Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai vuri në dukje bllokimin e konstituimit të Kuvendit vitin e shkuar, duke thënë se ky mësim të kthehet në një precedent të qartë për të ardhmen.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti deklaroi se dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja. Kurti theksoi gjatë fjalës së tij në Kuvend, se këto do ishin zgjedhjet e pesta në Kosovë në 16 muajit e fundit. Ai vuri në dukje bllokimin e konstituimit të Kuvendit vitin e shkuar, duke thënë se ky mësim të kthehet në një precedent të qartë për të ardhmen.
“Dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja, duke përfshirë ato lokale të vitit të kaluar, do të ishin të pestat në radhë në 16 muaj. Mesatarisht do të kishim zgjedhje çdo stinë të vitit. Zgjedhjet e reja do të vonojnë edhe progresin në çdo sektor të jetës shtetërore. Në përputhje me interesin e qytetarëve, do të flas për këtë çështje sa më qartë, ashtu që asnjë njeri të mos keqkuptohet.
Së pari, janë bërë 75 ditë që nga krijimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. Rezultati i zgjedhjeve u certifikua më 9 shkurt dhe dy ditë më pas, u konstituua Kuvendi dhe u krijua qeveria e re. Nuk kishte asnjë vonesë. Po e filloj me këtë se akuzat që Vetëvendosja dhe partnerët e saj ikin nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Sapo është certifikuar rezultati, është marrë përgjegjësia, e kundërta ndodhi pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në vitin që shkoi. Lëvizja Vetëvendosje, me koalicionin qeverisës në atë kohë pësoi rënie në disa vendeve.
Kjo bllokadë u zgjerua dhe vazhdoi me bllokimin e zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit gjatë gjithë pranverës dhe verës. E paarsyeshme, sepse Vetëvendosja i ofroi Kuvendit gruan më të votuar në zgjedhje, njësoj si këtë vit, ku tani nuk është vetëm kryetare e Kuvendit, por edhe ushtruese e detyrës së presidentit. Duhet ta kujtojmë këtë episod, sepse Albulena Haxhiu u propozua si kryetare vitin që shkoi. Para një viti është propozuar si kryetare e Kuvendit. Nga ajo ditë, deri më 9 shkurt të këtij viti, kaluan 298 ditë ose 10 muaj.
Pyetja është kujt i shërbyen këto 10 muaj bllokadë. Duke bllokuar Kuvendin, opozita bllokonte edhe veten. Qëllimi i bllokadës ishte për të dëmtuar subjektin fitues, por në të vërtetë dëmtoi qytetarët dhe shtetin. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Shpresoj sinqerisht që ky mësim i shtrenjtë nga viti i kaluar të shërbejë si precedent i qartë për të ardhmen”, tha Kurti./Dosja.al
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci KOSOVA- LVV insiston që opozita të bëjë të propozojë em...
Albulena Haxhiu KOSOVË-Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme për diskutimin për çështjen e pres...
Albin Kurti Nuk ka ujdi ndërmjet subjekteve politike parlamentare për një kandidat konsensual për zgjedhjen e presidentes/it të&nb...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur pas seancës gjyqësore në GJKKO, ku sot u shfaq p&eum...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit p&...
GJKKO TIRANË- Biznesmeni Lirim Fejzollari ka dëshmuar sot në GJKKO për dosjen “Buka”, ku i pandehur është i...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa prej të pandehurve n&eu...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se Veliaj nuk do të marrë pjesë në ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Seanca e radhës gjyqësore e dosjes "Buka" është zhvilluar sot, ku i pandehur është ish-...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët p&eu...