanca e radhës gjyqësore e dosjes "Buka" është zhvilluar sot, ku i pandehur është ish-...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët p&eu...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për "diskutim lidhur me zgjedhjen e presid...
Edi Rama dhe Elisa Spiropali TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar...
TIRANË- Kryeministri Rama i është përgjigjur Spiropalit në mbledhjen e grupit parlamentar pas postimeve të saj në rrjetet s...
TIRANË- GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që seancat gjyqësore t&e...
TIRANË- Ka përfunduar, mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar socialist. Pas katër orësh diskutim, mbledhja u mbyll me thirrj...
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim Jellena Gjukanoviqin, për akuzën e spiunazhit. Gjukanoviq ish...
Bashkimi Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka marrë ende hapat e n...