6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kryedemokrati tha se policia e krimit përdori dhunë të egër ndaj protestuesve.
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë një konference për mediat se protesta u dominua nga të rinjtë dhe se do të jenë ata që do e përmbysin këtë organizatë kriminale. Kryedemokrati tha se policia e krimit përdori dhunë të egër ndaj protestuesve.
Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se gazi lotsjellës, i cili u përdor ndaj protestuesve ishte i skaduar prej tre vitesh. Ai tha se protestuesit u goditën me shkop, u arrestuan dhe u ndaluan brutalisht në akte të, që cilësohen në krime kundër njerëzimit.
Sali Berisha: E vërteta, protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë, adoleshentët. U dominua pra nga guximi, energjia dhe vendosmëria e të rinjve. Një ogur i bardhë shumë ky për shqiptarët. Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale. Dje, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, e komanduar nga Proda i krimit, Proda i Gys Agasit edhe Suel Çelës, përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s'mund të përdoret kurrë ndaj protestave.
Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera.
U goditën me shkopi protestues paqësorë dhe u arrestuan, u ndaluan brutalisht në akte të që cilësohen në krime kundër njerëzimit. Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, Romeo dhe s'kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale.
Do të ushtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre banditëve pesë burra që e tërhiqnin zvarrë një fëmijë 10 vjeçar. E çuan në komisariat. Shkelën konventat ndërkombëtare.
Fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i cili edhe kur të jetë puna për karrigen e tij, nuk ndalet as për krime para fëmijëve. Akte kriminale ndaj fëmijëve. Po kështu, agresuan qytetarë që s'kishin lidhje me protestën. Agresuan, arrestuan qytetarë që nuk ishin fare në protestë. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve. Agresuan disa deputetë, Luçiano Boçin, nënkryetarin e partisë, Xhelal Mziun, Besart Xhaferrin. Agresuan si të droguar. Akte këto vetëm të njerëzve në panik të tmerrshëm. Të njerëzve pa shpresë. Përpjekje për të mbuluar krimet e, krimet monstruoze të Edi Ramës, Belinda Ballukut, Lindës së AKSHIT dhe Lindës së Surrelit, e Gys Agasit e të tjerë./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se protesta e ditës së djeshme ishte&nb...
Foto ilustruse IZRAEL- Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me ...
Protesta TIRANË- Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) i ka bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranë mbrëm...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reagaur pas qëndrimit të kryeministrit Rama në lidhje me protes...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet e Ministrit të Bujqësisë Andis Salla me fermerët gjatë...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar se vitit 2026 është një vit i rëndësishëm dhe kyç p...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme duhet që të bëj punën e saj dhe t&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ftesa e Shqipërisë për në Bordin e Paqes u pranua ...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshm...
TIRANË- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka denoncuar se një fëmijë 10 vjeç është arrestuar nga policia dhe ndodhet n&...