LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Punëtori gjerman i blen ushqimet shumë më lirë se pensionisti shqiptar, kjo është një dramë!

Ai u shpreh se ky vendim përbën një përqeshje, një përçmim, një përbuzje për qindra e mijëra pensionistë shqiptarë, shumica e të cilëve në mungesë të ndonjë ndihme tjetër, qajnë çdo ditë me lot mjerimi në skamjen në të cilën jetojnë.

16 Shtator 2024, 20:35 Nga N.F
Berisha: Punëtori gjerman i blen ushqimet shumë më lirë se
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se organizata kriminale e qeverisë së Edi Ramës me në krye kryehajdutin e të gjitha kohërave, në aktin më cinik, më të pashpirt, informoi se do rrisë pensionet me 4.1 përqind.

Ai u shpreh se ky vendim përbën një përqeshje, një përçmim, një përbuzje për qindra e mijëra pensionistë shqiptarë, shumica e të cilëve në mungesë të ndonjë ndihme tjetër, qajnë çdo ditë me lot mjerimi në skamjen në të cilën jetojnë. Berisha shtoi se gjatë këtyre ditëve ka lexuar se  Gjermania rriti orën e punës në 15 euro. Ai theksoi se një shpërblim i tillë nuk mund të pritet të bëhet në Shqipëri. Kreu i PD tha se një punëtor gjerman merr në një ditë pensionin që marrin në një muaj mbi 300 mijë shqiptarë në pension. Ai shtoi se kjo është dramë.

Fjala e plotë:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Mirënjohjen më të pakufishme oratorëve të mrekullueshëm që përcjellin nga platforma e fjalës së lirë në mbarë Shqipërinë, të vërtetat për qytetarët shqiptarë. Të dashur miq, pasi trumbetoi me të madhe se do të rriste rrogat dhe pensionet si asnjëherë më parë, organizata kriminale e qeverisë së Edi Ramës me në krye kryehajdutin e të gjitha kohërave, në aktin më cinik, më të pashpirt, informoi se do rrisë pensionet me 4.1 përqind.


Ky vendim përbën një përqeshje, një përçmim, një përbuzje për qindra e mijëra pensionistë shqiptarë, shumica e të cilëve në mungesë të ndonjë ndihme tjetër, qajnë çdo ditë me lot mjerimi në skamjen në të cilën jetojnë. Të rrisësh, të deklarosh se po rrit 4 përqind pensionet e atyre që sot me rritjen e çmimeve në këto 11 vite, blejnë rreth 50 përqind më pak se sa blinin me pensionin e tyre në vitin 2013. Të dashur miq, po lexoja këto ditë se Gjermania rriti orën e punës në 15 euro. Sigurisht që një shpërblim i tillë nuk mund të pritet të bëhet në Shqipëri.


Por mendja më shkoi tek pensionistët tanë. Një punëtor gjerman merr në një ditë pensionin që marrin në një muaj mbi 300 mijë shqiptarë në pension. Një punëtor gjerman merr në dy ditë më shumë, 20-30 përqind se sa marrin në Shqipëri mbi 600 mijë pensionistë. Mirëpo Gjermania është Gjermani, Shqipëria është Shqipëri. Megjithatë, ka një krahasim tmerrësisht të dhimbshëm, punëtori gjerman i blen ushqimet më lirë se pensionisti në Tiranë. Dhe kjo është dramë. Pra miqtë e mi, ai merr një rrogë 30 herë më të madhe se pensionisti shqiptar, kurse ky i blen ushqimet 10 deri në 45 përqind më shtrenjtë se mesatarja e BE.

berisha rana pensione

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj